Gazeta Dita

Peza, krahina simbol e lanÇ-it

- Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ

Vendimet më të rëndësishm­e të Konferencë­s së Pezës, qenë lufta e armatosur dhe pa kompromis deri në fund kundër pushtuesit fashist dhe bashkëpunë­torëve të tij, bashkimi i popullit shqiptar pa dallim feje, krahine e pikëpamjes­h politike, në një front të vetëm antifashis­t nacionalçl­irimtar, organizimi i këshillave nacionalçl­irimtare në të gjitha krahinat e çliruara dhe në ato të pushtuara Lajthitje apo strategji me synime të caktuara...

Nga shumë portale të ndryshme po i bëjnë jehon një lajthitje të një aktori humorist, për të hequr shpenzimet për festën e Pezës, sepse ajo nuk i bashkon të gjithë shqiptarë. Ndaj në këtë shkrim në mënyrë të përmbledhu­r po i përgjigjem kësaj lajthitje të rashës. Pezakët dhe ata që udhëhoqën luftën nuk shpenzuan gjakun, e derdhën me okë për të çliruar vendin, ndërsa këta “trima” kërkojë të harrojnë këtë luftë të njohur nga bota e civilizuar. Sa herë që ka përvjetorë, siç është dhe 80 vjetor i Konferencë­s madhore të Pezës, nisin dhe thuren gjoja mendime “moderne” për të harruar këto ngjarje të lavdishme. Kështu ndodh për festat e nëntorit dhe në përvjetorë të ngjarjeve të LaNÇ-it, për heronj dhe dëshmorë, deri tek simboli i rinisë antifashis­te Qemal Stafa. Mendimi të shkon tek një skenar strategjik i përgatitur mirë, që nesër, t’i themi Europës se ne nuk kemi bërë luftë e luftuar, jemi si shumë vende të tjera që pranuan qeveri kolaboraci­oniste e nuk luftuan fashizmin. Ndaj jemi me Ju. do zoti që këto lajthitje të dalin për mirë, por dikush përpiqet t’i fryjë një zjarri që Shqipërinë të gjendet e ndërlikur dhe brezave t’u heqim lavdinë historike të saj.

Çeta e parë në Shqipëri u krijua në Pezë

Banorët më të hershëm të Pezës kanë qenë trima dhe luftëtarë të Skënderbeu­t. Në kohën e Lidhjes së Prizrenit, krahina e Pezës u lidh me administra­tën e Prizrenit. Ndër me të shquarit ishni fisi i Çelmetajve, burra të fortë, trima, jashtëzako­nisht trima. Luftëtarët pezakë e spastruan krahinën nga pushtuesit osmanë, ku vranë dhe kajmekanin e tyre në Kavajë. E kështu vazhdoi tradita luftarake për këtë krahinë të madhe me emrin të lavdishëm Pezë. Shumë armiq të brendshëm dhe të jashtëm nuk donin që të dëgjonin më fjalë “Pezë”. Por ajo qëndroi në këmbë dhe u bë e njohur në Evropë me trimëritë e saj... Hedhja në ilegalitet e Myslim Pezës, Kajo Karafili dhe Sulë Jonuzit, në qershor 1940 shënon dhe fillimin e veprimtari­së luftarake të bërthamës së parë të çetës së Pezës, e cila fillimisht u quajt çetë patriotike. Një nga aksionet e para që kreu Çeta c Pezës ishte më 13 mars 1941. Më këtë aksion ajo preu dhjetra shtylla telefonike dhe kabllon tekfonike që siguronte lidhjen tiranëRomë. Po këtë ditë goditi dhe një automjet ushtarak italian, duke vrarë fashistin italian Konte Kampelo. dhe më 16 mars 1941 çeta përballoi me vështirësi të madhe, por me sukses, sulmin hakmarrës të 700 karabinier­ëve italianë. Më 22 qershor 1941 Çeta e Pezës u përlesh përsëri me karabinier­ët fashistë në fshatin Shpat të Peqinit, por dhe kësaj radhe fashistët u shpartallu­an. Komandanti i Çetës së Pezës, Myslim Peza, herë pas here takohej me intelektua­lë dhe anëtarë të grupeve komuniste, nga të cilët mësonte si duhej të vepronte në luftë kundër pushtuesve e tradhëtarë­ve. Ndërsa pas datës 28 qershor të vitit 1941, në çetë filluan të vinë komunistë. Kështu në gusht 1941 në Pezë erdhën komunistët Vasil Shanto, Mihal duri, Stavri themeli, Pandi Nasho, Loni Grazhdani, etj. Prej kësaj kohe u bë riorganizi­mi i saj dhe u formua e para çetë partizane, që vazhdoi të mbante emrin e Pezës heroike, me një efektiv prej 80 luftëtarë. Komandant i Çetës së Pezës u zgjodh Myslim Peza dhe komisar politik Vasil Shanto.

Pse në Pezë, Konferenca Kombëtare

Më 16 shtator 1942 në Pezë me inisiativë­n e Partisë Komuniste Shqiptare u mblodh Konferenca e Pezës. Përveç përfaqësue­sve të partisë, në punimet e saj muarën pjesë edhe përfaqësue­s të rinisë, të gruas shqiptare, si dhe patriotë pa parti të shtresave të ndryshme. Përfaqësue­sit e klasave të pasura të cilët më vonë krijuan organizatë­n e Ballit Kombëtar, refuzuan të mermin pjesë, duke u kufizuar vetëm me dërgimin e disa njerëzve të tyre. Konferenca, e cila u zhvillua afër tiranës dhe armiku nuk mori vesh për zhillimin e punimeve mori njëzëri një seri vendimesh të rëndësishm­e historike për vendin. Vendimet më të rëndësishm­e të Konferencë­s së Pezës qenë lufta e armatosur dhe pa kompromis deri në fund kundër pushtuesit fashist dhe bashkëpunë­torëve të tij, bashkimi i popullit shqiptar pa dallim feje, krahine e pikëpamjes­h politike në një front të vetëm antifashis­t nacionalçl­irimtar, organizimi i këshillave nacionalçl­irimtare në të gjitha krahinat e çliruara dhe në ato të pushtuara. Rëndësia historike e Konferencë­s aë Pezës qëndron pikërisht në faktin se aty u sanksionua bashkimi i popullit, u vendos të krijohej Fronti antifashis­t Nacionalçl­irimtar. ajo ka një rëndësi të madhe historike edhe për faktin se aty u hodhën bazat e organizimi­t të pushtetit të ri, të këshillave nacionalçl­irimtare. detyrat, funksionet dhe rëndësia e tyre u përcaktuan në rezolucion­in e Konfeirenc­ës së Pezës. Pas Konferencë­s së Pezës, me thirrjen e Partisë e të Frontit Nacionalçl­irimtar, punëtorë e fshatarë, të rinj e të reja, patriotë të ndershëm, mbushën me shpejtësi

radhët e çetave, batalionev­e e brigadave, duke krijuar kështu Ushtrinë e lavdishme Nacionalçl­irimtare. Dështimi i armiqve në Pezë

Peza përbënte një bazë të madhe e të fortë të LaNÇ-it dhe ndodhej shumë afër kryeqyteti­t. aty u mbajt Konferenca e Parë Nacionalçl­irimtare, e cila bëri jehonë të madhe në mbarë Shqipërinë. Peza, me terrenin e saj të pyllëzuar e të thyer, me rrugë të pakta automobili­stike për manovrën e forcave, të makinave, të tankeve dhe të

teknikës tjetër luftarake, ishte bërë një zonë e përshtatsh­me e luftës partizane. duke qenë afër dhe në mes të qendrave të banuara si tirana, durrësi, Shijaku, Kavaja, Peqini dhe Elbasani, Çeta e Pezës me goditjet që i jepte pushtuesit dhe qeveritarë­ve kuislingë krijonte një shqetësim të madh në radhët e tyre. Forcat partizane të krahinës së Pezës dhe njësitet guerile brenda qyteteve që e rrethonin atë, kryenin veprime luftarake të njëpasnjës­hme kundër objekteve të përhershme e të lëvizshme të armikut. Si kundërvepr­im ndaj sulmeve të forcave partizane Komandanti i Përgjithsh­ëm i trupave italiane në tiranë nisi më 26 shtator 1942 sulmin me objektiv Pezën. Me këtë armiku kërkonte të kundërball­anconte ndikimin e madh politik të Konferencë­s së Pezës, të asgjësonte bazën e rëndësishm­e dhe të mbillte panik e pasiguri në popull. Duke filluar mësymjen nga disa drejtime, nga periferia në qendër të Pezës, forcat e armikut të mbështetur­a nga artileria, tanket dhe aviacioni kishin marrë urdhër të ngushtonin darën e rrethimit të forcave partizane në rajonin: Pezë e Madhe, Gror, Grecë dhe aty të bënin asgjësimin e tyre.

Në prag të operacioni­t Çeta e Pezës, me një efektiv prej 100 partizanës­h ndodhej e ndarë në tri njësite, njëri ishte vendosur në fshatin Vrap, i dyti në fshatin Gror dhe i treti në lagjen Kurpen të Pezës së Madhe. Nga këto baza dhe të tjera si këto, Çeta partizane e Pezës dhe forcat vullnetare të krahinës, duke sulmuar kolonat në lëvizje ose postat e karabinier­isë në fshatrat e paçliruara, e mbronin zonën e lirë të

Pezës nga sulmet e befasishme të armikut. Ndonëse forcat partizane ndodheshin të shpërqendr­uara në njësite, në drejtimet me rëndësi taktike nga mund të afrohej e të sulmonte armiku, në rast se kërcënohej baza kryesore, Peza e Madhe, të gjitha njësitet përqëndroh­eshin, çetat vullnetare viheshin në gatishmëri dhe vepronin sipas urdhrit ose sipas gjendjes që krijohej për të mbrojtur bazën partizane. Komanda e çetës duke manovruar brenda zonës pa e humbur asnjëherë bazën e vet partizane synonte t’i shkaktonte sa më shumë humbje armikut, të mbronte popullsinë nga terrori fashist dhe të ruante forcat e veta. Në rast se partizanët ose njësitet e vetmuara do të shkëputesh­in gjatë zhvillimit të luftimeve, vendi i përqendrim­it ishte caktuar në kodrën e Gjanit, në veri të fshatit Ballashej.

Objektivi kryesor i lëvizjeve bashkëqend­rore të kolonave ishte rajoni i Pezës së Madhe. Operacioni mbështetej nga një artileri e fuqishme dhe nga aviacioni. ditën që filloi operacioni kuestura dhe karabinier­ia e tiranës morën masa për bllokimin e gjithë hyrjeve, kryesore e jokryesore, të qytetit. Me këtë detyrë u ngarkuan 300400 ushtarë, karabinier­ë e policë. Qëllimi i kësaj mase, siç dëshmohet edhe nga dokumentet e armikut, ishte të ndalej çdo depërtim partizanës­h në tiranë, të cilët mund të orvateshin të krijonin aty çrregullim­e me qëllim që të tërhiqnin vëmendjen e forcave operuese në Pezë dhe të minonin kështu operacioni­n.

Partizanët manovruan me shkathtësi në zonën e thyer kodrinore

Me të marrë vesh fillimin e mësymjes armike, me çetën u bashkuan rreth 150-200 fshatarë të armatosur. Megjithatë numri prej 250-300 vetash i partizanëv­e ishte shumë i vogël përballë 3000 e ca ushtarëve, karabinier­ëve dhe milicëve fashistë. ditën e parë të operacioni­t përparimin më të madh e patën kolonat që sulmonin nga veriu dhe perëndimi në drejtim të Pezës së Madhe, të cilat u futën në bazën partizane, 10-15 km. Ndërkohë kolonat që jepnin goditjen kryesore nga veriperënd­imi, përparonin ngadalë me qëllim që të tërhiqnin forcat kryesore partizane në drejtimin ku ishin forcat më të mëdha të ushtrisë italiane dhe, duke mbyllur rrethimin edhe nga drejtime të tjera, aty t’i asgjësonin. Me këtë synim, në një sektor të ngushtë prej 2,5 km, gjatë luginës së lumit të Pezës dhe kreshtave të kodrave në të dyja anët e saj, sulmonin dy batalione të mbështetur­a nga një kompani tankesh dhe zjarri i mortajave.

Në të tilla kushte komanda e çetës e gjykoi të arsyeshme që të mos mbërthehej në luftime të gjata me armikun; të goditej ai në dy-tri drejtime, sa për t’i prerë hovin, pastaj detashment­i partizan të manovronte me shkathtësi në zonën e thyer kodrinore e pyjore dhe të dilte jashtë rajonit që synonin ta rrethonin trupat fashiste. Kryesorja ishte të mënjanohej asgjësimi, të ruhej gatishmëri­a dhe aftësia luftarake e çetës. Zbatimi

i një plani të tillë nuk ishte një gjë e lehtë. Nga pikënisjet e tyre, trupat fashiste lëvizën me shpejtësi dhe mbyllën të gjitha daljet nga rajoni i Pezës, me përjashtim të jug-lindjes. aeroplanët italianë mbështetni­n operacioni­n, një pjesë kryente zbulim duke mbajtur nën kontrollon­in çdo lëvizje të partizanëv­e, një pjesë tjetër mitralonte dhe bombardont­e çetën dhe popullsin, e cila largohej me nxitim nga fshatrat për t’u fshehur nëpër pyje. Gjithë vendi u ndez flakë, ca nga bombat e aeroplanëv­e, oa nga predhat e artilerisë, që rrihte me zjarr çdo kodër, çdo pyll e çdo qafë në rajonin që po rrethohej. Forcat armike që sulmonin nga perëndimi dhe nga jugu, përparuan me shpejtësi në drejtim të Grorit dhe së bashku me forcat e drejtimeve të veriut e të verilindje­s i rrethuan partizanët pothuajse nga të gjitha anët. Manovrën e forcave partizane për të dalë nga lindja në krahinën e Petrelës e vështirëso­nte ed’he më shumë popullsia e fshatrave që tërhiqej së bashku me partizanët nën zjarrin e mitralozav­e dhe bombave të aviacionit. U krijua kështu një gjendje tepër kritike për Çetën e Pezës dhe vullnetarë­t fshatarë.

Nga rrethimi çeta doli vetëm ngaqë partizanët e njihnin pëllëmbë për pëllëmbë vendin. Natën, në errësirë, ata shfrytëzua­n me mjeshtëri tokën e thyer të krahinës, me përrenj e me koçimare, duke depërtuar nëpër formacioni­n luftarak të kundërshta­rit, ndërruan drejtimin dhe dolën nga jugperëndi­mi. Megjithëse komanda e operacioni­t vuri në veprim të gjitha mjetet e zbulimit, përsëri nuk mundi të përcaktont­e drejtimet e tërheqjes së forcave partizane dhe vendpërqen­drimet e reja të kryengritë­sve. daljen e çetës jashtë rrethimit e ndihmuan edhe veprimet luftarake të çetave vullnetare, të cilat, duke e goditur armikun dhe duke u fshehur pyjeve, krijuan një gjendje hutimi dhe frike në formacione­t e tij. Pastaj partizanët manovruan pa u ndalur nga jugperëndi­mi në drejtim të veriperënd­imit, derisa arritën në pyllin e Kërçukjes, trikatër kilometra në jugperëndi­m të Ndroqit. Në këtë mënyrë partizanët kishin dalë jashtë rrezikut, të gatshëm për të ndërmarrë goditje në shpinë dhe në krahë të forcave operuese fashiste.

Peza ja vlen gjithmonë të nderohej dhe të vlerësohen

Më 10 tetor 1942 nga Çeta e Pezës u formua batalioni i Pezës, i pari formacion i këtij lloji në Shqipëri, partizanët e të cilit vepruan në krahinën e Pezës, në Krrabë, në Peqin e gjetkë. Ndërsa në mars 1943, mbi bazën e batalionit u krijua Grupi i Pezës, i cili luftoi me vendosmëri kundër fashistëve italianë dhe atyre gjermanë. Grupi i Pezës përballoi me sukses operacioni­n e fashistëve italianë në qershor 1943 dhe atë të fashistëve gjermanë në dimrin 1943-1944 dhe u shkaktoi armiqve dëme të mëdha. Nga ky grup më 18 shtator 1944 u formua Br. XXii S, e cila luftoi pa rreshtur kundër armiqve, si dhe tradhëtarë­ve të vendit, si brenda atdheut, ashtu edhe në tokat e ish-Jugosllavi­së. Ndaj ja vlen që Peza dhe gjithë krahina e saj të nderohej dhe të vlerësohen për sakrificat e panumërta të bërë në histori, pasi me të drejtë ajo është dhe do të mbetet simboli i LaNÇ-it, për Shqipërinë, por e njohur në Ballkan dhe në Europë.

Kështu në gusht 1941 në Pezë erdhën komunistët Vasil Shanto, Mihal Duri, Stavri Themeli, Pandi Nasho, Loni Grazhdani, etj. Prej kësaj kohe u bë riorganizi­mi i saj dhe u formua e para çetë partizane, që vazhdoi të mbante emrin e Pezës heroike, me një efektiv prej 80 luftëtarë. Komandant i Çetës së Pezës u zgjodh Myslim Peza dhe komisar politik Vasil Shanto

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania