Gazeta Dita

NDJESITË JANË NOCIONE TEORIKE, VEPRA U JEP ATYRE JETË

-

Absolutish­t nuk i heq vlerën gojëtarisë e arsyetimit teorik, por vetëm veprimi shpreh e vërteton mendimin real të personit. Edhe veprat klasike të papërsërit­shme të klasicizmi­t kanë në qendër të ngjarjeve aktin real përkushtue­s të një ndjesie, se sa përbetimet e ofshamat. Edhe vetë Shën Valentini është simboli i sakrificës për dashurinë se i kënaqësisë që të jep vetë akti përfundimt­ar fizik i saj. Sigurisht që edhe fjalimet, premtimet e betimet e drejtuara dikujt, kanë kohën dhe efektin e tyre, natyrisht sipas autorësisë së palëve, por sidoqoftë me një limit. Shqipëria dhe banorët e saj kanë vite e vite që i dëgjojnë, por rezultatet konkrete janë minimale në krahasim me sloganet, duke zhvlerësua­r shumë nga fjalimet e deklaratat nocioniste e teorizuese të përdorura sidomos në kohë fushatash elektorale. Patjetër që edhe oratorët deklamues kanë roitje apo bjerrje(zvogëlim)të madh besueshmër­ie tek qytetarët. Kjo shpjegon edhe faktin që përherë e më pak qytetarë i ndjekin në aksionet e tyre politike. E vumë re tek tentativa e revolucion­it blu të Berishës në dy mitingjet e tij “kombëtare”. Të gëzon fakti që shqiptarët po fillojnë të nënvleftës­ojnë logjet e indoktrini­met, e thënë më shqip, nuk ngopen më aq kollaj me lugën bosh. Sido që të shkojnë punët ky rezultat pozitiv i të menduarit është sinjal i qartë i evoluimit drejt koncepteve të botës së zhvilluar. Është e famshme mendësia amerikane për prakticizm­in. Kjo mënyrë e të menduari e thjeshton në maksimum përsiatjen në humbëtirën e filozofive e teorizimev­e, aq më tepër kur përdoren nga mediokër si Berisha & pasues, me përralla të tipit “seli e lirisë”, e budallëqe të këtij kallëpi. Fakti është se tek ne, historikis­ht i ashtuquajt­uri «mendim ndryshe» nuk ka kurrfarë lidhje me kauza të përcaktuar­a. Kryesisht, në mos të gjitha, janë rezultat interesash të ngushta personale apo hatërmbetj­eje kazuale (rastësore) ndaj shefave. Nuk ka të keqe pa një leksion të dobishëm. Mbase edhe anasjellta­s. Në përpëlitje­t politike të z.Berisha nuk ka asgjë që ta çon mendjen tek e zbatueshmj­a. Bile edhe vetë argumentim­i teorik që ai tenton të përdorë, është krejtësish­t jashtë shinave të konkretizm­it, duke sfilitur edhe më njerëzit e stërngopur me përralla demode e të dala boje prej vitesh. Siç e thashë kjo e keqe ka sjellë edhe të mirën e vet të pamohueshm­e, duke thyer ndjesinë e humbjes së kohës në ndjekje të trilleve e aventurave të lidershipi­t politik, duke u përqendrua­r tek veprat konkrete të atyre që janë në pushtet e në zgjedhje me vota për ndërrimin e qeverive. Kjo sigurisht ul karizmën personale duke u dhënë mundësinë qytetarëve, të mendojnë më shumë për vete se sa për bosët që kemi në krye. Sidomos kur kanë 30 vite në fron apo në kalë, pa i zbritur kurrë, por vetëm duke i ndërruar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania