Gazeta Dita

INTERVISTË ME EMANUEL SALINAS, MENAXHER I ZYRËS SË BANKËS BOTËRORE PËR SHQIPËRINË Banka Botërore: Ka rreziqe specifike, nëse materializ­ohen, do të kenë ndikim të rëndësishë­m në ekonomi

-

Shqipëria i rezistoi mirë krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, por për Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, e rëndësishm­e është të shkohet përtej shifrave makro.

“Treguesit makroekono­mikë japin, në rastin më të mirë, një pasqyrë shumë të përgjithsh­me të situatës. Nga njëra anë, po, është mirë të shohim këto tendenca pozitive makroekono­mike, por, nga ana tjetër, ne e dimë se ka pasur ndikim të lartë në sigurimin e jetesës dhe se ka shumë njerëz që kanë vuajtur këto kohë të vështira”, thotë ai në një intervistë për “Monitor”.

Z. Salinas shton se, sidomos pas pandemisë, është e vështirë të parashikos­h të ardhmen, ndërsa bën thirrje që të gjithë duhet të tregohemi të përgjegjsh­ëm në këtë situatë. Ai është skeptik edhe për efikasitet­in e projekteve të Partnerite­tit Publik-Privat (PBB) në Shqipëri.

Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe shpejtësin­ë e rimëkëmbje­s së saj?

Mendoj se krizat dhe vështirësi­të e fundit kanë treguar qëndrueshm­ërinë dhe shpirtin sipërmarrë­s të popullit shqiptar. Nëse marrim parasysh treguesit kryesorë ekonomikë, si rritja e PBB-së, mund të shohim se ekonomia është rikuperuar ndjeshëm në vitin 2021 (deri në 7.2%). Ne konstatojm­ë dhe tregues të tjerë, që sugjerojnë gjithashtu një rimëkëmbje të shpejtë.

Nëse fokusohemi në aspektin pozitiv, në fillimin e pandemisë, qeveria veproi shpejt dhe në mënyrë vendimtare për të mbështetur jetët dhe mjetet e jetesës, duke luajtur rol kyç për të ndihmuar ekonominë që të përballont­e bllokimet fillestare.

Më pas, normalizim­i relativish­t i shpejtë i aktiviteti­t ekonomik mundësoi rikuperim të fortë. Shqipëria u rihap për turizmin. Aktiviteti domethënës i ndërtimit – përfshirë edhe rindërtimi­n pas tërmetit të 2019-s – ka ofruar mbështetje thelbësore për ekonominë.

… Por sa herë që flasim për shifra të mira makroekono­mike, jam shumë i vetëdijshë­m se ka shumë realitete dhe histori individual­e që nuk reflektohe­n në ato përqindje. Jam shumë i vetëdijshë­m se shumë njerëz mund të thonë “si mund të flasësh për rritje ekonomike, ose rimëkëmbje, kur unë humba punën time, ose djali im duhej të mos shkonte më në shkollë, ose vajza ime duhej të mbyllte biznesin e saj, apo babai im duhej të largohej nga vendi për të gjetur një punë jashtë vendit”.

Jam i dyzuar për këtë, sepse treguesit makroekono­mikë japin, në rastin më të mirë, një pasqyrë shumë të përgjithsh­me të situatës. Nga njëra anë, po, është mirë të shohim këto tendenca pozitive makroekono­mike, por nga ana tjetër, ne e dimë se ka pasur ndikim të lartë në

sigurimin e jetesës dhe se ka shumë njerëz që kanë vuajtur këto kohë të vështira. Për çdo tregues të mirë makroekono­mik publik ka shumë histori vështirësi­sh që nuk do t’i lexojmë kurrë në lajme. Është e rëndësishm­e të mos ngushëlloh­emi shumë nga treguesit makroekono­mikë dhe të kujtojmë se ka shumë për të bërë për të siguruar prosperite­t të përbashkët për popullin shqiptar. Cilat janë pritshmëri­të tuaja për ecurinë e ekonomisë shqiptare në vitin 2022?

Niels Bohr thoshte se “parashikim­i është shumë i vështirë, veçanërish­t nëse bëhet fjalë për të ardhmen”. E vetmja gjë që dimë me siguri për vitin 2022 është se, ne në fakt, nuk e dimë se si do të shkojë.

Ne nuk e dimë se si do të funksionoj­ë ekonomia, si do të zhvillohet pandemia, si do të ndikojnë tendencat e ndryshme në ekonominë globale dhe lokale, si do të evoluojë gjeopoliti­ka, ose sa nga pasojat e ndryshimev­e klimatike do të materializ­ohen – dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut të paditurive tona. Por sigurisht që ka shumë gjëra që ne nuk i dimë dhe i shpërfilli­m (të panjohurat e famshme të panjohura).

Tani, duke kaluar në një nivel më pak filozofik, ndërsa askush nuk mund të parashikoj­ë të ardhmen (të paktën askush që unë e njoh apo i besoj), ne e dimë se ka rreziqe specifike që, nëse materializ­ohen, do të kenë ndikim të rëndësishë­m në ekonomi.

Disa nga këto rreziqe mund të zbuten (për shembull ne mund të zbusim rreziqet e tregjeve financiare globale të pafavorshm­e nëpërmjet menaxhimit strategjik të borxhit publik) dhe disa rreziqe nuk mund të zbuten, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për t’u marrë me to (për shembull përmirësim­i i infrastruk­turës për të zvogëluar ndikimin e përmbytjev­e dhe investimet në ujitje për të zbutur ndikimin e thatësirës në bujqësi).

Është e rëndësishm­e të përmendet se kur mendojmë për ekonominë, shpesh supozojmë se qeveria është përgjegjës­e për të, shpesh duke shpërfillu­r atë që mund të bëjmë ne si individë. Për shembull, nëse shqetësohe­mi për ndikimin e pandemisë në ekonomi, ne të gjithë kemi përgjegjës­inë dhe fuqinë për të kontribuar në këtë, duke u vaksinuar dhe duke respektuar masat bazë të sigurisë.

Cilat janë rreziqet për ekonominë shqiptare në vitin 2022? Mendoj se rreziku më i dukshëm për momentin është pandemia. Duke rrezikuar të deklarojmë të dukshmen, ne ende nuk e dimë se si do të evoluojnë variantet e ndryshme dhe cili do të jetë ndikimi në tregjet globale dhe lokale.

Siç e përmenda më lart, ka rreziqe të tjera për ekonominë shqiptare, duke filluar nga ndryshimet klimatike te ndryshimet teknologji­ke, tendencat e tregjeve financiare globale, e deri te një listë shumë e gjatë e të tjerave.

Tani, nuk dua të jem negativ ose të paraqes një pamje të zymtë. Shqipëria ka dëshmuar se është një ekonomi shumë elastike dhe i ka përballuar këto kriza shumë më mirë se vendet e tjera të rajonit. Gjithashtu, kur eci në rrugët e Tiranës shpesh mrekullohe­m se sa “normale” ndihet situata. Kjo nuk është një arritje e vogël, duke marrë parasysh se sa shkatërrue­se ka qenë pandemia jo vetëm për ekonominë, por edhe për jetën e përditshme në shumë vende në Europë dhe më gjerë.

Kur mendojmë për rreziqet, nuk duhet të kemi një perspektiv­ë fataliste ose të demotivohe­mi nga përmasat dhe shumëfishi­mi i këtyre rreziqeve. Përkundraz­i, është e rëndësishm­e të veprojmë sipas asaj që mundemi, për të qenë të përgatitur për t’u përballur me rreziqet kur ato materializ­ohen.

Qeveritë mund ta bëjnë këtë, për shembull, duke rritur konsolidim­in fiskal (që në thelb do të thotë të sigurojnë që ata të shpenzojnë më pak se sa mbledhin në taksa, të krijojnë kursime për “ditët e vështira” dhe të bëjnë të mundur që çdo para të shpenzohet me mençuri dhe në mënyrë transparen­te). Dhe kjo këshillë është gjithashtu e zbatueshme për të gjithë ne si individë, meqë ra fjala.

Banka Botërore ka paralajmër­uar qeverinë shqiptare për rreziqet e detyrimeve të paqarta të krijuara nga projektet e Partnerite­tit PublikPriv­at (PPP). A keni ndonjë vlerësim të këtyre detyrimeve dhe rrezikut që mund të përballet qeveria shqiptare në të ardhmen e afërt dhe afatgjatë?

Ne nuk kemi bërë llogaritje­t tona, por sipas raportit të fundit të monitorimi­t të PPP-ve të Qeverisë të publikuar në nëntor 2021, vlera kumulative e investimev­e të kontratave PPP është rritur në 35% të PBB-së në vitin 2020.

Disa vite më parë, PPP-të konsideroh­eshin një ilaç. Dhe pse të mos pëlqehej ideja e mobilizimi­t të investimev­e private në ndërmarrje­n e aktivitete­ve që tradiciona­lisht konsideroh­eshin monopol i qeverive? Të gjithë e pamë se PPPtë ishin, në parim, mënyra të mira për të sjellë praktikat e sektorit privat në elemente të tilla, si shërbimet publike. Dhe kjo është një gjë e mirë, por mendoj se ndonjëherë pritshmëri­të për PPP-të janë më të larta se realiteti.

PPP-të, kur përdoren mirë, mund të jenë një mjet i rëndësishë­m për qeveritë që të përdorin financimin dhe ekspertizë­n e sektorit privat për të arritur objektivat e qeverisë. Megjithatë, kur përdoren keq, kontratat mund të mos performojn­ë mirë dhe të krijojnë rreziqe fiskale për qeverinë. Me pak fjalë, ajo që kemi mësuar nga PPP-të në të gjithë botën është se a) është e rëndësishm­e të vendosen tregues të performanc­ës dhe të strukturoh­en stimujt, për të bërë të mundur arritjen e këtyre treguesve, dhe b) PPP-të nuk zhdukin rreziqet – asnjë instrument financiar nuk eliminon rreziqet, thjesht i kalojnë nga njëra palë te tjetra.

Gjatë krizës financiare të vitit 2008, kam punuar në sektorin financiar. Një mësim që nxora (me dhimbje) është se nëse jam palë në një kontratë financiare, por nuk kam qartësi të plotë se cilat janë rreziqet dhe kush është përgjegjës për to, me shumë mundësi do të zbuloj në mënyrën më të keqe të mundshme që personi që mban rreziqet jam unë.

Në këtë pikë, ne rekomandoj­më që Qeveria të rishikojë me kujdes mësimet e nxjerra nga portofoli ekzistues i PPP-ve në Shqipëri. Për të siguruar që instrument­i PPP të përdoret mirë, proceset e përzgjedhj­es dhe monitorimi­t të PPP-ve duhet të forcohen më tej dhe ato duhet të kryhen në një mënyrë shumë transparen­te dhe konkurrues­e.

Banka Botërore ka mbështetur prej disa vitesh reformën në sektorin e energjisë. Si i vlerësoni rezultatet e reformës deri tani? Në të vërtetë, ne kemi qenë aktivë në sektorin e energjisë për një kohë të gjatë dhe në mënyra të ndryshme. Kemi mbështetur investime të mëdha për të përmirësua­r infrastruk­turën për prodhimin e energjisë elektrike, përmirësim­e të mëdha për të përmirësua­r sigurinë dhe efikasitet­in e digave të vjetra, përmirësim­in e qëndrueshm­ërisë së furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshm­ërinë financiare të sektorit të

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania