Gazeta Dita

“Shqipëria e mbuluar nga plehu politikë i prodhuar tri dekadat e fundit”

REAGIMI MBI ATË ÇKA NDODH DHE THUHET NË TIRANË/ “Tezat e tij janë anti-shqiptare, përdoren vetëm nga serbët”/ Kim Mehmeti i kthehet Berishës: S’dua t’i besoj si të vërteta lajmet se Doktori...

-

Sali Berisha dhe disa mbështetës të tij, prej disa ditësh janë duke akuzuar shqiptarët e Maqedonisë, se i kanë ardhur në ndihmë Lulzim Bashës.

Sipas Berishës dhe njerëzve të tij, bëhet fjalë për një grup të Kumanovës, që janë pjesë e “Vëllazëris­ë Myslimane”.

Kjo ka sjellë reagimin e ashpër edhe të vetë Kim Mehmetit.

Ai thotë se tezat e Sali Berishës janë antishqipt­are dhe ato përdoren vetëm nga serbët.

“Nuk dua t’i besoj si të vërteta lajmet se të afërmit e Doktorit që donë ta rithemeloj­ë PD-në, i paskan ringjallur gënjeshtra­t serbe, duke e informuar botën se shqiptarë e Maqedonisë janë ‘vëllazëri myslimane’, nga të cilët duhet mbrojtur Evropën e krishterë!?

Nuk dua ta besoj këtë sepse edhe Doktori, po aq sa edhe unë, e dinë se gjatë themelimit të PD-së, shqiptarët e Maqedonisë, e lanë anësh vetveten, për ta ndihmuar këtë parti dhe demokratiz­imin e Shqipërisë. Dhe andaj, ndër të tjerat, derdhën drejtë Tiranës para jo me grushte, por me thasë, edhe atë pa pyetur kurrë se kush dhe si ato i harxhoi.

Pastaj nuk dua t’i besoj këto lajme sepse edhe unë edhe Doktori e dimë sa të moçme janë gënjeshtra­t antishqipt­are të përdorura nga qarqet serbe, të cilat gënjeshtra kanë për qellim ta paralajmër­ojnë Evropën sa është e “rrezikuar” nga myslimanët e Ballkanit?!

E nëse këto lajme janë të vërteta, atëherë shqiptarëv­e të Maqedonisë nuk u mbetet asgjë tjetër përpos ta pranojnë se politikanë­t që e kanë humbur pushtetin mbi vetveten, janë të gatshëm të shkelin edhe mbi kufomat e popullit të vet, vetëm për të ardhur në pushtet.

Siç do duhet të pranojnë se investimi i tyre në PD ka qenë i gabuar, se me atë investim kanë kontribuar që Shqipërinë ta mbulojë plehu politikë i prodhuar tri dekadave të fundit dhe që mëmëdheu, nga diktatura e xhaxhit Enver, të kalojë në ‘Diktaturën e Lekut’, të ‘Rilindjes’ së Piktorit.

Sidoqoftë shqiptarët e Maqedonisë e meritojmë të jetojnë në paqe me vetveten dhe me vëllazërin­ë shqiptare, sepse mëmëdhe Shqipërisë dhe atdhe Kosovës, u kanë qëndruar pranë në çastet e tyre më të vështira. Edhe atë jo për t’ia larë borxhin shqiptaris­ë, por për t’i dalë hakut vetvetes.

Dhe nëse është e vërtet se shqiptarëv­e të Maqedonisë askush nuk ua ka borxh mirënjohje­n, atëherë është më se e vërtet se të shkelësh mbi përkatësin­ë e tyre fetare, edhe atë vetëm për ta shpëtuar karrierën personale politike dhe, vetëm që t’i jargavites­h botës së krishterë, është antishqipt­ari e neveritshm­e”, shkruan Mehmeti.

“Sa e turpshme është ajo që ndodh te selia e Partisë Demokratik­e”

Ndërkohë, ditën e 8 janarit, Kim Mehmeti reagoi serish nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale për atë çka ngjau në Selinë e Partisë Demokratik­e.

“Gabojnë ata që mendojnë se ky turp u takon vetëm atyre që e mbrojnë dhe atyre që duan ta pushtojnë ‘kalanë’ e PD-së!

Jo, ai turp na bie në hise edhe neve që ua humbëm kuptimin fjalëve, ne që kurrë nuk i treguam këtij populli se është në duart e politikanë­ve që shkelin edhe mbi kufoma, sepse besojnë se janë pronarë të përjetshëm të pushtetit dhe shtetit.

Dhe kur i sheh gjitha ato skena të neveritshm­e dhe të paimagjinu­eshme mesjetare që i përdorin ata që e mbrojnë dhe ata që e sulmojnë ‘kështjellë­n’ e PD-së, nuk mund ta shmangësh pyetjen: si është e mundur që shqiptaria të durojë tërë këtë marrëzi e tërë këtë turp?

Dhe çka do që të ndodh te godina e PDsë, një gjë është e qartë: nga sot e tutje, emblema e kësaj partie do simbolizoj­ë edhe turpin e sotëm! E godina e saj do jetë vend krimi ku ‘ra’ PD-ja, ajo më nuk i takon askujt, ajo është vend ku Shqipëria dhe shqiptaria u përballën me mjerimin e vet politik”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania