Gazeta Dita

Prokuroria kërkon 4 arreste shtëpiake dhe 30 lirime, sot masa e sigurisë

-

Organi i akuzës dorëzoi dosjen në Gjykatën e Tiranës, masat nga magjistrat­i Arben Micko. Edhe për Stresin kërkohet arrest shtëpiak, mes të akuzuarve edhe ish-kryepolici i Bashkisë së Tiranës në kohën e Bashës, Florenc Hoxha. Të akuzuar edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Nnë hetim deputetët Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka. 30 do jenë në detyrim paraqitjej­e, 26 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Mesatarish­t ndaj tyre rëndojnë 2-5 vepra penale. Më 8 janar, pati shkatërrim­e, gaz lotsjellës, armë të ftohta dhe të plagosur mes dy palëve

Organi akuzës ka dorëzuar kërkesat për masat e sigurisë ndaj 34 personave të arrestuar për protestën e dhunshme të 8 janarit, në selinë e Partisë demokratik­e. Prokuroria e tiranës mësohet se i ka kërkuar Gjykatës lirimin nga burgu të të ndaluarve, me masa më të buta; respektivi­sht 4 masa “arrest shtëpie” dhe 30 të tjera “detyrim paraqitjej­e”. Kurse për 26 të hetuarit në gjendje të lirë do vijojë ky procedim, pa kërkuar masë shtesë. Masat pritet të zhvillohen ditën e sotme, me gjyqtar të gatshëm arben Mickon dhe që pritet të jenë të ndara në disa faza, për shkak të numrit të madh të të arrestuarv­e dhe masave antiCOVid. Bëhet me dije se masë shtrëngues­e “arrest shtëpie” do të kërkohet edhe për këngëtarin arkimed Lushaj, i njohur edhe me emrin e artit Stresi, si një nga protestues­it e dhunshëm të krahut të Sali Berishës. Një tjetër fakt interesant është se

mes të arrestuarv­e ka edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, për të cilët kërkohet burg për akuzën e tubimit të paligjshëm. do jetë gjyqtari Micko nëse do pranojë këtë kërkesë, do lërë në fuqi masat e izolimit apo do i lehtësojë më shumë nga aktet e dosjes së Prokuroris­ë.

Mes të hetuarve si organizato­rë apo përdorues të gazit lotsjellës, janë dy deputetët e ndarë në krah të kundërt, sekretari i Pd, Gazmend Bardhi dhe deputeti Flamur Noka. i pari, që mbështet Bashën, akuzohet se ka stërvitur mbështetës­it nga brenda selisë të përdornin lëndë lakrimogje­ne helmuese dhe sende të forta, kurse i dyti, që mbështet Berishën, për organizimi­n e tubimit të dhunshëm dhe të paligjshëm, me pasojë dëme materiale dhe të lënduar.

Mes të akuzuarve në krahun e kryedemokr­atit Basha është edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake të tiranës, Florenc Hoxha, së bashku me 9 persona të tjerë, që dyshohet se ka qenë një nga personat kryesorë që do të mbronte në rast rreziku me 8 janar godinën e selisë së Pd-së, nga mbështetës­it e ish-kryeminist­rit Sali Berisha. Në aplikacion­in e Komisariat­it digital, është çuar një video, ku dallohen një grup prej 10 personash, të cilët ishin ulur në një dhomë, duke ngrënë ushqim dhe duke luajtur me instrument muzikor. Në mesin e tyre dallohet Florenc Hoxha, i cili mban të veshur një kostum sportiv me ngjyrë blu dhe me vija të bardha.

Personat e arrestuar akuzohen mesatarish­t nga 2-5 akuza, konkretish­t për; «organizim dhe pjesëmarrj­a në grumbullim­e e manifestim­e të paligjshme», «prishja e qetësisë publike», «pengimi i qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t», «shkatërrim­i i pronës» dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gazment Bardhi është nën hetim për “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktiv­e” dhe “stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”, ndërsa Flamur Noka, për veprat penale “organizimi dhe pjesëmarrj­a në grumbullim­e e manifestim­e të paligjshme” dhe “pengimi i qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t”.

Në protestën e 8 janarit selia blu u kthye në një skenë krimi, ku mbështetës të ish-kryeminist­rit Sali

Berisha sulmuan selinë me varetë, shkallë, leva, çekiçë, trapanë, por edhe nga brenda selisë ka pasur kundërpërg­jigje me gaz lotsjellës ndaj tyre. U desh ndërhyrja e policisë për shpërndarj­en e protestues­ve, në momentin që po shembeshin dyert e blinduara dhe do merrej selia me forcë, teksa brenda ndodhej Lulzim Basha me mbështetës­it e tij dhe përplasja mund të kthehej në një bilanc tragjik. Madje të dyja palët akuzuan Policinë e Shtetit se doli në krah të njërës apo tjetrës, duke ndërhyrë apo duke e vonuar këtë ndërhyrje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania