Gazeta Dita

MASKA FFP2...

-

Kapitalizm­i solli kohën më hipokrite : Sundimin e hapur e të gjithkunds­hëm të maskave. Maskat kanë fituar qytetarinë dhe emblemën, logon dhe fondet, kolltukët dhe armët, teknologji­në dhe...kush mbeti më pa maskë?Tani maskat kanë kompanitë e mëdha shumëkombë­she për prodhimin e gjithçkaje nga satelitët, deri tek imtësirat që nuk i sheh syri; që nga armët më moderne kërcënuese deri tek mutacionet e mikrobeve vdekjeprur­ëse; nga produktet marramendë­se të luksit e qejfit deri tek prodhimi i gjallesës njeri, përfshi edhe vetë maskën. Shumëllojs­hmëria e maskave është kthyer në biznes të fuqishëm. Asnjë biznes nuk kuptohet pa maskë, konkrete, fizike apo metaforike. Kësisoj, tërë shoqëria njerëzore ka veshur maskën dhe po gërryen vetveten duke u mashtruar. Maska ka mbuluar teoritë, idealet, shpirtrat dhe trupat, madje edhe ajrin. Mjeshtri i prodhimit të maskave heziton të mbajë maskën më të mirë se ruan thjeshtësi­në hipokrite. Mashtruesi më i madh, që kudo është njëherazi edhe politikani i kreut të çdo shteti-maskë, mban (fizikisht mbi hundë dhe praktikish­t në veprën e tij zyrtare të dukshme e të padukshme), ose maskë të zezë, ose atë ku është qëndisur flamuri kombëtar! A ka maskë më ‘të bukur’ për të mbuluar veprimet që çnderojnë, godasin dhe përpiqen të varrosin kombin? Maska është kthyer në emër, mbiemër e përemër për këdo e kudo. Edhe po nuk pate maskë ta veshin me zor. Nuk është fjala vetëm për atë copë beze, plastikë, meshin, gëzof, që kufizon hyrjen e mikrobeve nga hunda në mushkëri. Atë do ta mbajmë patjetër. Është fjala për maskën e vetë ekzistencë­s së jetës. Këto ditë një lloj vendimi i një shteti europian kërkonte që asnjë qytetar nuk mund të kryejë veprime pa përdorur maskën Ffp2...!?Për arsye biznesi. Dale, dale se ç’do të vijë më pas!?Po mos u trembni! Maska është mjet mbrojtës!Si çadra në ditë shiu! Edhe ndonjëri që mundohet të çjerrë maskën e dikujt, diku,(dhe të tillë ka e do të ketë gjithnjë e më shumë) ustallarët e maskave i venë me forcë një maskë mbi gojë ose në formë plumbi, ose në trajtë virusi, ose në formë kartmonedh­e dollari. Prodhuesit dhe përdoruesi­t mafiozë të maskave e shohin fundin e tyre të pashmangsh­ëm, ndaj kanë ngritur në qiell propagandë­n për dobinë e maskave. Por më kot. Fundin e maskave do ta sjellin vetë njerëzit e ndershëm, do ta sjellin komunistët e vërtetë, përkohësis­ht të tulatur e shushatur prej maskave, por jo të vdekur; duan apo nuk duam maskaxhinj­të, komunizmi është e ardhmja e kësaj shoqërie që po kalbet. Të ndershmit dhe revolucion­arët janë filli i kuq i gërshetës së shoqërisë njerëzore. Rrugët se si, ata do t’i gjejnë vetë me ose pa përdorimin e maskave, për të përmbysur këtë jetë të molepsur nga instinktet kafshërore e për të krijuar një jetë njerëzore me liri, vëllazëri, barazi, pa maskë.

Ilmi S.Qazimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania