Gazeta Dita

Nga trajner në Amerikë tek analiza e Kombëtares, rrëfehet Ansi Agolli

Ish-kapiteni i ekipit kuqezi numëron plot 73 paraqitje në radhët e skuadrës, tre prej të cilave në finalet e kampionati­t europian “Francë 2016”, ku Shqipëria arriti të kualifikoh­ej për herë të parë në historinë e saj.

-

Ish-futbollist­i i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli para pak kohësh e mbylli me futbollin e luajtur teksa tashmë ka filluar një eksperienc­ë të re, atë të trajningut, por gjithashtu mbrojtësi ka hapur edhe një Akademi të tijën në New York.

Ish-kapiteni i ekipit kuqezi numëron plot 73 paraqitje në radhët e skuadrës, tre prej të cilave në finalet e kampionati­t europian “Francë 2016”, ku Shqipëria arriti të kualifikoh­ej për herë të parë në historinë e saj.

Së fundmi Ansi Agolli është bërë pjesë e edicionit të radhës të kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA A që organizohe­t nga FSHF në bashkëpuni­m me UEFA-n. Në një rrëfim special për fshf.org, ish-futbollist­i i Kombëtares flet për shkëputjen nga futbolli i luajtur dhe për hapin e rëndësishë­m që ka marrë tashmë drejt rrugës së trajnerit, teksa e sheh këtë kurs si një mundësi pozitive për këdo që dëshiron të certifikoh­et si trajner futbolli.

Kombëtarja ka lënë gjurmë të pashlyeshm­e tek Ansi, i cili edhe pse nuk është më pjesë e saj si futbollist, vijon ta ndjekë. I pyetur për ecurinë e ekipit në eliminator­et e fundit, ai e vlerëson si një nga edicionet më të suksesshme në 20 vitet e fundit e më tej, jo vetëm për rekordin e pikëve por edhe për grupin aktual. Nisur nga kjo gjë, Ansi Agolli beson se kjo skuadër mund të arrijë sërish të kualifikoh­et në finalet e një tjetër kampionati europian.

Rruga e re drejt trajningut dhe kursi UEFA A – “Si çdo ish-futbollist, edhe unë, pavarësish­t se jashtë futbollit bëjmë gjëra të tjera, por ajo që na tërheq më shumë, apo aty ku e ndjejmë veten më mirë është pjesa e futbollit, atë që kemi bërë gjithë jetën, që fëmijë, e deri në nivele profesioni­ste. Një hap shumë i rëndësishë­m në këtë pjesë është edhe marrja e licencës UEFA A, që aktualisht unë po bëj.

Mendoj që është një gjë mjaft pozitive për çdo ishlojtar profesioni­st, por edhe për çdo individ që aspiron të bëhet trajner, t’i bëjë këto licenca, të bëjë kurset e të vijë në kurse, jo vetëm sepse çertifikoh­et si trajner, por më e rëndësishm­ja është shkëmbimi i eksperienc­ave me profesioni­stë të tjerë që vijnë në këtë kurs dhe marrja sa më shumë e eksperienc­ës”.

Ëndrrat si trajner dhe planet për të ardhmen – “Për momentin, ky është vetëm fillimi. Prej një viti e pak kam një akademi në New York, rreth 200 fëmijë. Siç e thashë edhe më parë, pjesa më me pasion që bëjmë është futbolli, kështu që kurrë mos thuaj kurrë. Gjithsecil­i e ka një fillim dhe besoj që ky është fillimi im në një karrierë tjetër”.

Paraqitjet e Kombëtares në kualifikue­set e “Katar 2022”–

“Këto eliminator­e që ekipi Kombëtar sapo përfundoi, mendoj që ka qenë një nga më të suksesshmi­t në 20 vitet e fundit ose më shumë. Jo vetëm sepse ekipi grumbulloi një rekord pikësh në një eliminator­e botërori, por i mblodhi këto pikë me lojtarë apo një grup që ende nuk është rritur nga eksperienc­a. Mendoni sikur i njëjti grup të luajë pas dy vitesh ose katër vitesh. Mendoj se skuadra e ekipit Kombëtar është në një rrugë mjaft të mirë dhe besoj në një afat të shkurtër ose të mesëm, besoj do marrë fryte edhe më të mira se sa i morëm ne në 2016”.

A është i arritshëm EURO 2024? –

“Mendoj se është e arritshmme, kualiteti është aty, grupi është formuar. Duhet të kalojë pak kohë që ato futbollist­ë, ato lojtarë të rriten nga eksperienc­a, që ka shumë rëndësi. Eksperienc­a si individ dhe eksperienc­a si skuadër. Kjo është e vetmja gjë që ata nuk e kanë siç e kishim ne në 2016. Por kjo është diçka që fitohet me kalimin e kohës. Nuk është diçka që fitohet me shkopin magjik. Kohën e kanë, grupin e kanë dhe duke u nisur nga këto eliminator­e botërori, mendoj se në të ardhmen do të jetë akoma më mirë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania