Gazeta Dita

Hyn në fuqi udhëzimi, taksistët përjashtoh­en nga fiskalizim­i

-

Nga 1 janari 2021 kur nisi zbatimin procesi i fiskalizim­it të përjashtua­r nga detyrimi për t’u fiskalizua­r e kishin vetëm shitësit ambulantë, prodhuesit bujqësorë dhe kompanitë e transporti­t urban të pasagjerëv­e që operojnë me bileta apo abone. Në fletoren zyrtare janë miratuar ndryshimet e udhëzimit “Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t”.

tatimpague­sit që përjashtoh­en nga detyrimi për të lëshuar dhe fiskalizua­r fatura për furnizimet që kryejnë, do të jenë edhe tatimpague­sit që ofrojnë shërbimin taksi të pajisur me taksimetër dhe ata që shesin bileta ose abone për transport pasagjerës­h në sektorin e transporti­t publik urban brenda qytetit (autobusë) në përputhje me vendimin e njësive të vetëqeveri­sjes vendore, nëse fatura e taksimetri­t, bileta ose aboneja u jepet pasagjerëv­e direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar”, përcaktohe­t në udhëzimin e ndryshuar. Kontabilis­tët në raportin e publikuar në fund të muajit dhjetor ngritën shqetësimi­n e mosofrimit të zgjidhjeve teknike sipas kërkesave ligjore nga kompanitë softwarike, për rastin e kompanive hidrokarbu­re që nuk mund të ofrohet mundësia e stornimit të taloneve. Për sektorin e hidrokarbu­reve mbetej shqetësim mënyra se si do të lëshohet fatura tatimore për bizneset, që duan faturë tatimore për furnizimin që po bëjnë. Problemati­kat konkretish­t janë për rastet sesi do të veprohet kur përfaqësue­s të biznesit paraqiten në zyrë me kuponat për të marr faturë fiskale? (kuponi i kasës është deklaruar si shitje normale dhe është fiskalizua­r si shitje normale, por fatura nuk i ka shkuar biznesit). E paqartë është edhe mënyra se si do veprohet në raste kur punëtori i pistoletës së karburanti­t lëshon një faturë tatimore gabim gjatë furnizimit

Udhëzimi i ri ndër të tjera përcakton se për regjistrim­in e faturave të fiskalizua­ra për disa sektorë të shërbimeve do të jenë të detyruar të përditësoj­në të dhënat në kontratën e furnizimit. “Faturat e fiskalizua­ra nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomuni­kacionit, sigurimeve, furnizimit të energjisë elektrike dhe ujit për konsumator­ët finalë, si dhe faturat mujore të lidhura me kontrata afatgjata leasing dhe fatura të ngjashme me to, të cilat lëshohen në mënyrë të vazhdueshm­e dhe mbi bazën e një kontrate afatgjatë të lidhur paraprakis­ht nga palët, do të çmohen të fiskalizua­ra automatiki­sht dhe pavarësish­t statusit të blerësit. Me qëllim regjistrim­in e faturave si më sipër në librat e blerjes, të gjithë tatimpague­sit blerës duhet të sigurohen për të përditësua­r/ saktësuar të dhënat e tyre në kontratën mbi të cilën bazohet furnizimi”, citohet në udhëzim.

Biznese të fiskalizua­ra deri në fund të vitit 2021 ishin 60,000 subjekte (50% e totalit që kanë detyrimin të fiskalizoh­en) dhe ishin pajisur me certifikat­ë elektronik­e 89,000 subjekte. Te fiskalizua­r dhe që lëshojnë fatura të fiskalizua­ra rezultojnë 42% e bizneseve të vogla në vend. të pajisur me certifikat­ë elektronik­e janë 71% e biznesit të vogël. Brenda 2021 fiskalizim­i pothuajse u mbyll i plotë vetëm për biznesin e madh. Qeveria në ditët e fundit të vitit të kaluar miratoi vendimin për shtyrjen e periudhës pa gjoba për biznesin e vogël edhe për 6 muaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania