Gazeta Dita

“SPaK të hetojë gjyqtaren ‘KÇK’, mori vendim skandaloz para se ta shkarkonte Vettingu!”

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, reagon publikisht për një nga çështjet më të përfolura, bllokimin e investimit të Qeverisë, për ndërtimin e një parku fëmijësh te Garda. Akuzon ish-magjistrat­en Klorinda Çela se shkeli ligjin dhe mori vendimin kundër shtetit një ditë para datës dhe sapo mësoi se KPK e thirri për Vetting, ku edhe e shkarkoi. Manja: Të hetohet pasuria dhe vepra penale, vendim “kap ça të kapësh”

Ministri i drejtësisë denoncon një tjetër magjistrat të sistemit për abuzim me detyrën. Ulsi Manja i ka bërë thirrje SPaK-ut të nisë hetimin pasuror ndaj gjykatëses Klorinda Çela, që akuzohet se mori vendim skandaloz para se të shkarkohej nga Vettingu dhe u denoncua nga vetë kryeminist­ri Edi Rama. Në një dalje për mediat ditën e djehsme, zyrtarisht ministri dha detaje për çështjen, provat dhe motivet. Më poshtë deklarata e plotë e ministrit Manja:

“Haptazi dhe në kundërshti­m me ligjin ka bllokuar një investim serioz të qeverisë shqiptare, një nga objektivat e reformës në drejtësi ishte që ato gjyqtarë të larguar nga Vettingu që kanë mospërputh­je mes të ardhurave dhe pasurisë, të shkojnë në SPaK e Gjykata, të marrin dënimin nga drejtësia, deri më sot nuk ka ndodhur, asnjë nuk është ndëshkuar nga drejtësia, nëse nuk llogarisim Llallën.

Kjo është një kërkesë jo vetëm e popullit, por edhe e SHBa-BE. Unë jam me avokatin e shtetit, për të informuar publikut me një rast skandaloz të abuzimit me detyrën e gjykatësit, gjykatësja K.Ç, në Gjykatën Civile të tiranës, ka lënë të shkruar në formën e një thirrje nga drejtësia vendimin për të marrë peng fëmijët e kryeqyteti­t dhe me fëmijët e tyre, që qeveria i ka premtuar një qendre të re, me teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të tiranës, te Garda e Republikës, spostimi i gardës dhe hapja për fëmijët dhe bibliotekë­s, bëhet fjalë për një truall të shtetit, janë përgatitur projekt idetë për fillimin e saj.

Mirëpo gjykatësja K.Ç., (ministri se ka dhënë të plotë identiteti­n), ka pasur një mendim tjetër, kur sapo ministria bëhet gati të nisë punën, prona e shtetit na del me barrë. Pala paditëse në tejkalim të asaj që i kalon me ligj, kërkon masa sigurimi deri sa të shqyrtohet në themel, kundër ishte avokatura e shtetit, këshilli i ministrave, ministria e kulturës, gjykata nuk e shqyrtoi kërkesën, përcaktoi si datë 18 nëntor 2021, për zhvillim seance normale ku do të thirrej dhe Ministria e Kulturës. Gjyqtarja i njoftoi të gjithë për këtë datë, ndërkohë që bëheshin gati për këtë seancë, në 21.10.2021, gjykata disponoi një vendimarrj­e për sigurim padie pa palët. Nuk gjykohet se ishte një vendim i ngutshëm pa praninë e palëve, në këtë logjikë nuk ka ndodhur asnjë fakt i ri që do justifikon­te ngutjen e vendimit, palët po përgatites­hin duke grumbullua­r prova dhe fakte, ndodhen përpara një vendimmarr­je pa praninë e tyre, ky absurd ka ndodhur kur gjykatësja do të dilte në Vetting, që në fund e shkarkoi se nuk justifikon­te pasurinë.

Pra, njoftohet nga KPK që do hynte në Vetting, sapo mori dijeni, nxiton dhe në 21.10.2021, pra një ditë para, vendosi në mënyrë të njëashme të marrë sigurim padie, duke cenuar shtetin. Veprimet e saj të kryera një javë para se të shkarkohej nga Vettigu, për ne janë haptazi të marra sipas parimit, kap ca të kapësh.

Njësia antikorrup­sion dhe avokatura e shtetit i kërkojnë

SPAK fillimin e menjëhersh­ëm të hetimeve për këtë gjykatëse që ka dhënë një vendim flagrant, në kundërshti­m me ligjin, skandaloz me interesin publik”.

 ?? ?? Klorinda Çela
Klorinda Çela
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania