Gazeta Dita

Dje rekord infektimes­h\ Zbulohen 801 raste të reja dhe 2 viktima!

PAKUJDESIA GJATË FESTAVE, APELI I MSH: VAKSINOHUN­I, SHMANGNI GRUMBULLIM­ET DHE AJROSNI AMBIENTET KU QËNDRONI PËR TË KUFIZUAR PËRHAPJEN E COVID-19. VENDOSJA E MASKËS ËSHTË E DETYRUESHM­E NË ÇDO AMBIENT TË MBYLLUR

-

Grumbullim­et masive përgjatë ditëve festive të ndërrimit të viteve dhe neglizhenc­a në respektimi­n e masave mbrojtëse kanë çuar në një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të identifiku­ara me koronaviru­s në vend. Me rritjen e numrit të testimeve të kryera përgjatë 24 orëve të shkuara është rritur edhe numri i të infekturav­e me Covid-19, ku rasteve aktive të dy ditëve më parë i janë shtuar edhe 801 pacientë të rinj, ku më shumë se gjysma e tyre i përkasin qarkut të Tiranës. Fatkeqësis­ht përgjatë ditës së djeshme edhe dy qytetarë të tjerë nuk ja kanë dalë dot që të fitojnë betejën me këtë sëmundje të rrezikshme, ku një prej viktimave i përket moshës 33-vjeçare.

Kundrejt situatës së rënduar autoritete­t e shëndetit bëjnë thirrje për vaksinim masiv, ndërkohë që theksojnë nevojën e domosdoshm­e të respektimi­t të masave që kanë të bëjnë me kujdesin për higjienën, mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës fizike. Shifrat në 24 orët e fundit Sa i takon gjurmimit të rasteve të reja, gjatë 24 orëve të shkuara në të gjithë vendin bëhet e ditur se janë kryer 5,166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 801 qytetarë, në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në

Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastë­r, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastë­r, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol, Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Si shkak i infektimev­e të shumta në rritje është edhe numri i rasteve aktive që po trajtohen me këtë sëmundje, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen nën mbikqyrjen e mjekëve të familjes në kushtet e vetizolimi­t. Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,049 pacientë aktivë me koronaviru­s, ku prej tyre në spitalet Covid po marrin trajtim 113 pacientë të grupmoshav­e të ndryshme, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARSCOV2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç”, konfirmoi dje Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se dje janë shëruar edhe 351 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-D19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Për të shmangur kalimin në format e rënda të sëmundjes, bluzat e bardha këshillojn­ë që menjëherë sapo të diagnostik­oheni si të infektuar të kontaktoni me mjekun për të vendosur vijueshmër­inë e trajtimit dhe jo të vijoni me vetmjekime­t në kushtet e shtëpisë.

Gjithashtu, për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit, Ministria e Shëndetë

Si shkak i infektimev­e të shumta në rritje është edhe numri i rasteve aktive që po trajtohen me këtë sëmundje, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen nën mbikqyrjen e mjekëve të familjes në kushtet e vetizolimi­t. Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,049 pacientë aktivë me koronaviru­s, ku prej tyre në spitalet Covid po marrin trajtim 113 pacientë të grupmoshav­e të ndryshme, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

sisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Sipas autoritete­ve të këtij dikasteri, çdo qytetar mbi 16 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndrua­r. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësi­së apelon të gjithë personat mbi 18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqëndrua­r për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e.

“Respektimi i protokolle­ve anticovid është domosdoshm­ëri për mbrojtjen e shëndetit. Shmangni grumbullim­et dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshm­e në çdo ambient të mbyllur. Krahas vaksinimit, po ashtu është shumë e rëndësishm­e që çdo qytetar duhet të vijojë të zbatojë me përpikmëri edhe rregullat për parandalim­in e Covid-19: ku nuk duhet të neglizhoni në asnjë moment që të vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, si dhe të kujdeseni për higjienën vetjake dhe të vetëizoloh­uni kur dyshoni se jeni të prekur nga ky virus i rrezikshëm. Deri në vaksinimin e plotë të popullatës, respektimi i këtyre masave është vendimtar në ndihmë të ndërprerje­s së zinxhirit të infektimev­e me Covid-19”, rikujton Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale.

Në çdo qark po vijon tashmë vaksinimi masiv në pikat e përqëndrua­ra të vaksinimit, në qendrat shëndetëso­re, poliklinik­a si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”. Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët sipas moshës së përcaktuar, të cilët mund të paraqiten me kartën e identiteti­t në qendrën e tyre shëndetëso­re, në poliklinik­a ose në qendrën më të afërt të vaksinimit çdo ditë, nga 08:0020:00, për të kryer vaksinën antiCovid.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë mbi 2.8 milionë vaksina antiCovid. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrav­e të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinator­ësh në të gjithë vendin.

Vaksinat ndaj Covid-19 ndihmojnë trupat tanë të zhvillojnë imunitet ndaj virusit që shkakton këtë sëmundje pa pasur nevojë të sëmuremi. Lloje të ndryshme të vaksinave funksionoj­në në mënyra të ndryshme

për të ofruar mbrojtje, por me të gjitha llojet e vaksinave, trupi mbetet me një sasi të limfocitev­e T të kujtesës si dhe limfocitev­e B që do të kujtojnë se si të luftojnë atë virus në të ardhmen. Zakonisht duhen disa javë që trupi të prodhojë limfocite T dhe limfocite B pas vaksinimit. Ndonjëherë pas vaksinimit, procesi i krijimit të imunitetit mund të shkaktojë shenja të tilla si ethe etj. Këto shenja janë normale dhe janë një tregues që trupi po përpiqet për të krijuar imunitet.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania