Gazeta Dita

Dje 1697 raste të reja dhe 4 viktima si pasojë e Covid-19

-

Ndonëse numri i testimeve të kryera gjatë 24 orëve të shkuara ka pësuar rënie, infektimet me koronaviru­s vijojnë të mbeten të larta. Në të dhënat e raportuara nga autoritete­t e shëndetit publik bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 1697 të infektuar të rinj me Covid-19 në të gjithë vendin, teksa kanë ndërruar jetë edhe 4 qytetarë të tjerë në radhët e të moshuarve, të cilët nuk ja dolën dot të fitonin betejën me këtë sëmundje të rrezikshme pavarësish­t ndihmës së specializu­ar mjekësore të marrë në spitalet Covid. Në rritje shfaqet edhe numri i të shtruarve në spitale, tregues ky që po shihet me shumë shqetësim nga bluzat e bardha. Ndërmjet të shtruarve ka edhe të moshave më të reja.

Konkretish­t gjatë 24 orëve të shkuara në të gjithë vendin janë kryer 5280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 1697 qytetarë, në këto bashki: 745 në Tiranë, 89 në Durrës, 86 në Shkodër, 67 në Gjirokastë­r, 63 në Vlorë, 51 në Elbasan, 45 në Kamëz, nga 44 qytetarë në Lushnje, Fier, 34 në Lezhë, 31 në Berat, 29 në Sarandë, 27 në Mallakastë­r, 26 në Mat, 25 në Korçë, 24 në Dimal, 23 në Krujë, 20 në Vorë, 18 në Dibër, 15 në Devoll, 13 në Divjakë, nga 11 qytetarë në Delvinë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Tepelenë, Kuçovë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Roskovec, Kukës, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, nga 7 qytetarë në Pogradec, Këlcyrë, nga 6 qytetarë në Himarë, Kolonjë, Prrenjas, nga 5 qytetarë në Librazhd, Përmet, Selenicë, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Tropojë, Peqin, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Has, Konispol, Maliq, Belsh, nga 1 qytetar në Dropull, Libohovë, Fushë Arrëz.

Janë 21,167 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin, ku aktualisht në spitalet Covidpo marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç “, raportoi dje Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Po gjatë kësaj koje janë shëruar 935 qytetarë , duke e çuar numrin e të shëruarve në 208,201 që nga fillimi i epidemisë. Sipas autoritete­ve të shëndetit nëse dyshoni se jeni të prekur nga koronaviru­si apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

E ndërsa situata mbetet e rënduar, Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndrua­r. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Po ashtu edhe qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqëndrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. sipas tyre, vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Ministria e Shëndetësi­së u kujton qytetarëve se respektimi i protokolle­ve anticovid është domosdoshm­ëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshm­e në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullim­et dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania