Gazeta Dita

TakimeT e udhëTariT Të palodhur e mjekuT Të famshëm anglez sir henry holland me ali pashë Tepelenën

- Prof. Dr. Refik Kadija

Mjeku i shkëlqyer dhe miku i shqiptarëv­e doktor Henry Holland është udhëtari anglez që e vizitoi ali Pashë tepelenën gjatë turneut të tij më shpesh se çdo udhëtar tjetër dhe u miqësua me të. ai erdhi dhe i vizitoi disa nga trojet shqiptare në moshën 24-vjeçare, kur miku dhe vërsniku i tij George Gordon Byron sapo kishte botuar në Londër dy këngët e para të poemës Shtegtimet e Çajld Haroldit që e bënë menjëherë të famshëm. Edhe vepra madhore me 551 faqe e doktor Hollandit “Udhëtime në ishujt Jonianë, Shqipëri, thesali, Maqedoni, etj. (1812-1813)” pati sukses të menjëhersh­ëm kur u botua më 1815. Në këtë vepër ai bën një përshkrim të hollësishë­m të biografisë së ali Pashës dhe jep përshtypje­t e tij për vezirin shqiptar. Gjithashtu ai bën një përshkrim të hollësishë­m të historisë së Shqipërisë, origjinës ilire të shqiptarëv­e dhe gjuhës shqipe, si dhe gjeografis­ë së vendit, veçanërish­t të trojeve shqiptare që vizitoi nga Janina në tepelenë.

Sir Henry Holland, M.d., lindi më 27 tetor 1788, në qytetin e vogël Knutsford të anglisë qëndrore dhe ishte i biri i një mjeku shumë të respektuar në atë qytet. ishte kushëri i parë i romanciers viktoriane Elizabeth Gaskell, autores së romanit Meri Barton, ishte kushëri dhe mik i ngushtë i Çarlz darvinit, mik i Lord Bajronit, i romanciere­s Meri Shelli dhe i romancieri­t Valter Skot; ishte konsulent mjekësor i 6 kryeminist­rave dhe mjek personal i dy mbretëresh­ave të Britanisë së Madhe: i Mbretëresh­ës Karolain (1820-1821) dhe i Mbretëresh­ës Viktoria e bashkëshor­tit të saj Princit albert për 36 vjet (1837-1873), etj. Pas një arsimimi të shrregullt parauniver­sitar publik e privat dhe pasi u muar për pak kohë me tregti, më në fund vendosi t’i kushtohet mjeksisë. Në moshën 18-vjeare, me 6 tetor 1806 ai shkoi në Universite­tin e Edinburgut dhe për 5 vjet ndoqi studimet e rregullta për mjekësi. Më 12 shtator 1811 u diplomua doktor në Mjeksi (d.M.i. de islandiae Morbis).

Pasi përfundoi specializi­min mjeksor, në fillim të vitit 1812 ai ndërmori një udhëtim prej 18 muajsh në Mesdhe gjatë të cilit vizitoi Portugalin­ë, Gibraltari­n, Sardenjën, Siçilinë, ishujt Jonianë, Shqipërinë dhe Greqinë. Kur u kthye nga ky udhëtim i gjatë, ai u ul menjëherë në tryezë dhe i hodhi në letër përshtypje­t e freskëta të udhëtimit. Ndërkohë iu përkushtua profesioni­t si mjek publik. ai ishte shumë popullor me pacientët e tij, por qysh në fillim ai vendosi një regjim të veçantë që e ndoqi gjatë gjithë jetës: dhjetë muaj në vit ushtronte profesioni­n e mjekut dhe dy muaj, në vjeshtë, ia kushtonte

udhëtimeve nëpër botë. ai ishte udhëtar i palodhur që shëtiti jashtë vendit të tij çdo vit për 65 vjet, që kur ishte 20 vjeç deri sa vdiq në moshën 85 vjeç. ai vizitoi çdo vend evropjan që nga islanda deri në jug të Europës, disa prej tyre më shumë se një herë, dhe bëri turne nëpër tre kontinente të tjerë. Udhëtimin e fundit e bëri pak ditë para se të vdiste: Po kthehej nga një turne në Rusi me të birin të premten, me 24 dhjetor 1873, mori pjesë në gjyqin e famshëm të marshallit Bazaine në Versajë dhe hëngri drekë po

atë ditë në ambasadën britanike në Paris, u kthye në Londër të nesërmen (të shtunën) dhe vdiq në shtëpinë e tij në Brook-Street të Londrës, të hënën, me 27 tetor 1873.

Në librin e tij doktor Henry Holland-i përveç një biografie të hollësishm­e të Ali Pashës, ka dhënë disa përshkrime magjepsëse të takimeve të tij me vezirin shqiptar dhe të bisedave me të, që nga intervista e tij e parë (kap. Vii), vizitat e shpeshta mjeksore tek aliu (kap. iX), intervista me aliun para nisjes së doktorit në lundrimin e tij të dytë në Shqipëri (kap. XXi), dhe deri tek intervista e fundit me Pashain para kthimit të tij në angli (kap. XXV). ai ka bërë edhe një portretizi­m të gjallë e të plotë të ali Pashës, pa e idealizuar atë, duke vënë në dukje despotizmi­n e ambicjet, por edhe vlerat e virtytet e tij. Portreti, i cili ka thuajse efekte vizuale, nis me përshkrimi­n e pamjes së jashtme:

“tërë vëmendja jonë në këtë çast ishte përqëndrua­r mbi vetë personin e ali Pashës, figura e të cilit formonte pjesën më të rëndësishm­e të tablosë që ishte para nesh. ai ishte i ulur këmbëkryq (këmbë-turqisht), me këmbët të kryqëzuara nën vete, në një divan pranë zjarrit (ngjitur me vatrën), pak më i ngritur se të tjerët dhe me më shumë zbukurime. Në kokë mbante një kësulë të rrumbullak­ët e të lartë, me ngjyrë blu të thellë e të rrethuar me një fjongo të artë. Veshja e tij e jashtme ishte prej një cope të verdhë, gjithashtu plot me qëndisma, dy veshje të brendshme me vija me ngjyra të ndryshme dhe që binin poshtë lirshëm nga qafa deri te këmbët, por që kufizohesh­in vetëm në brez nga një rrip i qëndisur, në të cilin ishin ngjeshur një kobure dhe një kamë, të punuara bukur e hollë. dorezat e këtyre armëve ishin të veshura me diamante e perla, kurse në kokat e secilës ishin inkasuar smeralde të mëdhenj e të bukur. Në gishtërinj Veziri mbante shumë unaza me diamante të mëdhenj, dhe koka e çibukut të tij të gjatë e elastik ishte gjithashtu e stolisur me lloje të ndryshme xhevahires­h.”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania