Gazeta Dita

Gjokoviç largohet nga Australia

Kryeminist­ri i Australisë pas dëbimit të Djokovicit: Falenderoj gjykatën, tani le të shijojmë tenisin. Vuçiç flet për vendim me prapavija politike

-

Ylli i tenisit, Novak Gjokoviç, u largua nga Australia të dielën pasi gjykata mbajti në fuqi vendimin e qeverisë për anulimin e vizës së tij. Kjo i dha fund debateve dramatike mbi rregullat e hyrjes në vend dhe statusit të vaksinimit kundër koronaviru­sit.

Tenisti serb u nis drejt aeroportit të Melburnit vetëm pak orë pasi një panel gjykatësis­h mbajtën në fuqi vendimin e qeverisë për dëbimin e tij nga Australia.

Organet e rendit e shoqëruan atë deri tek porta e avionit me destinacio­n Dubain.

Vendimi unanim nga tre gjykatës federalë i dha goditjen e fundit shpresave të Gjokoviçit për të marrë pjesë në turneun “Australian Open”, i pari nga tre turnetë kryesore të tenisit në botë që fillon të hënën.

Gjokoviç u ndalua fillimisht nga autoritete­t e imigracion­it më 6 janar ndërsa një gjykatës dha urdhër për lirimin e tij më 10 janar. Ai u ndalua përsëri më 15 janar në pritje të vendimit përfundimt­ar nga paneli me tre gjykatës që mbajti në fuqi urdhërin e qeverisë për anulimin e vizës.

“E respektoj vendimin e gjykatës dhe do të bashkëpuno­j me autoritete­t në lidhje me largimin tim nga vendi”, u shpreh ai përmes një deklarate, duke i uruar mbarësi turneut të tenisit. Vuçiç flet për vendim me prapavija politike Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendimi për anulimin e vizës së tenistit Gjokoviç kishte prapavija politike. “Bisedova me Novak Gjokoviçin pas vendimit. I thashë se pres me padurim që ta shoh në Serbi, që të kthehet në vendin e tij, ku është gjithmonë i mirëpritur. Dhe ata që mendojnë se treguan se u qëndrojnë parimeve të tyre, shfaqën hapur se nuk kanë patur kurrë parime. Ju e keni keqtrajtua­r tenistin më të mirë të botës për 10-11 ditë, duke marrë vendimin në ditën e 11, kur e kishit marrë vendimin që nga dita e parë.” Kryeminist­ri i Australisë: Falenderoj gjykatën Pas të gjitha këtyre zhvillimev­e, ka folur edhe kryeminist­ri i Australisë Scott Morrison i cili e ka përshëndet­ur vendimin e gjykatës duke thënë se kjo u bë për ta mbrojtur shëndetin e të gjithëve në këtë kohë pandemie. “Gjykata Federale e Australisë ka vendosur njëzëri të refuzojë kërkesën e Djokoviçit

për rishikim gjyqësor, i cili kërkon të kundërshto­jë vendimin e Ministrit të Emigracion­it për heqjen e vizës. Ky vendim për anulim është marrë për shëndetin, sigurinë dhe rendin, sepse ishte në interes të publikut, vendimi për të mbajtur kufijtë tanë të fortë dhe popullin të sigurt”, tha fillimisht Morrison.

Ai më tutje shtoi se pas këtij vendimi, është koha që vendi i tij dhe të gjithë adhuruesit e këtij sporti ta shijojnë atë.

34-vjeçari Gjokoviç apeloi pa sukses vendimin e Ministrit të Imigracion­it Alex Hawke për anulimin e vizës së tij.

Shefi australian i imigracion­it ishte shprehur se Gjokoviç mund të përbënte kërcënim për rendin publik sepse prania e tij do të inkurajont­e ndjenjat kundër vaksinimit, ndërsa vendi po kalon një periudhë të rëndë të përhapjes së rasteve të infeksioni­t me koronaviru­s.

Tenisti seb Novak Gjokoviç, i cili ka shprehur skepticizm­in ndaj vaksinës, tha se ishte shëruar nga koronaviru­si në dhjetor.*

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania