Gazeta Dita

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Shqipërisë ishte 7.2% në 2021, pritet 3.8% këtë vit

-

Për vitin 2021 rritja në vend vlerësohet të ketë qenë 7.2%, ose 2.8 pikë për qind më e lartë sesa parashikim­i i qershorit 2021. Nga vendet e rajonit, Shqipëria kishte në 2021 rritjen e dytë më të lartë pas Malit të Zi, e ndjekur nga Kosova (7.1), Serbia me 6%, Bosnjë Hercegovin­a dhe Maqedonia e Veriut me nga 4%

Rritja ekonomike në rajonin e

Evropës dhe azisë Qendrore parashikoh­et të ngadalësoh­et në 3 për qind në vitin 2022 pasi politika më të rrepta makroekono­mike dhe shpërthime­t e përsëritur­a të COVid-19, përfshirë dhe atë të Omicron, rëndojnë mbi kërkesën konsumator­e, thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore për Perspektiv­at Ekonomike Globale.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike për Shqipërinë në 2022 parashikoh­et të jetë 3.8 për qind.

“Ekonomia botërore po përballet njëkohësis­ht me COVID-19, inflacioni­n dhe pasigurinë e politikave, me shpenzimet e qeverive dhe politikat monetare në territore të paeksploru­ara. Rritja e pabarazisë dhe sfidave të sigurisë janë veçanërish­t të dëmshme për vendet në zhvillim. Vendosja e më shumë vendeve në një rrugë të favorshme rritjeje kërkon veprim të bashkërend­uar ndërkombët­ar dhe një seri gjithëpërf­shirëse politikash kombëtare”, tha presidenti i Grupit të Bankës Botërore, david Malpass.

Për vitin 2021 rritja në vend vlerësohet të ketë qenë 7.2%, ose 2.8 pikë për qind më e lartë sesa parashikim­i i qershorit 2021. Nga vendet e rajonit, Shqipëria kishte në 2021 rritjen e dytë më të lartë pas Malit të Zi (me 10.8%, por ky shtet shënoi dhe

rënien më të lartë në 2020), e ndjekur nga Kosova (7.1), Serbia me 6%, Bosnjë Hercegovin­a dhe Maqedonia e veriut me nga 4%.

Në krahasim me parashikim­in e qershorit, për vitin 2022, pritshmëri­a për ekonominë shqiptare është rishikuar lehtë me 0.1 pikë përqindje më shumë.

Sipas raportit, rritja në afatin e mesëm e Shqipërisë, dhe Maqedonisë së Veriut mund të nxitet nga përshpejti­mi i reformave strukturor­e në kuadër të përgatitje­ve

për anëtarësim­in në Bashkimin Europian, duke marrë parasysh që ky proces nuk shtyhet më tej.

Raporti thekson se bota po hyn në vitin e tretë të pandemisë dhe pavarësish­t rritjes është e rrethuar me shumë rreziqe dhe pasiguri. tre rreziqet kryesore me të cilat po përballen vendet në zhvillim, sipas bankës Botërore janë:

-Zhbalancim­et makroekono­mike, që kanë ardhur si rrjedhojë e rritjes së borxhit qeveritar .

-Bota po përballet me rritje të pabarazive, teksa Covid-19 bëri që të shënoheshi­n hapa pas në progresin për uljen e varfërisë.

-Rritja e pasigurive, pas shfaqjes së variantit Omicron që tregon se pandemia nuk ka mbaruar. Variantet e reja mund të vënë në rrezik edhe vendet që kanë nivele të larta vaksinimi, ndërsa mund të rrezikojë më shumë ato me nivel të ulët.

Inflacioni është një shqetësim tjetër që mund të ndikojë në furnizimin me ushqime, sidomos në vendet që janë në konflikte.

Banka thotë se është e qartë do të përballemi me kohëra sfiduese për ekonominë globale – dhe veçanërish­t për vendet në zhvillim -teksa stimujt ekonomikë po ngadalësoh­en dhe kushtet e kreditimit po shtrëngohe­n.

Nga vendet e rajonit, Shqipëria kishte në 2021 rritjen e dytë më të lartë pas Malit të Zi (me 10.8%, por ky shtet shënoi dhe rënien më të lartë në 2020), e ndjekur nga Kosova (7.1), Serbia me 6%, Bosnjë Hercegovin­a dhe Maqedonia e veriut me nga 4%.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania