Gazeta Dita

“I gjeta hunjtë në rrugë dhe i mora për në shtëpi se po bëj ca rregullime!”, dëshmitë ‘perla’ të disa prej të ndaluarve në Prokurori

-

Prokuroria ka kërkuar për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për katër prej të ndaluarve më datë 8 janar në selinë e PD-së, ndërsa për 30 të tjerë u kërkua masa e sigurisë “detyrim paraqitjej­e”. Vendimi pritet të jepet ditën e sotme, ndërkohë që mediat kanë publikuar disa detaje nga dosja e prokuroris­ë, ku janë dëshmitë e dhëna prej të ndaluarve në lidhje me çfarë ndodhi mesditën e 8 janarit, në selinë e Partisë Demokratik­e. Njëri prej të ndaluarve, i riu nga Durrësi, Gentian Lamnicaj, është shprehur se nuk ka bërë asgjë të kundraligj­shme në selinë e PD-së. “Unë vetëm kam duartrokit­ur kur u hap dera dhe u futa brenda të mbrohesha se nga sipër binin xhama”, është shprehur ai. Agron Gjura, anëtar i PD-së, është shprehur se ishte duke shkuar në shtëpi dhe u ndalua nga policia. Ndërkohë, blutë e Tiranës e kanë fiksuar atë duke kryer veprime ndaj forcave të rendit. Tepër interesant­e është dëshmia e Hajredin Gjurajt, i cili i ka arsyetuar një një mënyrë tepër origjinale hunjtë që policia i kapi në duar, kur e ndaluan.

“Kisha nevojë të bëja ca rregullime në shtëpi. I gjeta në rrugë bishtat e kazmës dhe i mora sepse më dueshin t’i përdorja. Ishte policia që ushtroi dhunë ndaj nesh dhe jo ne ndaj saj”, është shprehur ai.

Denis Luku shprehet se nuk ka ushtruar dhunë ndaj policisë dhe se në pamjet e fiksuar prej forcave të rendit nuk ishte ai. “Levën e gjeta aty në seli. Dera ishte e mbyllur dhe unë e përdora levën për të hapur derën e partisë sime”, shprehet ai. Denis, Valdrin Dervishaj dhe Oerges Dervishaj, shprehen se nuk kanë qenë fare në protestë, por në një qendër tregtare aty pranë, ku edhe janë ndaluar nga policia.

Mes të ndaluarve janë edhe persona të dyshuar se ishin brenda godinës së PD-së dhe gjatë tre orëve të përplasjes kanë hedhur sende të forta nga sipër ndaj mbështetës­ve të Bashës. Raporti i policisë thekson se i ndaluari tjetër Duleman Marku, ka kryer veprime të dhunshme ndaj tyre, ndërsa ky i fundit shprehet se nuk do të japë asnjë sqarim ndaj prokurorëv­e. Policia dyshon se Armando Dervishi, Ardian Myrto dhe Oltian Zenelaj, kanë qenë brenda godinës dhe kanë goditur me bidona plastikë në drejtim të turmës. Të dyshuar si persona që kanë goditur në drejtim të mbështetës­ve të Berishës nga brenda selisë së PD-së janë edhe Ylli Gosturani, vëllai i truprojës së kryedemokr­atit Lulzim Basha; Selman Krasniqi dhe Xhevahir Xhorxhev.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania