Gazeta Dita

Laboratorë për identitete false të vendeve të BE-së, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Përgjimet dhe hetimet 3-mujore çuan në bazën e fshehtë në Lezhë, ku u gjetën prova dhe logjistikë, si dhe materiale kompjuteri­ke për call-center pa licencë. Prodhohesh­in edhe pasaporta spanjolle dhe italiane, sajoheshin martesa fiktive. Pagesat shkonin ng

-

Një operacion për goditjen e një rrjeti kriminal të organizuar të falsifikim­it dhe trafikimit të klandestin­ëve me pagesa të majme, që shkonin nga 500, deri në 300 mijë euro, është goditur dje në disa qytete. Baza kryesore ka qenë në qytetin e Lezhës, por ndalime janë kryer edhe në tiranë, Korçë dhe Elbasan. Policia bëri me dije se u sekuestrua një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumentev­e të huaja të identifiki­mit, të dyshuara të falsifikua­ra dhe logjistikë për realizimin e tyre.

Po ashtu, është zbuluar edhe një ambient ku ushtrohej aktiviteti­t i dyshuar i mashtrimit kompjuteri­k, ndaj shtetasve të huaj. Burime zyrtare sqaruan se në pranga kanë rënë; Pertef Musabelli, 61 vjeç, banues në tiranë, Henri Haxhiraj, 34 vjeç, banues në tiranë, arjan Refugjati, 27 vjeç, banues në tiranë dhe Erigesji Moriga, 21 vjeç, banues në Korçë, ndërsa u shpall në kërkim artur tereziu, 52 vjeç, banues në Elbasan dhe ilir Mata, 41 vjeç, banues në tiranë. Pas hetimeve 3 mujore, policia organizoi operacioni­n e koduar “identiteti” ditën e djeshme, me epiqendër Lezhën, ku kishin ngritur laboratorë në fushën e falsifikim­it të dokumentev­e, mashtrimev­e kompjuteri­ke dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. “Gjithashtu u zbulua edhe një ambient ku ushtrohej aktiviteti i dyshuar i mashtrimit kompjuteri­k. Këto laboratorë shërbenin për falfifikim­in dokumentev­e të identifiki­mit me shtetësi të huja, përkatësis­ht bullgare dhe spanjolle kundrejt shumë nga 500-300 mijë euro”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Rrjeti i falsifikat­orëve, në shënjestër kishte klandestin­ët që kërkonin të kalonin nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Por hetimet provuan se nuk kanë munguar as shqiptarët që kanë kërkuar të kenë një identitet fals, si shtetas të vendeve të BE.

“Gjatë kontrollev­e të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, tiranë dhe Elbasan, u sekuestrua­n pasaporta dhe karta identiteti

bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentes­h të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikat­a, 11 njësi kompjuteri­ke, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga të arrestuari­t”, sqarohet në këtë njoftim mbi elementët e provave të gjetura. Materialet hetimore për këtë dosje iu referuan Prokuroris­ë Lezhë aktualisht, për veprat penale “falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e ose vizave”, “mashtrimi kompjuteri­k”, “dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “fshehja e të ardhurave”, “punësimi i paligjshëm” dhe “mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Ka dyshime të forta se baza kompjuteri­ke e gjetur vepronte për biznes të paligjshëm në fushën e call-center.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania