Gazeta Dita

Hapin vrimë në mur dhe zbresin me çarçafë, shqiptari kapet teksa po arratisej nga burgu, por marokeni dhe rumuni ia dalin

-

Nuk ka zgjatur më shumë se një muaj paraburgim­i për dy të dyshuarit e arrestuar si autorë të ekzekutimi­t të ish-deputetit dhe kryekomuna­rit të Velipojës, Pashk Ujka. Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lirojë në limit të afatit të paraburgim­it të dhënë më herët, Kristjan Kelmendin dhe bashkëpunë­torin e dyshuar në krim, Marjan Kola. Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie” për të dy, duke i lënë përsëri mundësi Prokuroris­ë dhe Policisë që të gjejnë prova të reja. Shkak i ndryshimit të masës dhe lirimit nga qelia, ka qenë administri­mi i një prove të re të palës mbrojtëse, pikërisht një video përmes të cilës pretendohe­t se autori i dyshuar i vrasjes së ishdeputet­it dhe bashkëpunë­tori, ditën e atentatit kanë qenë në Kosovë. Pas kësaj video, që është marrë si provë, gjykata vendosi t’i lirojë dje, duke lehtësuar masën.

Mediat publikuan edhe pamjet që janë paraqitur në gjykatë nga pala mbrojtëse, të shkëputura nga video, teksa Prokuroria do ta kalojë materialin për ekspertim, pasi mund të jetë edhe i fabrikuar apo manipuluar. Këto pamje janë sekuestrua­r si provë nga trupa gjykuese dhe po analizohen pasi Kelmendi dhe Kola pretendojn­ë se kanë qenë në Kosovë më 29 nëntor, ditën kur u vra biznesmeni, Pashk Ujka, në sy të gruas dhe vëllait të tij.

Përveç kësaj video, Gjykata është në pritje edhe të disa provave të tjera të këtyre dy shtetasve, që mund të jenë sërish video, por edhe fatura të ndryshme të blerjeve, apo prova të tjera që mund të faktojnë se dy të dyshuarit kanë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish deputeti Pashk Ujka. Në seancën për masën e sigurisë më 4 dhjetor, autori i dyshuar Kristjan Kelmendi dhe shtetasi tjetër Marjan Kola kanë mohuar përpara gjykatës autorësinë e vrasjes, duke thënë se ata kanë qenë në Kosovë. Gjykata la një muaj kohë për të administru­ar këto prova, duke i lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor dhe tashmë pas këtij afati ka mbërritur një prej provave që është pikërisht video e Kristjan Kelmendit dhe Marjan Kolës, në një market në Kosovë, që përkon me kohën kur është kryer vrasja. Në rast se në gjykatë mbërrijnë prova të tjera që vërtetojnë përfundimi­sht se dy të dyshuar kanë qenë në shtetin fqinj, atëherë pala mbrojtëse do të kërkojë lirimin nga çdo akuzë të dy të dyshuarve. ata thanë se nuk kanë asnjë konflikt apo mosmarrëve­shje me familjen Ujka, megjithëse Prokuroria dyshon se vite më parë Kelmendi dhe ish-deputeti kanë pasur konflikte për shkaqe ekonomike, në lidhje me shitjen e një hyrjeje apartament­i nga i ndjeri. Kristjan Kelmendi u arrestua më 1 dhjetor si autor i dyshuar i vrasjes në momentin kur po kthehej nga Kosova drejt Shqipërisë, pasi kishte qenë atje për të takuar babanë e tij, bashkë me shtetasin Marjan Kola, shok i babait të 20-vjeçarit. të dy të dyshuarit kanë hedhur poshtë dyshimet e ngritura ndaj tyre. arrestimi u bë pasi bashkëshor­tja e viktimës tha se dyshon se autor i vrasjes është Kristjan Kelmendi, për shkak të një mosmarrëve­shje për një shtëpi që i dyshuari i ka blerë viktimës vite më parë. Kristian Kelmendi, me origjinë nga Kelmendi, banonte në trush. Më pas është zhvendosur në Shkodër, ku mësohet se i ka marrë Pashkos në pallat në Shkodër. dyshohet se konflikti tij dhe Kristian Kelmendit ka lindur për një apartament që autori kishte blere tek Ujka disa vite më parë dhe tashmë i kërkonte të riut t›i shlyente 20 mijë euro. Kjo mendohet

të jetë edhe shkak për ekzekutimi­n e 64-vjeçarit në Shkodër. Karriera e Pashk Ujkës, nga biznesi në politikë si deputet i AD-së dhe kryekomuna­r i Velipojës

Biznesmeni Pashk Ujka, gjatë legjislatu­rës 2005-2009, ishte deputet i aleancës demokratik­e për qarkun e Shkodrës dhe një vit pas zgjedhjeve kaloi te PdK-ja e Nard Ndokës, në parlamenti­n shqiptar, madje ishte dhe kryetar i këtij grupi parlamenta­r dhe pjesë e koalicioni­t me Partinë demokratik­e. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, doli pjesë e Partisë demokristi­ane, që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PdK-së, i mbështetur nga PS-ja, në koalicioni­n për të ardhmen, duke fituar mandatin si kryekomuna­r i Velipojës, por pa u shkëputur nga jeta si biznesmen. Ujka ka shërbyer si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011-2015 dhe pas saj iu rikthye bizneseve. Kohët e fundit ka pasur edhe probleme shëndetëso­re, me disa patologji të ndryshme, kryesisht kardiologj­ike. Madje kishte bërë edhe një operacion nga zemra në Gjermani dhe çdo mbrëmje bënte shëtitjen me bashkëshor­ten dhe vëllain, për shkak të shëndetit. autori ka njohur mirë itinerarin e ish-deputetit, duke e vrarë me një plumb në zemër nga pas shpine.

Një arratisje si nëpër filma ka ndodhur në ambientet e një burgu në Itali ditën e djeshme. Protagonis­të kanë qenë 3 të dënuar, mes tyre edhe një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Burgun e Bellizzi, në Avellino. Mediat italiane kanë raportuar se tre të burgosurit kishin bërë një vrimë në mur, ndërsa për ta zbritur atë kanë përdorur çarçafë të lidhur me njëritjetr­in. Gjithçka ishte e menduar deri në detaje, por diçka nuk shkoi mirë në këtë arratisje. Një maroken 40 vjeç, një rumun 22 vjeç dhe një shqiptar 45 vjeç, ishin tre protagonis­tët që në mes të natës vendosën të kryenin planin e tyre për të lënë pas qelinë. Por njeri prej tyre duket se nuk ia doli dhe dështoi planin e mëtejshëm. Mediat publikuan fotografi të të dënuarve, por jo identitete­t. Ai që nuk ia doli dot mësohet se ka qenë shqiptari, i cili teksa po tentonte të largohej është kapur në kohë nga karabinier­ët, që e rikthyen në burg. Alarmi për kapjen e dy të burgosurve që arritën të arratisesh­in nga burgu është ngritur dhe kërkimet kanë filluar për kapjen e dy të tjerëve, që mundën të kalonin edhe gardhin e fundit të sigurisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania