Gazeta Dita

KLP bën emërime në disa Prokurori, Ibrahimi: Të menaxhohen pasojat e Vettingut!

-

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit. Miratohet edhe dorëheqja e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, i arrestuar vitin e kaluar në kuadër të një operacioni bashkë me Italinë, kundër një organizate narkotrafi­ku. Anëtarët shprehin shqetësimi­n për vakancat dhe ngërçin që ka shkaktuar procesi i Vettingut në Prokurori, pasi 120 magjistrat­ë janë larguar deri tani. ILD kërkon edhe procedim disiplinor për 2 prej prokurorëv­e

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë zhvilloi dje mbledhjen plenare të radhës, ku mori dhe disa vendime, mes të cilave janë edhe emërimet e reja në disa institucio­ne të akuzës në vend. Në njoftimin zyrtar theksohet se me votë unanime, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të irena Çunotit, aktualisht prokurore në Korçë, në Prokurorin­ë e apelit Korçë, për periudhën katër mujore, janar-prill të këtij viti, si e komanduar. Këshilli vijoi me vendimin për miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesiona­le të subjektit të rivlerësim­it, Vitjuna Mata, prokurore në Prokurorin­ë Vlorë, e cila aktualisht është e komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Kopjet e vendimeve të djeshme do i dërgohen edhe Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, që vëzhgojnë dhe kryejnë proceset e Vettingut ndaj magjistrat­ëve.

“Bazuar në kërkesën për dorëheqje nga detyra të Maksim Sotës, prokuror në Prokurorin­ë Vlorë, paraqitur pranë KLP më datë 13 dhjetor 2021, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistrat­it për shkak dorëheqjej­e. dorëheqja jep efekt më datë 31 janar të këtij viti”, thuhet në njoftim. Maksim Sota është prokurori i arrestuar nga SPaK, si i dyshuar për lidhje me një organizatë narkotrafi­ku që vepronte në aksin Vlorë-itali, ku në bashkëpuni­m me Antimafian e vendit fqinj, vitin e kaluar u krye një operacion i madh, që çoi në pranga edhe zyrtarë e policë. Sota nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën, teksa ehde ndodhet në proces bashkë me të tjerët, kurse së fundmi ka dorëzuar dorëheqjen edhe si magjistrat, teksa po i nënshtrohe­t Vettingut.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli vendosi me shumicë votash që të transferoh­et përkohësis­ht me pëlqimin e tij, Kledian Llaho, prokuror në Prokurorin­ë Vlorë, në atë të Sarandës, për një periudhë njëvjeçare.

Gjatë diskutimev­e, anëtarët prokurorë, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda, kanë ngritur shqetësimi­n për numrin e vakancave në sistem të shkaktuar nga procesi i Vettingut, i cili ka arritur në 120 prokurorë. Ky fakt e vështirëso­n ndjeshëm funksionon­in e zyrave të Prokuroris­ë. Për këtë arsye, ata i kërkuan Këshillit, të jetë i kujdesshëm me përdorimin e instrument­eve në dispozicio­n, si emërimi, caktimi i përkohshëm dhe transferim­i i përkohshëm me pëlqim i prokurorëv­e brenda sistemit të prokuroris­ë. Kjo, për të mos ndikuar negativish­t në punën e prokurorëv­e dhe në përballimi­n e ngarkesës, shkaktuar nga numri i madh i dosjeve.

duke ndarë të njëjtin shqetësim, Kryetari i KLP-së, Gent ibrahimi, deklaroi se, “përballë kësaj situate të vështirë, Këshilli ka pasur për detyrë të garantojë funksional­itetin e zyrave të prokuroris­ë në vend, duke përdorur me efikasitet dhe në mënyrë proporcion­ale, të vetmet instrument­e ligjore që ka në dispozicio­n, me qëllim menaxhimin e vakumit të madh të krijuar në sistem nga pasojat e Vettingut”.

Me propozim të Komisionit disiplinor, Këshilli caktoi datën 07.02.2022, ora 11.00, si datë për zhvillimin e seancës dëgjimore për procedimin disiplinor në ngarkim të 2 prej magjistrat­ëve prokurorë që janë denoncuar nga iLd apo dhe akuzuar, teksa është propozuar masa disiplinor­e “vërejtje publike”.

 ?? ??
 ?? ?? Maksim Sota
Maksim Sota

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania