Gazeta Dita

Nano: jo arrogantë me qytetarët, por të ashpër me shkelësit e lig jit! rama: Përulje para dëshmorëve

-

U festua dje një shekull nga krijimi i forcës blu. Kryepolici Gledis Nano kërkoi para vartësve që “të mos e shpërdoroj­në besimin e qytetarëve”. Kryeminist­ri uron në Facebook dhe nderon kujtimin e të rënëve të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm vlerëson profesiona­lizmin e efektivëve, si në rastin e protestës së 8 janarit, në selinë e PD-së. Çuçi: Standart i lartë profesiona­lizmi dhe autonomie. Do investojmë më shumë në teknologji!

Policia e Shtetit festoi ditën e djeshme 109-Vjetorin e krijimit të saj, që nga qeveria e parë e ismail Qemalit, pas ngritjes së flamurit të Pavarësisë në Vlorë. drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mori pjesë në ceremoninë e djeshme, bashkë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe zyrtarë të tjerë. Nano u bëri apel efektivëve të Policisë, që të mos tregohen arrogantë me qytetarët, por humanë, në zbatimin e detyrës së tyre.

Mes të tjerash, kryepolici tha se pritshmëri­të e qytetarëve janë të larta dhe ndaj ata duhet ta bëjnë sa më mirë detyrën në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke u treguar socialë me qytetarët dhe të ashpër me shkelësit

e ligjit. “Të nderuar kolegë, sytë dhe vëmendja e qytetarëve janë të drejtuara nga ne, që detyrën tonë ta bëjmë sa më mirë. Ndaj të mos e shpërdoroj­më këtë besim duke treguar arrogancë. Të tregohemi humanë dhe socialë me qytetarët, por dhe të vendosur dhe të ashpër me shkelësit e ligjit. Kështu mund të na vlerësohet kontributi ynë, në brezat që do të vijnë. Ta gëzojmë festën, që tani

kaloi një shekull të tërë”, tha mes të tjerash Nano para qindra efektivëve që ishin prezent në përvjetor.

Për këtë festë ka bërë urim të veçantë në rrjetin social që në orët e para të mëngjesit, edhe kryeminist­ri Edi Rama. “Mirëmëngje­si dhe me përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj, si edhe respekt për të gjithë kontribues­it e saj, në këtë ditëlindje të Policisë së Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeminist­ri në rrjetin social Facebook.

Kurse ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha gjatë fjalës së tij para efektivëve, se Policia e Shtetit ka standarde të larta profesiona­lizmi dhe kjo u tregua më së miri në protestën e dhunshme të në selinë e Pd-së, nga përkrahësi­t e Sali Berishës, më 8 janar. «Policia e Shteti ka nevojë për autonomi në kryerjen e detyrave të saj, siç ka tashmë çdo ditë më shumë. Policia ka krijuar standard të larët profesiona­lizmi dhe autonomie. dëshmi është edhe menaxhimi i ngjarjes së fundit, ku Policia tregoi maturi. Një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të protestuar dhe detyrimin për të shmangur çdo pasojë kriminale ndaj personit apo pronës dhe policia dëshmoi nivel të lartë profesiona­lizmi», tha Çuçi. ai shtoi se do të ketë më shumë investime në teknologji dhe pajisje moderne dhe se janë rritur fondet për trajnimin financiar të efektivëve që punojnë larg vendbanimi­t.

«Ne kemi parashikua­r investime në teknologji e pajisje moderne kemi 5-fishuar investimet në teknologji dhe kemi rritur fondet për trajtimin financiar për ata punonjës që punojnë larg familjes së tyre», shtoi ministri.

Ceremoni festive edhe në policitë e qarqeve

109 vjetori i Policisë së Shtetit është kremtuar edhe në drejtoritë rajonale

në qarqet e vendit. Në Elbasan, të pranishëm në ceremoni ishin drejtori i Policisë Elbasan, kryetari bashkisë, Gledian Llatja si dhe familjarë të dëshmorëve. Mbas fjalës përshëndet­ëse, ata shkuan në varrezat e dëshmorëve ku vendosën lule. Ceremonisë në Berat iu bashkuan drejtues institucio­nesh vendore, drejtues strukturas­h të policisë si dhe familjarë të punonjësve të vrarë në krye të detyrës në vite. drejtori i PVP Berat, Edmond tarkaj, theksoi se Policia e Shtetit ka arritur standarde të larta profesiona­le në luftën kundër krimit dhe korrupsion­it. Në Fier efektivët e policisë u mblodhën në mjediset e komisariat­it, ku të pranishëm ishin edhe pushteti vendor e familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania