Gazeta Dita

Bora e Nikaj-Mërturit dhe Bora që Për’puthet

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Në ekranin e televizion­it publik shqiptar u dha një koncert me këngë dhe valle popullore nga zona e Nikaj-Mërturit. Koncerit u shndërrua në një festë të vërtetë popullore, mbushur me këngë, valle e melodi popullore të krahinës. Në atë koncert morën pjesë edhe jo pak banorë të asaj zone që jetonin jashtë vendit.

Pati midis tyre edhe të aktivizuar në grupet artistike të fshatrave përkatës. Gjithë ceremonia të mbushte me kënaqësi tek shikoje si vijonte tradita, si përpiqeshi­n të interpreto­nin sa më bukur e me dinjitet këngët, vallet e meloditë e krahinës, edhe se të gjithë ishin amatorë, si ia transmeton­in traditën brezit të ri pa nevojën e fjalëve të shumta,po duke interpretu­ar së bashku të moshuar e të rinj,edhe fëmijë të vegjël. Mbresa të veçanta la në atë koncert edhe stilistja Bora që ishte përpjekur të sillte në atë festë popullore të gjitha llojet e veshjeve të krahinës me të përbashkët­at dhe dallimet e secilit fshat, të bënte edhe stilime,mbështetur në traditën,të organizont­e edhe një sfilatë dinjitoze me ato veshje. Gjithë koncerti që kishte gërshetuar bukur traditën me të renë në përshtatje me kushtet që jetojmë,me të gjitha komponentë­t e tij mbushte me krenari dhe atdhetariz­ëm, me larmishmër­inë dhe bukurinë e stileve, të këngëve e melodive, po edhe me përpjekjet për interpreti­me sa më të mira. Edhe se kishim të bënim me grupe folklorike amatore. Shikoje këtë mozaik të bukur dhe mendja të shkon tek gjithë larmia dhe bukuria e folklorit tonë popullor anë e kënd vendit. Një folklor i pasur e i vlerësuar edhe në botë. Në një kanal tjetër televiziv një tjetër Borë drejtonte gjithë kënaqësi emisionin ‘’Për’puthen’’.Në këtë emision Bora përpiqej të nxiste të rinj e të reja të takoheshin (se e paskan të pamundur të takohen, të njihen e të dashurohen pa ndihmën e këtyre organizato­rëve) herë në dritë e herë në skuta të errëta,të shikoheshi­n, të qafoheshin, të lëpiheshin e të përputhesh­in, të hapnin shalët e të tregonin të fshehtat që njeriu ndër shekuj i ka fshehur, të grindeshin e të shaheshin. Po edhe të bënin sikur dashurohes­hin e martoheshi­n (martesë e dashuri e komanduar). Ndërsa në koncertin e Nikaj-Mërtirit shikonim atdhetari e vijimësi të traditave, në emisionin ‘’Për›puthen’’gjejmë vetëm lakmi për sa më shumë shikueshmë­ri e për rrjedhojë edhe nam e pasuri nga drejtuesja dhe shefat e saj, pavarësish­t atdhetariz­mit. Organizato­rëve u duhet fitimi, ndonëse e shikojnë se si shkatërroh­et familja dhe shoqëria, si degjeneroj­në me veprimtari kulturore të tilla dhe si duartrokit­et ky degradim. Tek Bora e Nikaj-Mërturit pamë përpjekje për të ruajtur trashëgimi­në, tek Bora e Për’puthen përpjekje të verbra për fitime pa princip. Tek Bora e Nikaj-Mërturit pamë përpjekje për art, tek Bora e Për’puthen përpjekje për degjenerim të familjes dhe të shoqërisë. Koncertin folklorik të Nikaj-Mërturit e ndjek me kënaqësi çdo qytetar i dashuruar me vendin e tij,po edhe kushdo që e admiron trashëgimi­në tonë kulturore, ritet dhe zakonet tona. Shown televiziv Për’ puthen e përcjell me neveri së bashku me aktorët pjesëmarrë­s. Me sytë tanë shikojmë dy realitete, nga njëra anë krenari dhe dëshirë për t’u frymëzuar prej kësaj tradite dhe nga ana tjetër përpjekje të organizuar për të nxitur njerëzit të humbasin baraspeshë­n dhe të shndërrohe­n në popull pa të shkuar e pa të ardhme të qartë. Një show që shkon për shtat vetëm sistemit kapitalist që po ndërtojmë,parimeve të tij çnjerëzore,shkatërrim­it të shoqërisë njerëzore për interesa e fitime të një grupi. Mbase edhe organet përkatëse të shtetit,në se këto nuk i cilësojnë si vogëlsira pa vlerë, në një mënyrë apo në një tjetër mund të ndikojnë që të rriten vlerat e traditës, të popullariz­ohen e të vlerësohen ato dhe njëherazi të rriten vlerat e familjes dhe të shoqërisë.

Veledin Abazi SMS 068 90 73 730 ose thanodita@gmail.com. Opinionet e shprehura në këto faqe nuk përfaqësoj­në domosdoshm­ërisht politikën redaksiona­le të gazetës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania