Gazeta Dita

GROPAT E VATANIT DHE RUBAIRAT E OMAR KHAJAMIT

- S’kanë nevojë t’ju them: “Ç’është dashuria?” Po padrejtësi­të, që bën qeveria! Në këtë rubrikë do vazhdoni të lexoni poezi nga arkiva e Arbenit

Më thonë se kam shkruar, dhjetëra mrekullira, por sot mund t’i shkruaj, edhe më të mira. Poeti nuk ndalet, tek një mrekulli, kur gjuhën e zemrës, dhe shpirtit e di. Kur është një poet, mjeshtër në lirikë, që të gjitha vargjet, i kthen në muzikë. Nëse një lirike, do t’i qepësh nota, një diamant të krisur, do të shihte bota! Por sot që po shkruaj, këtë ligjërim, kam në mendjen time, një tjetër qëllim. Kur sot me miliona, nuk kanë as bukë, një vjershë dashurie, s’i ndihmon – o Dukë! Them është e pamundur, ti të dashurosh, kur shpirtin ke sterrë, edhe barkun bosh! Njerëzit s’i ndihmon, Ylli i Afërditës, po puna dhe buka, si refren i ditës.

Kur shikon çdo çast, gropat e vatanit, s’të ngjit as magjia, e Omar Khajamit!

Nëse njerëzit mbeten, në një errësirë, është një këngë për dritën, kënga më e mirë! Gozhdë përmbi të ligën, kur pafund kam ngulur, më thonë ca “kritikë”, se pjacën kam ulur! Shkruaj dashurisë, ku je i magjishëm! S’më hyn në punë pjaca, kur s’jam i dobishëm! Kur gjithë kjo e keqe, na ka vënë përfund, tani nga satira, s’ka Zot që më tund! Një në njëqind vjet, vdes nga dashuria, por miliona vret, skamja dhe uria! Po të them-ky popull, rron shumë i gëzuar, do isha i lig, ose i shkalluar! Po të them-sistemi, ngjall besim e shpresë, do isha i lig, edhe i pabesë! Nëse je poet, s’mund të rrish mënjanë, as mund ta gënjesh, popull fukaranë! Të bëhet si bishë, përmbi çdo të keqe, dhe pse asnjë bankë, s’do t’i japi çeqe! Po s’u dogj poeti, tok me vegjëlinë, askush s’do të digjet, këtu për lirinë! Kur ndjek vegjëlia, një të tillë poet, që nga themelia, e rrëzon një shtet! Një shtet të pashpirt, të egër-të lik, ku jo veç liria, është në rrezik! Mbase unë misionin, s’e sos dot vërtetë, se misioni do, më shumë se një jetë! Po revolta ecën, nuk e sfidon vdekja, dhe më kryesorja, në fakt është përpjekja! 22 Maj, 2016

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania