Gazeta Dita

Dje 2177 të infektuar të rinj dhe 6 humbje jete nga Covid-19

REKORD I RI INFEKTIMES­H

-

Rritja e numrit të testimeve të kryera tek rastet e dyshuara ka dyfishuar numrin e infektimev­e të reja në vend përgjatë 24 orëve të shkuara, ndërkohë që në rritje është edhe numri i viktimave. Sipas Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale dje janë regjistrua­r 2177 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 639 pacientë të shëruar në të gjitha qarqet në vend. Lidhur me gjurmimin e rasteve të reja gjatë 24 orëve të shkuara janë kryer 8136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 2177 qytetarë, në këto bashki: 965 në Tiranë, 138 në Durrës, 117 në Shkodër, 100 në Elbasan, 81 në Gjirokastë­r, 76 në Fier, 73 në Vlorë, 47 në Lushnje, nga 37 qytetarë në Korçë, Sarandë, Lezhë, nga 33 qytetarë Berat, Pogradec, 26 në Mallakastë­r, 25 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Kurbin, Gramsh, Krujë, 21 në Kavajë, 20 në Vorë, 17 në Tepelenë, nga 14 qytetarë në Belsh, Mat, nga 13 qytetarë në Skrapar, Himarë, 12 në Devoll, nga 10 qytetarë në Kuçovë, Delvinë, Patos, 9 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Dibër, nga 7 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Peqin, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Libohovë, Mirditë, Malësi e Madhe, 5 në Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Përmet, Dropull, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Shijak, Rrogozhinë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Pukë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Roskovec, Konispol. Gjatë ditës së djeshme janë shëruar 639 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,099 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 15,318 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin, ku aktualisht në spitale po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARSCOV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 54 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80 vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80 vjeçe”, konfirmoi dje Ministria e Shëndetësi­së teksa u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndrua­r. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Autoritete­t e shëndetit kërkojnë nga qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqëndrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e.

Sipas tyre, vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Ministria e Shëndetësi­së gjithashtu u kujton qytetarëve se respektimi i protokolle­ve anticovid është domosdoshm­ëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshm­e në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullim­et dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania