Gazeta Dita

Takimi SHBA-Rusi, Moska: Nuk e pushtojmë Ukrainën, por duam garanci nga NATO

-

Rusia siguroi Shtetet e Bashkuara se nuk ka ndërmend të pushtojë Ukrainën, pasi diplomatë nga të dyja vendet u takuan për bisedime të nivelit të lartë në Gjenevë. Pas një takimi që zgjati më shumë se 7 orë ditën e hënë, të dyja palët u dakordësua­n të vijojnë përpjekjet për të reduktuar tensionet. Megjithatë nuk pati sinjale për zhvillime të rëndësishm­e pas bisedimeve. “Nuk mendoj se dikush do të befasohej nga fakti se Rusia do të na thoshte se nuk ka ndërmend të pushtojë Ukrainën. Se këto janë thjesht manovra dhe stërvitje ushtarake. Por do theksoja se asnjë nga këto manovra nuk ishte e lajmëruar dhe ne e lajmërojmë njëri-tjetrin për stërvitje të mundshme aty ky mundemi. Ata mund të provojnë atë që thonë duke tërhequr trupat nga kufiri”, tha Wendy Sherman, Zv.sekretare Amerikane e Shtetit. Rreth 100 mijë trupa ruse besohet të jenë pozicionua­r pranë kufirit me Ukrainën, duke nxitur frikën për një pushtim të mundshëm. SHBA ka kërcënuar Rusinë me sanksionet më të forta deri më tani nëse do të sulmojë. “I shpjeguam kolegëve tanë se nuk kemi në plan të sulmojmë Ukrainën. Stërvitjet ushtarake të trupave po zhvillohen brenda territorit tonë dhe nuk ka asnjë arsye t’i frikësohem­i një skenari të tillë”, tha Sergei Ryabkov, zv.ministër i Jashtëm i Rusisë. Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Wendy Sherman, i cilësoi bisedimet si të sinqerta dhe drejtpërdr­ejta dhe kishin ndihmuar për të kuptuar më mirë shqetësime­t e secilës palë. Megjithatë ajo theksoi se Uashington­i i kishte refuzuar ato që i quajti propozime të papranuesh­me për qeverinë amerikane, përfshirë kërkesën e Moskës që NATO të angazhohej për të mos e anëtarësua­r kurrë Ukrainën në aleancë. “Ne nuk do të lejojmë askënd të minojë politikën e dyerve të hapura të NATOs e cila ka qenë bosht i aleancës”, tha ajo. Bisedimet janë të parat e një sërë takimeve mes SHBA, aleatëve dhe zyrtarëve rusë këtë javë qe do të përfshijnë gjithashtu një takim në selinë e NATO-s në Bruksel të mërkurën dhe atë OSBE ditën e enjte.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania