Gazeta Dita

Kukësi shënon gjithmonë, Tirana e Laçi “blind” në mbrojtje

Analiza e dhjetë skuadrave të elitës në lidhje me numrin e ndeshjeve që kanë gjetur golin dhe takimet që i kanë mbyllur me portën e paprekur

-

15 javë kampionat janë luajtur deri tani në Abissnet Superiore, teksa kampionati rifillon më 15 janar. Rivalitet i madh si për garën për titullin kampion, kualifikim­in në Conference League dhe objektivin mbijetesë.

Në krye të renditjes ndodhet Tirana me 33 pikë, ndjekur nga Kukësi (28) dhe Laçi (27), ndërsa Kastrioti mban vendin e fundit në tabelë me vetëm 8 pikë.Mediat kanë analizuar raportin e dhjetë skuadrave të elitës në lidhje me numrin e ndeshjeve që kanë gjetur golin dhe takimet që i kanë mbyllur me portën e paprekur.

Kukësi është ekipi me sulmin më të mirë (29). Ekipi i Longos ka gjetur rrugën e rrjetës në 14 ndeshje. Verilindor­ët nuk kanë shënuar vetëm në përballjen në transfertë kundër Teutës, sfidë që u mbyll në barazim 0-0.

Më pas Tirana me të paktën një gol të shënuar në 13 ndeshje, ndërsa podi kompletohe­t nga Laçi, Partizani e Teuta me nga 12 ndeshje. Dinamo dhe Skënderbeu më keq se të gjithë sa i përket raportit gol për ndeshje. Blutë e Bledi Shkëmbit kanë gjetur rrugën e rrjetës në vetëm 7 ndeshje, teksa Skënderbeu ia ka dalë në 8 sfida.

Po ndeshjet pa pësuar gol? Në këtë aspekt dominojnë Tirana dhe Laçi. Bardheblut­ë e Shehit dhe kurbinasit e Mirel Josës kanë mbyllur 7 përballje me porta të paprekura. Më pas renditet Dinamo me gjashtë ndeshje pa pësuar gol.

Më keq se të gjithë deri në këtë fazë të kampionati­t kanë bërë Egnatia, Partizani dhe Kastrioti. Ekipi nga Rrogozhina ka ruajtur kuadratin *

e paprekur në vetëm një rast (fitoren 0-1 në Laç), ndërsa “Demat” dhe skuadra krutane ia kanë dalë në dy raste.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania