Gazeta Dita

Gjykata jep 30 ditë burg për edukatoren, mungon në sallë: Jam e rënduar psikologji­kisht!

-

Redina Binjaku, punonjëse e kopshtit privat “Flatrat e dijes”, ku ndodhi tragjedia, është dërguar dy herë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor, si pasojë e gjendjes së shokut pas ngjarjes së rëndë. Përfaqësoh­et nga avokati dhe dërgon letër sqaruese për gjyqtarin e gatshëm. Shpreh ngushëllim­et për humbjen e fëmijës dhe tronditjen e thellë. Prokuroria ka një muaj afat të gjejë prova, nëse nuk ishte aksident. Vogëlushi u mbyt me lidhësen e kapuçit të xhupit, që i ngeci te varësja e rrobave. Edukatorja po kujdesej për një foshnjë, shkak mbingarkes­a

Një muaj paraburgim me afat ka qenë masa e sigurisë që dha dje Gjykata e Fierit për edukatoren e ndaluar, Redina Binjaku, e akuzuar për pakujdesi në detyrë, që solli edhe vdekjen aksidental­e në kopshtin privat “Flatrat e dijes”, të një fëmije 3-vjeçar. E dyshuara nuk ka qenë e pranishme në seancë, duke dërguar një letër të shkruar nëpërmjet avokatit mbrojtës, ku shpjegonte se për shkak të tronditjes së rëndë psikologji­ke pas ngjarjes tragjike, nuk ishte në gjendje të ndodhej në sallën e gjyqit. Ndër të tjera edukatorja shpreh dhimbjen për ngjarjen e rëndë dhe humbjen e jetës së vogëlushit, duke theksuar sikurse dhe në dëshminë e dhënë, se ishte një aksident fatkeq.

Gjykata e Fierit e gjeti të ligjshëm ndalimin për shpërdorim­in e detyrës nga edukatorja, por i la kohë Prokuroris­ë një muaj, për të gjetur prova më bindëse, që të çojnë tek masa “arrest me burg” ndaj të resë.

Edukatorja cilësohet kujdestarj­a përgjegjës­e për sigurinë e fëmijëve të klasës ku ndodhej edhe viktima, që sipas hetimeve paraprake, rezulton se është mbytur me lidhësen e kapuçit të xhupit, që mbeti i ngecur te varësja e rrobave ku po merrte çantën. Edukatorja akuzohet nga prokuroria për shkelje të rregullore­s në punë. Binjaku nuk është paraqitur një seancë ndërsa është përfaqësua­r nga avokati i saj, Ylli asimetaj, i cili dorëzoi edhe letrën me shkrim dore të të dyshuarës. avokati tha se edukatorja ka përfunduar 2 herë në spital, për shkak të gjendje së rën

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania