Gazeta Dita

Gjendet magazina e kthyer në depo armësh, 3 në pranga dhe një në kërkim

-

Policia zbuloi edhe fara kanabisi, dyshohet për një grup të organizuar kriminal. Armët dërgohen drejt Tiranës për ekspertim balistik, mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Të arrestuari­t janë Ali Çelmeta, Skënder Dudija dhe Mikael Durrsaku, dy të parët të dënuar më parë për vjedhje e krim kundër personit. Në kërkim Ergi Tosko

Magazina e mbushur me armë dhe municion zbulohet në zonën e Peqinit, teksa nga kontrolli i detajuar u gjetën edhe sasi lënde narkotike. Policia e Elbasanit bëri dje me dije se një arsenal i tërë luftarak është zbuluar orët e vona të mbrëmjes së shtunë, duke zbardhur mëngjesi i djeshëm.

tre persona janë vënë në pranga dhe 1 është shpallur në kërkim. Nën akuzë është edhe një efektiv i Burgut të Peqinit, që dyshohet se është i implikuar. Policia sqaroi se të ndaluarit janë ali Çelmeta, 43 vjeç, banues në Peqin, që u mor nën akuzë për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”. Çelmeta ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Skënder dudija, 21 vjeç, banues po në Peqin, është vënë në pranga gjithashtu për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. i riu ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit.

i treti që ka rënë në pranga është Mikael durrsaku, 20 vjeç, banues në Peqin, u arrestua për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”. Si dhe u shpall në kërkim, për veprat penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyes­e dhe i municionit” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi Ergi tosko, 20 vjeç, banues po në Peqin.

Gjatë kontrollit në terren u sekuestrua­n; një kallashnik­ov, dy pistoleta, një shotgun, një thikë, një bajonetë, një granatë, një ndezës, fishekë, dy palë targa, një sasi droge dhe fara kanabisi.

Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet që këto armë mund të jenë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë, ndaj u nisën për ekspertime balistike dhe gjurmë në Laboratori­n e Policisë Shkencore në tiranë. Materialet i kaluan për veprimeve të mëtejshme hetimore, Prokuroris­ë së Rrethit Elbasan, ndërsa të ndaluarit po merren në pyetje për të zbuluar prova të reja dhe se si funksionon­te ky grup, që dyshohet se është i organizuar.

Edhe më parë në këtë zonë janë zbuluar magazina të mbushura me armatime dhe municione.

të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e dimalit dy ditë më parë. Një 36-vjeçar është plagosur në këmbë në ambientet e një lokali, pas një sherri të çastit. Policia njofton se ka arrestuar autorin 50-vjeçar, me inicialet N.t. Sakaq, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Burime bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Speciaistë­t e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë dimal, ish-Ura Vajgurore, bënë arrestimin në flagrancë të 50-vjeçarit, banues në fshatin arrëz. Ngjarja ndodhi në lagjen “4 Shtatori”, kurse i plagosuri është E.F., 36 vjeç, banues në dyshnik të Beratit. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit për veprime të mëtejshme, teksa po verifikohe­n rrethanat dhe shkaqet që qëndrojnë pas këtij krimi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania