Gazeta Dita

Formula 1, ja cilët janë 4 pilotët që pritet të shpërthejn­ë më 2022-shin

Maks Vershtapen dhe Ljuis Hemilton janë dy siguri tashmë, ndërsa të tjerë janë gati të bëjnë hapin e madh sezonin e ardhshëm. Të paktën 5 prej tyre i kanë të gjitha mundësitë për kapërcimin në kualitet.

-

Viti 2021 ishte i jashtëzako­nshëm për Formulën 1, që është kthyer në vëmendjen dhe interesin e të pasionuarv­e të këtij sporti. Sfida mes Maks Vershtapen dhe Ljuis Hemilton i ka mbajtur të gjithë në ankth deri në sekondën e fundit. Dy rivalët janë siguritë e sezonit të ri, që starton më 20 mars në Bahrein, por janë edhe disa pilotë të tjerë që duan të lënë gjurmë në Botërorin e revolucion­it teknik për të rritur kuotat e tyre. Janë 5 pilotët, nga të cilët pritet shumë në Botërorin 2022.

4 - Sebastian Fetel, Aston Martin-Mercedes

Drama sportive e një 2020-e në timonin e një Ferrari SF1000 të shkatërrua­r është harruar me shpejtësi. Sebastian Fetel ia doli të mundë me lehtësi shokun e ri të skuadrës, Lens Stroll, djali i pronarit të ri të Aston Martin. Edhe pse gjermani u ngjit dy herë në pod (vendi i dytë në Hungari iu hoq pasi iu gjet pak benzinë më pak) paraqitja në total me skuderinë angleze ishte poshtë pritshmëri­ve. U kuptua shpejt se më shumë se të luftohej për vendin e tretë të konstrukto­rëve, Sebastiani duhej të evitonte vendin e shtatë. Ky mision nuk u arrit dhe jo rastësisht kanë nisur të qarkullojn­ë zërat për një lamtumirë të mundshme të tij nga Formula 1.

3 – Xhorxh Rasell, Mercedes

Është pa dyshim një nga fituesit e mëdhenj të sezonit 2021 Xhorxh Rasell. Një njeri i së ardhmes për kopertinë, që jo vetëm ka arritur objektivin për t’i rrëmbyer sediljen e dytë të Mercedesit Valteri Botasit, por pati edhe luksin për të çuar Uilliamsin në pod pas 3 sezonesh, ku skuadra e lavdishme qëndronte në fundin e klasifikim­it të konstrukto­rëve. Një mënyrë perfekte për të përshëndet­ur padronin e skuderisë, Sir Frank, i ndarë tashmë nga jeta. Fenomenal në kualifikue­se, aq sa u pagëzua ‘Mister e shtuna’, Xhorxh është tani përballë një provimi pjekurie: dueli i brendshëm me një gjigant si Ljuis Hemilton do t’i ridimensio­nojë kuotat, ose do t’i japë vërtet mundësinë për të kandiduar me forcë për të qenë ai trashëgimt­ari.

2 - Fernando Alonso, Alpin-Reno

Diçitura “El Plan” është bërë aq virale sa e ka shtyrë Alpine ta stampojë më karaktere katrore në pjesën e jashtme të A521 në fundjavën e garës së fundit në Abu Dhabi. E gjitha kjo, sepse “Plani” i Fernando Alonsos është i njohur: pas 2 vitesh në motorsport, me fitore në Wec dhe Lw Mansh, për të ëndërruar kurorën në Indianapol­is dhe deri në shijimin e dunave të rërës së Dakarit, spanjolli është kthyer në shtëpi, në Formula 1. Një rikthim që nuk është marketing dhe as operacion nostalgjie, por pjesë e një projekti të detajuar mirë. Kkaluar një 2021 që duhej më shumë për të hequr ndryshkun, megjithatë arriti një herë në pod dhe Fernando nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të ndjekë “El Plan”: djaloshi 40-vjeçar synon të fitojë gara dhe të luftojë për titullin, duke përfituar nga revolucion­i teknik që do t’i lejojë të gjithë të rinisen nga zero.

1 – Sharl Leklerk, Ferrari

Më shumë se nga të gjithë pritet nga Sharl Leklerk. Pilotit 24-vjeçar nga Monte Karlo nuk i mungon talenti, shpejtësia dhe kurajoja, kualiteti i shoqëruar edhe nga një dozë inati për faktin se është mundur nga shoku i skuadrës Karlos Sainz. Sigurisht, vendi i 5-të në klasifikim ka të bëjë pak për dikë që ka ambicien të shkojë lart, por është gjithashtu e vërtetë që rezultati më i mirë i iku nga duart për shkak të disa gabimeve të evitueshme dhe për agresivite­tin taktik, që e ka paguar gjithmonë. Klasin e ka dhe pas shpërthimi­t të rivalit të përjetshëm Vershtapen, mund të jetë radha e Sharlit në 2022-shin, nëse Ferrari do ta lejojë…

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania