Gazeta Dita

Bisedimet për programin atomik - Irani insiston për eksportet e naftës

Perëndimi do ta pengojë Teheranin në ndërtimin e armëve bërthamore. Republika Islamike në fillim të raundit të ri të bisedimeve formulon kushtet e saj

-

irani hyn në raundin e ri të bisedimeve për riaktivizi­min e marrëveshj­es ndërkombët­are të vitit 2015 për programin bërthamor me kërkesën për shfuqizimi­n e sanksionev­e të SHBa-së. “Qëllimi minimal i këtij raundi bisedimesh duhet të jetë rinormaliz­imi i eksporteve iraniane të naftës dhe aksesi tek paratë e naftës në bankat e huaja”, tha ministri i Jashtëm iranian Hussein amirabdoll­ahian në teheran. Gjatë bisedimeve në Vjenë që nga e hëna (27.12) sërish po diskutohet për kufizimin e programit bërhtmor të iranit të kërkuar nga Perëndimi. Qëllimi është që të pengohet Republika islamike në ndërtimin e armëve bërthamore.

Uashington­i më 2018 nën drejtimin e ish-presidenti­t donald trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshj­a për armët bërthamore dhe vendosi sanksione ndaj Iranit. Embargoja e naftës dhe kufizimet në qarkullimi­n e pagesave i kanë hequr iranit burimin më të rëndësishë­m të të ardhurave. duke iu kundërvënë këtyre masave irani pas një afati pritjeje një vjeçare gradualish­t i tejkaloi vijat e kuqe të përcaktuar­a nga marrëveshj­a. Ndër të tjera uraniumi tani pasurohet deri në kuotën 60 përqind. Kjo kuotë është fare pranë përqindjes së pastërtisë së uranimut të nevojshëm për kapsulat shpërthyes­e atomike.

Ndonëse kreu i programit bërthamor iranian Mohammed Eslami e ka përjashtua­r pasurimin deri në 90 përqind të uraniumit të përshtatsh­ëm për armë bërthamore edhe nëse bisedimet dështojnë, SHBa megjithatë bëjnë fjalë për sanksione të tjera, në rast se nuk arrihet një kompromis.

Ndër pikat e mosmarrëve­shjeve, që duhen zgjidhur në Vjenë, janë jo vetëm hapat për çtensionim nga të dyja palët, por edhe rendi i këtyre hapave që duhen ndërmarrë. Irani kërkon, që SHBA fillimisht të tërheqë sanksionet dhe insiston për garanci, që Uashington­i të mos tërhiqet sërish nga marrëveshj­a.

deri tani në shtatë raundet e bisedimeve irani dhe SHBa-ja nuk kanë mundur të arrijnë në marrëveshj­e pavarësish­t përpjekjev­e për ndërmjetës­im nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina. Përfaqësue­s të SHBa-së nuk marrin pjesë direkt as në raundin e ri që po zhvillohet në kryeqyteti­n e austrisë, por ata janë të lidhur me bisedimet në mënyrë indirekte.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania