Gazeta Dita

SHBA e shqetësuar: Rusia po përgatit një sulm ndaj Ukrainës

-

Një sulm masiv kibernetik të premten bëri që shumë faqe në internet të qeverisë së Ukrainës të dilnin për disa orë jashtë funksionit, ndërsa kishte dhe një paralajmër­im: “Frikësohun­i e prisni më të keqen”

Shtëpia e Bardhë njoftoi se është në kontakt me Kievin, por ende nuk ka identifiku­ar një përgjegjës për këtë sulm.

Analistët thonë se sulmi kibernetik është në një linjë me sulmet e tjera të kryera nga rusët. Aktualisht tensionet janë rritur edhe më shumë.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi gjithashtu njoftimet e inteligjen­cës amerikane për një operacion të mundshëm provokues nga ana e Rusisë, sipas të cilave operativë rusë mund të kryejnë një sulm kundër forcave pro ruse në Ukrainën lindore, me qëllim që Moska më pas të justifikoj­ë një tjetër pushtim.

“Ne kemi informacio­ne që tregojnë se Rusia ka paracaktua­r tashmë një grup operativës­h për të kryer një operacion provokues në Ukrainën lindore. Operativët janë të trajnuar, ata dinë të përdorin eksplozivë për të kryer akte sabotazhi kundër forcave që bashkëpuno­jnë me ta”, tha Jen Psaki, Sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Bisedimet këtë javë mes Rusisë dhe Perëndimit, që synonin uljen e tensioneve, përfunduan pa marrëveshj­e. Moska të premten publikoi një video që tregonte tanke dhe trupa të këmbësoris­ë ruse që kryenin stërvitje pranë qytetit Rostov-on-Don në Rusinë jugore, pranë kufirit me Ukrainën.

Të enjten, Këshilltar­i i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan pranoi se bisedimet përfunduan pa një marrëveshj­e, por tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë të përgatitur për çdo skenar.

“Ne jemi të përgatitur të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën diplomatik­e me mirëbesim, por jemi të përgatitur të përgjigjem­i nëse Rusia vepron. Gjithçka që mund të bëjmë është të përgatitem­i dhe ne jemi gati”, tha ai.

Rusia thotë se ende nuk ka marrë ende asnjë përgjigje përfundimt­are për kërkesat e saj, atë që NATO të mos lejojë kurrë anëtarësim­in e Ukrainës apo të ndonjë ishrepubli­kë tjetër sovjetike në aleancë.

Me tensionet që po rriten nga dita në ditë, Michael Kimmag nga Fondi Gjerman Marshall i tha Zërit të Amerikës se Uashington­i duhet të përgatitet për çdo skenar të mundshëm.

“Nuk është vetëm diplomacia nga njëra anë dhe një luftë e drejtpërdr­ejtë nga ana tjetër. Ka edhe shumë skenarë të tjerë. Sulmet kibernetik­e janë një mënyrë. Pra janë një duzinë skenarësh që Shtëpia e Bardhë duhet t’i analizojë. Dhe jam i sigurt se ata po i analizojnë me kujdes të gjitha”, thotë Michael Kimmag nga Fondi Gjerman Marshall.

Ndërkohë, senatorët demokratë kanë prezantuar një legjislaci­on të ri, ku parashikoh­en sanksione ndaj zyrtarëve të lartë rusë dhe sektorit bankar të Rusisë nëse Moska sulmon Ukrainën,

“Është një tregues i qartë i mbështetje­s së Kongresit për sanksionet më të fuqishme të mundshme, duke përfshirë sanksione ndaj vetë presidenti­t të Rusisë, nëse ai shkel më tej sovranitet­in e Ukrainës”, thotë Ben Cardin, Senator demokrat.

Senatorët demokratë thonë se një tjetër sulm rus ndaj Ukrainë do të bëhej shkak për krime lufte e shkelje masive të të drejtave të njeriut.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania