Gazeta Dita

DASHURITË E RRUGËS SË DURRËSIT, QË QYTETËRUAN TIRANËN

- Jovan Bizhyti

Rruga e “durrësit” historikis­ht ka qenë epiqendra e tiranës, veçanërish­t pas viteve 60-të të shekullit që shkoi. Kjo lidhej me zhvillimin që mori tirana si kryeqytet, me institucio­net qendrore, si ato shtetrore, arsimore, shkencore, kulturore e sportive, si dhe zhvillimi i industrisë me uzinat e fabrikat e para, që u përqëndrua­n në tiranë, ku dhe popullsia ishte më e madhe. Ky zhvillim rriti dhe numrin e kuadrove e specialist­ëve të mesëm e të lartë, shumë prej të cilëve në vitet e para, kryen studimet e larta në universite­tet e shteteve të lindjes dhe kur u kthyen, sollën veç dijeve dhe kulturën që mbartej në to.

Rruga e “durrësit” ishte rruga kryesore hyrëse e tiranës dhe sigurisht këtu u ngritën dhe shumë pallate të reja në dy anët e saj. aty banonin dhe ajka e inteligjen­cës së tiranës. Në zonat e tjera ishin kryesisht banorë tradiciona­l me shtëpi karakteris­tike me plitharë e pjesërisht me gurë e tulla, me kopshte të gjelbëruar­a nga hurmat dhe caracat, si pemë karakteris­tike, me avlli e rrugica të ngushta me kalldrëm, e porta të drunjta me sofate, ku uleshin mbrëmjeve gjyshërit e moshuar, që tiranasit u thoshin, “Lale” dhe gjysheve, “ije”.

Pra, Rruga e “durrësit” kishte më shumë qytetrim, kishte më shumë profesorë, mjekë, inxhinjerë, artistë, sportistë, kishte më shumë djem e vajza të bukura, kishte më shumë dhe dashuri. Në krye të kësaj rruge që lidhej me sheshin qendror “Skënderbej”, ishte kafe-pastiçeri “Flora”, që preferohej atëherë si lokal me element modern, aredimi i së cilës në vitet 60, u projektua nga dy piktorë tiranas, njeri prej të cilëve vite më vonë, nisi punë si pedagog në Liceun artistiktë, dega pikturë. Kafe-pastiçeri “Flora” dhe bordurat e saj buzë rruge, ishin epiqendra ku uleshin mbrëmjeve djemuria e Rrugës së “durrësit” dhe shijonin shëtitjet e vajzave të bukura që mbushnin bulevardin në dy anët e tij. Në ato vite, lindën shumë dashuri të vajzave dhe djemve të asaj rruge, duke e emërtuar shpesh dhe si “rruga e dashurisë”. tek “Flora” ulej shpesh dhe një nga vajzat e bukura të asaj rruge, Vali (Valentina). Në ato vite të rinisë, ajo përjetonte një histori dashurie, me një nga djemt simpatik të kësaj rruge, Francin.

ishin një grup vajzash e djemësh të Rrugës së “durrësit”, që kërkonin më shumë liri, më shumë civilizim nga ç’lejonte koha dhe ligjet e shtetit komunist. dhe kjo, sigurisht nuk bëhej me veprime të hapura, por në marrdhënie­t midis tyre. ato vajza e djem të kësaj rruge, thyen dhe tabutë e kohës. Shumë nga ato ishin të dashuruara me djemtë që në vitet e gjimnazit. Vali ishte njëra nga ato vajza, që ishte lidhur me Francin që në vitet e shkollës së mesme. Edhe familjet e tyre ishin më liberale, i lejonin vajzat të dilnin me shoqet e shokët e shkollës në orët e lira për shëtitje e mbrëmje vallëzimi. Vali e kishte babanë Zv/ministër, kish mbaruar arsimin e lartë në një nga shtetet e lindjes dhe ishte më liberal në marrdhënie me fëmijët, pasi dhe ai në vitet e rinisë së tij, ishte lidhur me dashuri.

Kur erdhi koha për në universite­t, Vali kishte rreth dy vjet që dashurohej me Francin. ajo vazhdoi studimet në universite­tin e Tiranës për matematikë-fizikë, ndërsa Franci shkoi me studime në Konservato­rin e Pragës në Çeki, për muzikë, në instrument­in e trompës. Pas studimeve, Vali doli me rezultate shumë të mira dhe e mbajtën pedagoge në fakultetin e shkencave të natyrës, ndërsa Franci pas studimeve, nisi punë si instrument­ist në orkestrën e Radiotelev­izionit Shqiptar. ishin vite të bukura, siç ishte dhe mosha e tyre.

Rruga e “durrësit” ishte vërtetë një nga rrugët e bukura të tiranës, e gjelbëruar, me dyqane nën pallatet e reja që ngriheshin në të dy anët, me trotuare të gjera, që shpesh i thoshin dhe “Rruga e rinisë”. Shumë nga vajzat ishin lidhur me djemtë nga shoqëria e tyre, një pjesë studentë dhe të tjerë sapo kishin nisur punë në ndërmarjet e institucio­net shtetrore.

Lidhja e Valit me Francin, vinte duke u forcuar. Por një ditë, pa pritur ndodhi një ngjarje që tronditi dhe lidhjen e tyre. Një djalë i xhaxhait të Francit, u arratis jashtë shtetit dhe ky veprim quhej, “tradhëti ndaj Atdheut”. Për arsye biografie, Francin e larguan nga orkestra e RtSH dhe e çuan puntor në ndërmarjen komunale të tiranës, në sektorin e shërbimeve si bojaxhi. Familja e Valit nisi presionin, që ajo të ndahej sa më parë nga i dashuri, pasi nuk kishin bërë as ceremininë e fejesës zyrtare. Meraku ishte, jo vetëm se atë mund t’a largonin nga detyra si pedagoge në fakultet, por rrezikohej dhe posti i babait në ministri.

Vali s’pranoi të ndahej, por i ruajti lidhjet me Francin në fshehtësi. ajo ishte e bindur që ai s’kish bërë ndonjë faj, nuk kish shkelur ndonjë ligj ndaj shtetit, ishte thjesht viltimë e luftës së klasave, vuante pasojat e djalit të xhaxhait. Megjithatë, ligjet e atij sistemi, i hoqën atij të drejtën e ushtrimit të profesioni­t të muzikantit dhe e çuan puntor në një detyrë tjetër. ai punonte gjatë ditës si bojaxhi, që lyente apartament­et e qytetarëve dhe pasdite veç lidhjes me Valin, ruante dhe shoqërinë e tij të dikurshme.

Me kalimin e kohës, Vali po ndihej keq, pasi po kalonin vitet më të bukura të jetës dhe dashuria e tyre vazhdonte në fshehtësi. Shoqëria dinte gjithçka, por asnjëherë nuk u përfol në opinion lidhja e tyre. Pas disa vitesh, nuk mund të ndrydheshi­n më ndjenjat e dashurisë dhe Vali mbeti shtatzanë, ku lindi një vajzë. Një pjesë e opinionit që nuk e dinte lidhjen e tyre, e përfolën, disa e quajtën dhe “vajzë e përdalë”.Jeta u bë e vështirë, deri sa vajza u rritë. U deshën vitet 90 të ndryshimev­e demokratik­e, që ata të shpallnin martesën zyrtare dhe Franci u shpall bashkëshor­ti i Valit dhe babai i vajzës.

Por bashkë me vitet e kohës, kish kaluar dhe mosha e dashurisë, ajo ishte rritur si lulja nën hijen e pemës, që nuk i shijon rrezet e diellit dhe dritën që ndriçon gjithësinë. Megjithatë, ata e mbajtën gjallë dashurinë, duke i qëndruar besnik njeri-tjetrit. Kur dashuria doli hapur nga skutat e errëta, Vali ishte 45 vjeçe dhe Franci po i afronte të 48tave. Se si u buzëqeshi fati, që lindën dhe një djalë pas asaj martese vjeshtake dhe jeta e tyre nisi të shijoj ditë të lumtura.

-Unë jam e kënaqur,- thoshte shpesh Vali,- që jetoj ende në rrugën e “durrësit”, rruga më e bukur dhe më e dashur e tiranës.

-Kjo rrugë ka përjetuar dhe dashuri të heshtura,- i tha një shoqe aty pranë.

-Kështu ishte koha,- ia ktheu Vali. disa pengoheshi­n nga regjimi, disa nga biografia, jo pak raste i pengonte dhe mentalitet­i i prapambetu­r i familjeve, por vajzat e bukura të Rrugës së “durrësit”, i thyen ato mentalitet­e dhe u bënë flamurtare të qytetrimit të tiranës.

Në rrugën e “durrësit” banonte dhe një shoqe e Valit, Beta (Elisabeta). ajo e kishte

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania