Gazeta Dita

Berisha: “Do bëhem kryetar, më mbështesin ndërkombët­arët”

- Ai. tha

Deputeti non grata Sali Basha mbrëmjen e sotme i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” ka folur për herë të parë pas vendimit të Kryesisë së PD-së për ta përjashtua­r përgjithmo­në nga partia së bashku me 7 anëtarë të Komisionit të Rithemelim­it. E ndërsa e cilësoi zero vendimin, ai akuzoi Lulzm Bashën se rrethohet nga vrasës dhe kriminelë. “Ka prej tyre të cilët po mbahen skllevër nën presion dhe terror nga mercenarët që janë futur në seli. Ka të tjerë që janë të lidhur në krim me Lulzim Bashën janë të involvuar. Numri i tyre atë ditë ishin gjithsej 25-30 veta. Unë mendoj se shqiptarët panë lidhjen e tmerrshme. Lulzim Brava rrethohet nga vrasës dhe trafikantë” Pas protestës PD zyrtare publikoi një video të momentit kur Sali Berisha orientoi turmën drejt selisë, por përse e bëri këtë? Berisha u shpreh se arsyet ishin dy. “Me dy qëllime, largimi prej leckash i fondamenta­listëve nga selia dhe largimi i butë dhe paqësor i Lulzim Bashës nga zyra”

ka qenë protesta më paqësore, sipas tij.

Berisha u pyet nga gazetari nëse do garojë për kryetar.

“Berisha po t’ia shohësh ti betejën do shohësh një betejë për të vërtetën. A mund ta imagjinosh Berishën të ndërmarrë gjithë këtë lëvizje dhe të mos ketë besim. Ta ketë bërë këtë për lëvizje false dhe t’i thotë shqiptarëv­e unë nuk do kandidoj. Unë jam njeri i bindjeve të lira. Do jem njëri nga kandidatët. Nëse votojnë anëtarët e PD i garantoj për projektin më të mirë që ka njohur ndonjëherë ky vend. Aleatët mbështesin Berishën”.

Ai shtoi madje se ka shumë mbështjetj­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania