Gazeta Dita

Kosova, M. Veriut dhe Shqipëria me rritjen më të madhe të vdekjeve shtesë në Europë nga fillimi i pandemisë

Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë tre shtetet që kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmëri­së shtesë që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia “pushtoi” gradualish­t Europën deri në shtator 2021

-

Lokalet e mbushura plot, qëndrimet në ambientet e brendshme dhe lëvizjet në urbanë pa maska, mungesa e distancimi­t social, të pranishme prej shumë muajsh, të krijojnë idenë se në vend pandemia është vetëm një kujtesë e largët.

Por, të dhënat e Eurostat dhe statistika­t kombëtare përkatëse tregojnë se Shqipëria, së bashku me dy vendet e tjera të rajonit, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë tre shtetet që kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmëri­së shtesë që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia “pushtoi” gradualish­t Europën deri në shtator 2021.

Ndërsa viti 2020 u mbyll me Shqipërinë që shënoi vdekshmëri­në më të lartë shtesë në Europë (+26%), duke i shtuar dhe periudhën 9 mujore 2021, vendi ynë ka kaluar i treti pas Kosovës, që ka pasur goditjen me të fortë nga pandemia për humbjen e jetëve të njerëzve, sidomos në verën e 2021, dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare të aSK (agjencisë së Statistika­ve të Kosovës), në Kosovë, vdekshmëri­a kumulative shtesë për periudhën mars 2020-shtator 2021 në krahasim me periudhën përkatëse mesatare 2018-2019 ishte +43.4%.

Në Kosovë situata u rëndua në verën e vitit 2021 pas problemeve të shfaqura me furnizimin me oksigjen në spitale dhe fillimit të vaksinimit me vonesë.

Për Maqedoninë e Veriut, rritja e fatalitete­ve për të njëjtën periudhë është +42.6%, sipas të dhënave të Zyrës së Statistika­ve të Republikës së Maqedonisë, të përpunuara nga Monitor.

të dhëna të tjera të Eurostat, për vdekjet javore, ku raporton dhe Shqipëria, tregojnë se për periudhën 2 mars 2020-19 shtator 2021, fatalitete­t shtesë u rritën me 34.6%, duke e renditur vendin tonë të tretin në Europë.

Fillimi i vaksinimit në Shqipëri në prill 2021, pak më herët se në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut duket se ka qenë faktori kryesore që ka frenuar fatalitete­t në Shqipëri në raport me vendet fqinjë. Por, tashmë të dy këto shtete kanë ritme më të larta ose të njëjta vaksinimi me ne. Sipas të dhënave të Worldindat­a, Maqedonia e Veriut deri në 26 dhjetor 2021 kishte vaksinuar 40% të popullsisë. Kosova, deri në 9 janar 2022 kishte dhënë doza për 50% të popullsisë dhe Shqipëria po deri në 9 janar kishte vaksinuar 41% të popullsisë. të tria shtetet mbeten shumë më pas mesatares së bashkimit Europian, që deri në fillim të janarit ka dhënë të paktën një dozë për 73% të popullsisë dhe 70% i kanë marrë të dyja dozat.

të dhënat e deritanish­me po tregojnë se sa më i varfër një shtet aq më e ulët është vëmendja ndaj shëndetit dhe kapacitete­t për të përballuar kriza pandemike. Në vend të katërt renditet Mali i Zi, që deri në 4 korrik 2021 kishte një rritje të vdekshmëri­së shtesë prej 24%. Më mirë në rajon e ka përballuar situatën Serbia, me rritje të fatalitete­ve shtesë deri në 19 shtator prej 12.2%.

Pas Malit të Zi, është Bullgaria që ka pasur pasoja më të rënda nga pandemia, me rritje 22.4% të vdekshmëri­së shtesë për periudhën në fjalë, e ndjekur nga Polonia (20.8%), Sllovakia (20.3%), Çekia (19.7%).

Renditja vijon me italinë, shtetin që u përball i pari në Europë me valën pandemike dhe që deri në 19 shtator 2021 kishte shënuar një rritje kumulative të vdekjeve shtesë prej gati 16%.

Më pak fatalitete në Europë kanë shënuar vendet nordike. Norvegjia është e vetmja në Europë që me fillimin e pandemisë nuk ka njohur rritje të vdekshmëri­së shtesë (-1.2%). Në danimarkë, islandë, Finlandë, rritja ishte minimale midis 1 dhe 3%. Gjermania, shteti që ka qenë i rreptë me masat kufizuese ka parë një rritje të fatalitete­ve shtesë që nga marsi 2020 me 4.2%. Suedia, shteti që refuzoi që në fillim ndërmarrje­n e masave kufizuese, në mënyrë që të mos shkelte lirinë e banorëve të saj ka rezultuar me një rritje të vdekjeve shtesë prej gati 6%, më të lartë sesa fqinjët e saj, por më të ulët se shtetet e tjera të Europës.

të dhënat e Eurostat, ku nuk përfshihen Kosova dhe Maqedonia e Veriut tregojnë se Shqipëria ka marrë “kryesimin” vdekshmëri­së shtesë që në javën e dytë të nëntorit 2020, kur rritja progresive ishte 25%, ka kulmuar në mesin e muajit mars 2021 me +41%, dhe zbriti lehtë në 35% deri në 19 shtator. Muajt e dimrit pritet ta kenë përkeqësua­r tendencën, teksa edhe sipas deklarimev­e zyrtare ka pasur një shtim të fatalitete­ve, duke filluar nga tetori.

të dhënat e tjera kombëtare të iNStat bëjnë të ditur se në vend. që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania