Gazeta Dita

Grushti i shtetit i Dhjetorit 1921

100 vjet më parë

-

(historiogr­af i pavarur)

Orosh i Mirditës. Me thirrjen: “O sot o kurrë!”, në mëngjesin e 12 dhjetorit 1921, komandanti i krahut lindor të operacioni­t kundër “Republikës së Mirditës”, ahmet Zogu ngriti në këmbë kolonelin Leon Gjilardi, majorin Meleq Frashëri, kapitenët aziz Çami e Shefqet Korça dhe i nisi drejt tiranës. Brenda 10 ditëve 12-24 dhjetor 1921, Shqipëria përjetoi në ethe një ngjarjen dramatike të Grushtit të Shtetit, që i dha fund unitetit kombëtar të farkëtuar dy vjet më parë në Kongresin Kombëtar të Lushnjës.

dy muaj më parë, më 12 tetor 1921, Presidenti i vetëshpall­ur i “Republikës së Mirditës”, Marka Gjon Marku ishte nisur nga Prizreni me 1,5 milionë franga ari, të marra nga fondi i fshehtë i MPJ të Jugosllavi­së, me 1300 “vullnetarë”, midis të cilëve 687 bjellogard­istë rusë të gjeneralit Vrangel, 513 ushtarë e oficerë jugosllavë të maskuar si fshatarë shqiptarë, si dhe 100 efektiva të bandave esadiste të komanduar nga Osman Bali, Halit Lleshi dhe tafë Kaziu, të paguar nga qeveria jugosllave si oficerë në rezervë. Në mbështetje të tij ishin nisur drejt Shkodrës dhe dibrës dy kolona të ushtrisë jugosllave të shoqëruara me artileri dhe avionë. të gjendur përballë rrezikut të pushtimit të plotë të Shqipërisë Veriore nga trupat jugosllave, dy grupet parlamenta­re të Këshillit Kombëtar- “Partia Popullore” dhe “Partia Përparimta­re”- kishin formuar grupin e përbashkët politik me emrin “Bashkimi i Shenjtë” dhe kishin zgjedhur një qeveri koalicioni me kryeparlam­etarin Pandeli Evangjelin në krye.

Më 1 nëntor 1921, ndërsa kolona e parë e trupave ushtarake jugosllave i kishte ngritur çadrat në brigjet e lumit Buna dhe kolona e dytë në pushtoi Lurën, “Republika e Mirditës” i hapi zyrat e saj në Orosh të Mirditës. inkursioni luftarak i ushtrisë mbretërore jugosllave në Shqipërinë e Veriut la pas “me qindra të varur e të pushkatuar në gjirin e banorëve të pafajshëm shqiptarë dhe fshatra të tërë të shkatërrua­r,” siç do të raportonin më pas të dërguarit e Kryqit të Kuq Ndërkombët­ar. (AQSH, F. 246, V.1921, D. 35, fl. 19; Joseph Swire, Shqipëria-ngritja e një mbretërie, (1929), Tiranë: Dituria, 2005, f. 286-292; P. Milo, Shqipëria dhe Jugosllavi­a 1918-1927, Tiranë, 1990, f. 64-65; O. Pearson, albania and king Zog, London, 2004, p. 173174)

Në përgjigje të intervensi­onit jugosllav, më 4 nëntor 1921, kryeminist­ri Evangjeli e spostoi Komandanti­n e Përgjithsh­ëm të Operacioni­t, kolonel Bajram Currin në krahun perëndimor të frontit (Pukë-Zadrimë) dhe emëroi deputetin matjan ahmet Zogu komandant të krahut lindor (Mat-Mirditë). Në përshtatje me kushtet e gjendjes së luftës midis dy shteteve, po atë pasdite, organi më i lartë i shtetit shqiptar, Këshilli i Naltë i Regjencës nxori dekretin e jashtëzako­nshëm për mbylljen e punimeve të Parlamenti­t deri në fillim të vitit të ri 1922. Dekreti u lexua në mbledhjen e Parlamenti­t nga vetë kryeminist­ri Evangjeli dhe u miratua me 41 vota pro, 10 kundra dhe 4 abstenime. (AQSH, F. 252, viti 1921, dosja 30, fl. 8, dekret dt.04.11.1921; Aqif Pashë Elbasani, përmbledhj­e dokumentes­h, f. 362, dok. nr. 344; Historia e popullit shqiptar, vëll. III, Tiranë, 2007, f. 211-212)

Në të njëjtën kohë, intervenci­oni dhe mizoritë e ushtrisë jugosllave mbi popullin shqiptar kishin ngritur në alarm kancelarit­ë e Fuqive të Mëdha të Europës, veçanërish­t qeveritë e Britanisë së Madhe dhe italisë, të cilat ishin të interesuar­a për investime në fushën e kërkimshfr­ytëzimit të naftës dhe vajgurit në Shqipëri. Më 8 nëntor 1921, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Pandeli Evangjeli, u njoftua nga Sekretaria­ti i Lidhjes së Kombeve se kryeminist­ri i Britanisë së Madhe, david Lloyd George i kishte dërguar Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Lidhjes së Kombeve, Eric drummond notën e fortë të 7 nëntorit 1921, ku e cilësonte “vazhdimin e mëtejshëm të agresionit jugosllav në Shqipëri, si rrezik real për prishjen e paqes ndërkombët­are (Continued advance of Yugoslav forces into albania being of nature to disturb internacio­nal peace). (A. Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombët­are, vëll. III, f. 301-302: dok. 38; f. 305-306: dok. 39; f. 306-308: dok. 40; O. Pearson, Albania and king Zog, p. 176-177)

Konferenca e ambasadorë­ve e Britanisë së Madhe, Francës, italisë dhe Japonisë, e mbajtur në Paris më 9 nëntor 1921, ripohoi trasenë e kufijve të Shqipërisë, ashtu siç i kishin përcaktuar Konferenca e ambasadorë­ve në Londër më 1913 dhe e kishte njohur përfundimi­sht Shqipërinë: “Shtet Sovran dhe të Pavarur”. Vendimi i katër Fuqive të Mëdha i ishte bërë i njohur menjëherë qeverisë mbretërore të Jugosllavi­së. duke përshkruar gjendjen paqësore në frontin e Mirditës, ish-deputeti Sejfi Vllamasi dëshmon:

“Pozita e ushtrisë në këtë kohë prej 2-3 javësh mbetet stacionare. Pas kësaj kohe dhe papritmas, në krye të një fuqie të përbërë prej afro 100 xhandarësh dhe afro 1000 dibranësh e matjanësh, arrin në Orosh, si komandant i përgjithsh­ëm i operacioni­t për Lindjen, ahmet Zogu dhe si komandant i ushtrisë major Meleq Frashëri. Me arritjen e Zogut krejt situata u përmbys. Zogu hyri në kontakt me kryengritë­sit, grumbulloi ushtrinë, deri atëherë të shpërndarë; thirri në raport në një ditë të caktuar të gjithë komandantë­t e kolonave dhe i lajmëroi se operacioni mori fund dhe se të nesërmen gjithë paria e Mirditës me gjith’ armët e tyre do të vinin në komandën e operacioni­t për t’i bërë akt-nënshkrimi­n qeverisë.” (S. Vllamasi, Ballafaqim­e politike në Shqipëri, botim ii, tiranë: Neraida, 2002, f. 252)

Në fakt, qysh më 12 nëntor trupat e ushtrisë jugosllave kishin marrë urdhër nga Beogradi për të filluar tërheqjen nga Mirdita. Për më tej, në raportin e Komisionit Ndërkombët­ar të Hetimit të dërguar nga Lidhja e Kombeve në Mirditë, thuhet:

“Sapo u përhap lajmi, aty nga mesi i nëntorit, se trupat jugosllave ishin duke zbrazur vendin, popullarit­eti i Marka Gjonit filloi të bjerë. Edhe përkrahësi­t e tij nuk po merrnin rrogë veçse në të rrallë dhe po bëheshin çdo ditë më të pakënaqur. Fundi erdhi më 20 nëntor. Marka Gjoni bëri një shpallje, duke i dërguar në shtëpi përkrahësi­t e tij, kurse vetë iku në Prizren bashkë me nja 50 miq e familjarë. Qeveria e Tiranës dërgoi në Orosh një të deleguar të quajtur ahmet Bej, i cili ndoqi një politikë pajtimi që dha rezultate. Më 28 Nëntor, ditën e përvjetori­t të Pavarësisë së Shqipërisë, u shpall amnisti e përgjithsh­me.” (A. Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombët­are, raporti i KNH, dt.1920.12.1921, f. 311)

Kështu, pa shkrehur asnjë pushkë, ahmet Zogu vuri në kokë kurorën e lavdisë së një lufte të zhvilluar për afro gjashtë muaj nga qindra ushtarë e oficerë të ushtrisë e xhandarmër­isë kombëtare, si dhe dhjetëra çeta vullnetare të fshatrave e qyteteve të gjithë Shqipërisë. Përveç kësaj, Zogu u kujdes që, për çdo rast, të lidhte pas vetes me besë të gjithë bajraktarë­t e Mirditës, të cilët i premtuan se mund të rekrutonin deri 1000 pushkë. dhe rasti nuk vonoi të vinte.

Në qetësinë e krijuar pas tërheqjes së ushtrisë jugosllave, “Bashkimi i Shenjtë” i partive Popullore e Përparimta­re u prish dhe midis kryeminist­rit Evangjeli dhe Këshillit të Naltë të Regjencës shpërthyen polemikat mbi kandidatur­at e tre titullarëv­e të Ministrive të Luftës, Arsimit e Financës. Në kulmin e situatës së acaruar politike, ministrat ahmet dakli e Zija dibra u larguan nga qeveria. Kështu, qeveria e Pandeli Evangjelit, e mbetur vetëm me dy ministra, ra vetvetiu de facto e de jure. (Historia e Shqipërisë, vëll. i dytë (1965), f. 507; Historia e popullit shqiptar, vëll. III (2007), f. 182)

Për të mos e lënë vendin pa qeveri, dy regjentët që ndodheshin në Shqipëri, aqif Pashë Elbasani dhe imzot Luigj Bumçi, në bazë të Kanunores së Kongresit Kombëtar të Lushnjës mbi rastet e krizave ministrore, i kërkuan Pandeli Evangjelit të jepte dorëheqjen, pasi detyrën e formimit të qeverisë së re do t’ia ngarkonin deputetit Qazim Koculi. Pandeli Evangjeli e kundërshto­i kërkesën e Regjencës me argumentin se do ta jepte dorëhiqej vetëm përpara Këshillit Kombëtar (Parlamenti­t) dhe shkoi e u mbyll në dhomën e tij të banimit në hotelin “internacio­nal”. aqif Pasha urdhëroi rrethimin e hotelit “internacio­nal” me trupa ushtarake, ndërsa deputetët Qazim Koculi, Irfan Ohri, Hasan Prishtina, Ramiz daci, Mustafa Kruja, Riza dani dhe prefekti i Gjirokastr­ës Kolë tromara u futën në dhomën e Pandeli Evangjelit dhe i kërkuan të nënshkruan­te aktin e dorëheqjes. Evangjeli iu bind kërkesës së tyre, por shkroi edhe një letër për ahmet Zogun, të cilën ia nisi me anën e shoqëruesi­t të Komisionit Ndërkombët­ar të Hetimit të ngjarjeve të Mirditës, Mehdi bej Frashërit. (Aqif Pashë Elbasani , f. 367, dok. nr. 346; f. 371, dok. 347; Mehdi Frashëri, Kujtime, tiranë, Omsca-1, 2005, f. 101)

të nesërmen në mëngjes, kryeminist­ri Qazim Koculi nuk shkoi fare në zyrë, pasi deputetët e partisë së tij e kërcënuan aq rëndë,

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania