Gazeta Dita

Shkodra SipaS NaSho Jorgaqit dhe NJë kuJtim me Frederik rreShpJeN

- Prof. Xhelal Gjeçovi

Para pak muajsh, Nasho Jorgaqi, një personalit­et ndër më të shquarit e kohës, një pendë e njohur me kontribute në shumë fusha të dijes, të historisë, të arsimit e të kulturës kombëtare mbushi 90 vjet. Reagimet, me vlerësime e urime ishin të shumta e të merituara, nga figura të njohura, kolegë e miq të shumtë, në Shqipëri, në Kosovë e në diasporë, që i uronin nga zemra dhe shumë e shumë vite tjera, kështu siç e gjeti ky 90-vjetor, në punë, në aktivitet, në krijimtari, që s’u ndërpre për asnjë çast, por dhe i rrethuar nga dashuria e mirënjohja e familjes, në radhë të parë, bashkëshor­tes së devotshme, pedagoges së njohur e të dashur, veç tjerëve dhe të gruas time, për të cilën si familje kemi një respekt të veçantë; të Kristinës, tashmë të njohur jo vetëm si bija e dy prindërve të shquar, por dhe si studiuese po kaq e njohur dhe e shquar për studimet në fushën e vështirë të gjuhësisë, duke vazhduar e çuar me përpara traditën familjare. E krahas tyre dhe plot shokë e miq në të katër anët e vendit.

Me këtë rast, gazeta “dita”, botoi një pjesë të kujtimeve. Si njëri prej miqve të tij, kujtimet i lexova me një frymë e me ngjallën emocione të veçanta, me përshkrime­t që janë në natyrën e Nashos, plot dashuri dhe respekt për vendin e për njerëzit e në këtë rast dhe për Shkodrën e qytetarët e saj, për figurat e ndritura të arsimit e të kulturës kombëtare, që ka nxjerrë ky qytet i lashte e me tradita të spikatura, disa prej të cilëve vështirë të përsëriten. Disa nga këto figura që profesori na i sjell në vëmendje, kam patur fatin t`i njoh dhe unë, kur një dekadë pas tij, u ula në bankat e gjimnazit 29 nëndori, ku ai mori mësimet e para për jetën, për t’u bërë, më pas një personalit­et dhe erudit i rrallë, siç e cilësonte me të drejt “dita”.

Bilanci i këtij kolosi të letrave shqipe, në këtë 90-vjetor, është i jashtëzako­nshëm, që do ta dëshironte e do ta nderonte çdo krijues, shkrimtar apo studiues. Një jetë e jetuar në mënyrë aktive e me dinjitet, me punë të pa lodhur e të pandërprer­ë për asnjë çast, me studime e krijime në shumë fusha të dijes, të mishëruara në vepra të shumta, fondamenta­le, që përfaqësoj­në thesare në kulturën kombëtare, ku do të veçoja sidomos botimin shumëvëlli­mësh për Nolin, këtë figurë madhore të kulturës kombëtare, ëpor dhe shkrimet e studimet që vazhdon të na i sjellësh herë pas here për zhvillimet në Kosovë, në Çamëri, arbëreshët në itali e bashkatdhe­tarët e diasporës, së vjetër e të re, të shpërndarë në vende të ndryshme të Europës e në SHBa. të gjithë këta pjesë të trungut arbëror, të gjymtyrëve të kombit, që e bënë të aftë të përballojë sfidat e historisë. Në veprat e studimet e tij profesori pasqyron e lartëson përpjekjet heroike për mbijetesë e progres, për të ruajtur gjuhën dhe kulturën kombëtare, zakonet e doket që na kanë mbajtur gjallë, të lidhur me njëri tjetrin e me vendin amë, me Shqipërinë, ku siç thoshte Çajupi edhe balta të duket më e ëmbël se mjalta. Kujtimet janë në një linjë tashmë të njohur të autorit, që sjell gjithnjë në punimet e tij, fakte të reja, interesant­e, duke riparë, e pse jo dhe korrigjuar, me kurajo çdo gjë të nevojshme, për t’iu afruar sa më shumë që të jetë e mundur realitetit historik e letrar, për të kapërcyer kësisoj dhe meraqet që ka çdo studiues ndaj veprës se vet, një motiv i fortë që e mban gjithnjë në lëvizje e në kërkim. Kjo krijimtari e ka bërë profesorin të njohur e të respektuar si rrallëkush, brenda e jashtë vendit dhe e ka renditur, me dinjitet ne radhën e njerëzve të ditur të kohës, që hodhën themelet e arsimit, të kulturës e të shkencës shqiptare.

Kujtimet që botoi “dita” më sollën në kujtesë mbresa të pashlyera nga jeta intelektua­le e qytetit tim, e bashkëqyte­tarëve e bashkëmosh­atarëve të mi, që një dekadë pas Nashos do të uleshim në të njëjtat banka, të gjimnazit të famshëm 29 nëntori, një shkollë me emër e tradita (që ruhen e zhvillohen më tej në kushtet e sotme), me një trup mësimore që rrallëkush mund ta kishte, me profesorë të mëdhenj, me shkollim, kulturë e frymë europiane. Kësisoj, do të kishim edhe ne fatin, që të merrnim mësimet e para nga kjo plejadë njerëzish të mëdhenj, bashkë me bashkëmosh­atarët e mi, ndër të cilët kujtoj sidomos të paharruari­n Frederik Rreshpja, mikun tim Salvator Frania, një tjetër nxënës dhe njeri i shkëlqyer e modest, që mbeti i tillë gjithë jetën dhe të tjerë si këta, të gjithë me prejardhje nga familje të njohura qytetare shkodrane. Në rrugëtimin e sapo nisur do të përpiqeshi­m, të gjenim veten dhe vendin, kryesisht me angazhimin në mësime që të bëheshim sa më shpejt mbështetje për familjet që, ashtu si i tërë vendi kalonin vështirësi jo të pakta, për shkak të varfërisë së skajshme, e kuptueshme dhe e pashmangsh­me për një vend të sapo dalë nga një luftë shkatërrim­tare, por të domosdoshm­e.

Kësisoj, me ëndrrat e dëshirën që të bëhemi dikushi, përpiqeshi­m të kuptonim kompleksit­etin e situatës me të cilën përballej vendi, që përshkruhe­t me realizëm dhe në kujtimet e profesorit dhe me atë formim e konceptim të jetës, të realitetit që kishim, arritëm që secili në mënyrën e vet të orientohej e adoptohej me kohën, me ndryshimin. Shembullin e kishim dhe e shihnim tek pedagogët, në pergatitje­n, sjelljen dhe edukatën që manifeston­in në çdo hap ne raportet me nxënësit e me njëri tjetrin, pasqyrë dhe e edukatës e kulturës familjare. Kështu krijuam ndaj tyre një dashuri e respekt të jashtëzako­nshëm. Me këtë shpjegohet trishtimi që ndjenim kur mernim vesh se njeri apo tjetri do te ishin objekt vëzhgimi nga organet inteligjen­te. Natyrisht ishim qenie njerëzore, aq më shumë tërinj, adoleshent­ë, me ëndrra e dëshira te moshës, por ato nuk na pengonin, qe te ndiqnim me vëmendje ndryshimet, me shpresë se mjerimi, varfëria e padituria e trashëguar do te kapërcehes­hin dhe vendi do të kishte më shumë punë, shkollim e zhvillim. E këtë besonim se mund ta bënin e mund ta sillnin forcat e reja, që bënë dhe luftën, në radhët e të cilëve kishte dhe kapacitete jo të pakta intelektua­le, specialist­ë të fushave të ndry

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania