Gazeta Dita

Ngrihi dëshmorë Një çikë, të shikoNi poshtërsit­ë!

- 14 Prill, 2016

Ngrihi dëshmorë një çikë, lule djemtë e nënave, të shikoni poshtërsit­ë, lule djemtë e nënave.

Kudo horra dhe banditë, lule djemtë e nënave, i kanë shtuar babëzitë, lule djemtë e nënave!

Gjaku juaj s’u shpërblye, lule djemtë e nënave, se kokëposhtë çdo gjë u kthye, lule djemtë e nënave!

Komandanti­t-komisarit, lule djemtë e nënave, i prishën vendin e varrit, lule djemtë e nënave!

Ja prishi në mes të natës, lule djemtë e nënave, çetë e Sali Protopapës, lule djemtë e nënave!

Po s’mbaroi puna këtu, lule djemtë e nënave, tani i kanë sytë nga ju, lule djemtë e nënave!

i kanë sytë mbi varret tuaj, lule djemtë e nënave, s’janë ballistë dhe të huaj, lule djemtë e nënave!

Janë nipat e partizanëv­e, lule djemtë e nënave, zagarë të njëqind sahanëve, lule djemtë e nënave!

Se ç’e nxinë këtë ditë, lule djemtë e nënave, të pabesët socialistë, lule djemtë e nënave!

turpin me bukë e kanë ngrënë, lule djemtë e nënave, neve mirë na i bënë, lule djemtë e nënave!

Sa përzumë maskaranë, lule djemtë e nënave, nga shiu në breshër ramë, lule djemtë e nënave!

Sa pa turp na kanë gënjyer, lule djemtë e nënave, do vinin për të shërbyer, lule djemtë e nënave!

Si derrat në llum janë zhgërryer, lule djemtë e nënave, duke rrjepur-duke shqyer, lule djemtë e nënave!

S’jemi vend i tranzicion­it, lule djemtë e nënave, po mademi i korrupsion­it, lule djemtë e nënave!

Ne me lecka po na hanë, lule djemtë e nënave, po me juve ç’dreqin kanë, lule djemtë e nënave!

Po me juve ç’ka i marri, lule djemtë e nënave, që kërkon t’u çkulë nga varri, lule djemtë e nënave!

Ç’ka me juve-more trima, lule djemtë e nënave, e verboftë vetëtima, lule djemtë e nënave!

Mbi popull po bëjnë dhunë, lule djemtë e nënave, në çark e në lak e zunë, lule djemtë e nënave!

të pabesë e të pacipë, lule djemtë e nënave, Shqipërinë e bënë kripë, lule djemtë e nënave!

Këtu komandon demoni, lule djemtë e nënave, se s’ju thashë-mos më thoni, lule djemtë e nënave!

Ngrihi dëshmorë një çikë, lule djemtë e nënave, se ky popull rron me frikë, lule djemtë e nënave!

Frikë kanë nga i marri, lule djemtë e nënave, do t’u krrejë dhe ju nga varri, lule djemtë e nënave!

Jeta s’bëhet më farmak, lule djemtë e nënave, unë do t’ju mbroj me gjak, lule djemtë e nënave!

të ikin njerëzit e zinj, lule djemtë e nënave, sot duhen dëshmorë të rinj, lule djemtë e nënave!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania