Gazeta Dita

ekuadori liron dritan rexhepin, Shqipëria e kërkon për rrëmbimin e Jani prengës

-

Mediat raportuan se pak javë më parë, drejtësia e vendit amerikano-latin ka liruar me kusht për pjesën e mbetur të dënimit atje, shqiptarin me katër identitete. Urdhër që të mos dalë nga vendi, derisa të merret vendimi për tre kërkesat për ekstradim nga Shqipëria, Italia dhe Spanja. Në vendin tonë është dënuar për vrasjen e 2 policëve në Krujë, në vitin 1998 dhe për dhënien e urdhrit për rrëmbimin e Jani Prengës, më 7 janar 2020 në Kamëz, që u zhduk pa gjurmë pas torturave. Si e cilësojnë mediat dhe policitë e huaja, tre arratisjet nga burgjet dhe skeda kriminale

Ekuadori ka liruar nga burgu pak javë më parë të shumëkërku­arin nga Shqipëria, dritan Rexhepi, i cili po vuante një dënim prej 11 vite burgimi në vendin amerikano-latin, për trafikun e 300 kg kokaine. i cilësuar nga mediat ndërkombët­are edhe si “trafikanti shqiptar që përmbyti Europën me drogë”, rezulton se është liruar pasi dënimi u konsiderua i shlyer në atë vend. Lajmi ka qarkulluar në disa media pasditen e djeshme, por mbetet në pritje të konfirmimi­t zyrtarisht nga organet ligjzbatue­se shqiptare, me interes të drejtpërdr­ejtë në çështje. Raportohet se Rexhepi, që mban edhe emrin e dytë Gramoz, Lulzim Murataj, si dhe një identitet të katërt grek, lirinë e parakohshm­e e ka fituar me kusht, për të mos dalë nga Ekuadori, ku prej javësh paraqitet pranë autoritete­ve dhe mbahet në vëzhgim prej tyre, për shkak të frikës së arratisjes, pasi rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete (Shqipëri, Spanjë dhe itali).

Për shkak se ka kërkesa ekstradimi nga këto tre vende, drejtësia ekuadorian­e i ka vënë kusht Rexhepit që të mos arratiset, edhe pse më herët ai është larguar nga burgjet të paktën tre herë; Shqipëri, itali dhe Belgjikë. Megjithëse Shqipëria ka dorëzuar kërkesë ekstradimi prej rreth dy vitesh, drejtësia e vendit amerikano-latin ende nuk i ka dhënë zgjidhje apo përgjigje, sikurse edhe kërkesave të dy vëndeve të tjera europiane. dritan Rexhepi akuzohet në Shqipëri se porositi rrëmbimin e Jani Prengës nga qelia, më 7 janar 2020, që u zhduk pa gjurmë pas torturimit për çështjen e grabitjes së 100 kg kokainë nga i vëllai në angli. Rexhepi e mohoi nga Ekuadori përfshirje­n e tij në ngjarje, por sipas Prokuroris­ë, ai rezulton se ka pasur biseda me familjarët e Prengës, duke thënë se nuk ka dhënë urdhër për vrasje, duke dhënë emrat e personave të tjerë të implikuar. Ndërsa pak javë, ishte edhe në qendër të një artikulli, të “the Ëall Street Journal».

Skeda kriminale e vlonjatit. Vrasja e 2 policëve, arratisjet dhe akuza për rrëmbimin e Jani Prengës

dritan Rexhepi, me tre identitete, në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, arben Keqi e durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. akuzat vlonjati nuk i ka pranuar asnjëherë, duke kërkuar pafajësinë. U arrestua në vitin 2006 në durrës, por u arratis pas disa orësh nga paraburgim­i, duke shkaktuar një furtunë skandaloze në media për masat e sigurisë

në Komisariat­e. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjev­e nga burgu. Fillimisht, ai është arrestuar në 2006 në ambientet e “Hotel tirana”, së bashku me Nadien Zeneli, për çështjen e vrasjes së policëve.

Në vitin 2013, Gramoz (dritan) Rexhepi u kap në itali. Pala shqiptare që ndërkohë po zhvillonte gjyqin në mungesë në apelin e Krimeve të Rënda kundër Rexhepit, për dy vrasjet e policëve, sapo mësoi arrestimin e tij në itali, menjëherë nëpërmjet një letërporos­ie, kërkoi njoftimin e këtij personazhi “Foto”, se në Shqipëri po zhvillohej një proces gjyqësor kundër tij. Por nga italia ka ardhur një përgjigje surprizë, se ai ishte arratisur nga burgu në Voghera. drejtësia shqiptare ka kërkuar informacio­n për dritan Rexhepin në Zyrën Qendrore Kombëtare të interpolit dhe u zbulua më pas se ishte arrestuar në Spanjë dhe ekstraduar në Belgjikë. Por në një tjetër dokument zbulohet edhe arratisja e tretë e dritan Rrexhepit nga burgjet belge, në Merksplas, me drejtim të paditur.

Hyrjen në vendin tonë e ka pasur nga Kakavija, me pasaportën biometrike të falsifikua­r më gjeneralit­etet Lulzim Murataj, më 28.11.2011 dhe daljen e fundit 16.11.2013. Me këtë emër u arrestua edhe në Ekuador, më 8 gusht të vitit 2014. autoritete­t ekuadorian­e njoftuan se në operacioni­n antidrogë “Balance”, u kap edhe Lulzim Murataj, lindur Vlorë, posedues i pasaportës me nr.BB 3563478. Nga verfikimet në sistemin TIMS, rezulton se “bëhej fjalë për dritan alias Gramoz Rexhepi, ose “dioniso Poulos”, i cili ishte arrestuar në Ekuador…”. identiteti i përdorur i përket një banori të njësisë Kotë në Vlorë, i lindur në fshatin Velç, në 23 prill 1979, i cili aktualisht rezulton të jetë në burg në angli. Rezulton se aplikimi për nxjerrjen e pasaportës biometrike është kryer në komunën Levan të Fierit dhe të gjithë praktikën e dokumentac­ionit e më pas hedhjen në sistem të gjurmëve të gishtave dhe fotografiv­e e ka ndjekur punonjësi i qendrës së aplikimeve, anton Përlala. Gjurmët papilare të gishtave dhe foto kanë qenë të Gramoz Rexhepit, ndërsa të dhënat e tjera janë hedhur në sistem në emër të Lulzim Murataj. Rexhepi u dënua me 11 vite burgim në Ekuador, nga të cilat ka kryer tetë dhe pjesa tjetër është kthyer në dënim me kusht, para se të merrej vendimi për tre kërkesat e ekstradimi­t nga italia, Spanja dhe Shqipëria.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania