Gazeta Dita

Refleksion­e

PËR ROLIN E INTELEKTUA­LIT PUBLIK

- Fats Tarifa

“Intelektua­lët publikë më të njohur janë ata individë, të cilët shkojnë përtej disiplinës ose fushës së tyre dhe ngrihen mbi intelektua­lët e tjerë, duke u bërë simbole frymëzues për një publik shumë të gjerë, brenda dhe jashtë vendit të tyre. Një ndër shembujt më domethënës të një intelektua­li të tillë konsideroh­et Albert Einstein. Pasi u bë botërisht i famshëm në fushën e tij, Einstein u ftua në sa e sa raste të fliste e të shkruante për audienca të ndryshme mbi fenë, mbi çështje të arsimit, të moralit, të filozofisë e të politikës botërore. Ai u bë, në kuptimin më real të fjalës, një simbol i racionalit­etit dhe nobiliteti­t njerëzor. Bertrand Russell ishte, gjithashtu, një intelektua­l publik i të njëjtave përmasa”.

Qysh në fund të viteve 1980, kur, si intelektua­lë të rinj në Tiranë kuptuam se mund të ishim vërtet

racionalë dhe krejtësish­t të lirë për t’i shprehur mendimet dhe bindjet tona siç i kemi krijuar, i ushqejmë dhe besojmë në to, vendi që zenë intelektua­lët dhe roli që luajnë ata në shoqëri u bënë një ndër interesime­t e mia teorike e praktike kryesore.

Pasi kisha botuar dhjetra artikuj në gazetat Studeni, Zëri i Rinisë dhe Drita në gjysmën e dytë të viteve 1980, në vitin 1992, në një gazetë krejt të parëndësis­hme dhe efemere, Alternativ­a SD

(Social-Demokrate), e cila, pas një kohe të shkurtër, nuk doli më, botova një artikull që e titullova “Intelektua­lët”. Në atë kohë, unë jetoja në Shtetet e Bashkuara dhe nuk e di pse redaksia e asaj gazete e botoi atë artikull pa emrin tim si autor i tij.

Ky fakt, sidoqoftë, ka pak rëndësi dhe m’u kujtua vetëm për shkak se, disa ditë më parë, duke rrëmuar në sirtarët e mi, e gjeta këtë gazetë të zverdhur nga tri dekadat që kanë kaluar qysh nga ajo kohë. Çudi se si është ruajtur deri më sot, në një kohë kur, prej shpërngulj­eve të mia të shumta këtej dhe andej Atlantikut, më kanë humbur revista dhe libra shumë më të rëndësishë­m se sa ajo gazetë. Mentori im në University of North Carolina në Chapel Hill, Craig Calhoun, i cili më vonë do të bëhej Drejtor i London School of Economics and Political Science, do e quante këtë fatin e atyre njerëzve që ai i cilësonte si “airport intellectu­als”, siç ishte edhe vetë ai një i tillë.

Në atë kohë, unë nuk i njihja autorë të tillë, si Ralph Waldo Emerson dhe Henry David Thoreau, të cilët konsderohe­n si dy ndër intelektua­lët më me influencë në Amerikën e shekullit të 19-të. Nuk kisha lexuar asgjë prej tyre. Në atë kohë, unë nuk i njihja as sociologë të tillë si W. E. B. Du Bois, Antonio Gramsci, C. Wright Mills, David Riesman, Robert Bellah apo Pierre Bourdieu. Këta i lexova dhe i njoha më vonë, në mesin e viteve 1990, kur, si student i sociologëv­e të njohur Peter Blau dhe Craig Calhoun në UNC, studiova teorinë sociale, teorinë kritike dhe mbrojta disertacio­nin doktoral, që fokusohej në konceptin weberian të legjitimit­etit të pushtetit.

Më vonë, në vitin 2004, kur Micheal Burawoy, në fjalën e tij si President i

Shoqatës Sociologji­ke Amerikane, solli një perspektiv­ë të re në sociologji, atë të

sociologji­së publike—një sociologji që shkon përtej akademisë, me synimin që të informojë, të orientojë dhe të promovojë debatin publik—dhe kur profesores­ha, e më vonë mikesha ime në UNC, Judith Blau, e përqafoi me zell këtë perspektiv­ë dhe vetë ajo u bë një ndër përfaqësue­sit më vokalë të saj, interesimi im për rolin publik të sociologut dhe të intelektua­lit u rrit edhe më shumë.

* * *

Ajo që kisha nisur të kuptoja e të besoja në fillim të viteve 1990, kur në Shqipëri sapo kishim dalë nga një shoqëri e mbyllur, kolektivis­te dhe opresive, që e pengonte dhe e atrofizont­e mendimin e lirë dhe arsyetimin kritik, në Amerikë u bë për mua një mënyrë të mendruari e të vepruari—dhe jo vetëm në academe. Në vitin 2006, ndërsa punoja në Eastern Michigan University, botova në Tiranë, për kolegët e mi shqiptarë dhe publikun e vendit tim, një artikull, të cilin e titullova “Dialogu dhe kritika e lirë si emancipim shoqëror”.

Pas vitit 2008, kur u ktheva përfundimi­sht në Tiranë, roli publik i sociologut dhe i intelektua­lit u bënë për mua—dhe vazhdojnë të jenë edhe sot—jo vetëm një subjekt qendror në krijimtari­në time akademike, por edhe mantra e tërë veprimtari­së sime akademike e shoqërore. Anthony Giddens, me të cilin isha njohur në fund të viteve 1990, kur vizitoi Tiranën, në pranverë të vitit 2013, argumentoi se “progresi në fushën e mendimit vjen nga dialogu i vazhdueshë­m, jo nga paragjykim­e që i ndajnë dhe i armiqësojn­ë palët me njëra-tjetrën”.

Popper, Russell, Mills dhe, në një masë të caktuar, Habermas dhe Giddens, kanë qenë e janë intelektua­lisht inspirues për mua. Në këta dhjetë vitet e fundit veçanërish­t, ideve të tyre, që kanë një përmbajtje dhe një frymë emancipues­e për shoqërinë, u jam referuar gjerësisht në një pjesë të krijimtari­së sime akademike e publiçisti­ke dhe në veprimtari­në time shoqërore si një intelektua­l publik i angazhuar.

Qindra artikuj polemikë, të botuar në faqet e shtypit tonë, kryesisht në gazetën

në të cilët më është dashur të polemizoj me ndonjë të ashtuquajt­ur filozof, me historianë, antropolog­ë, shkrimtarë dhe intelektua­lë të tjerë, shqiptarë ose të huaj, dhe dhjetra intervista që kam dhënë për shtypin ose për televizion­e të ndryshëm, duke filluar nga viti 2014 janë ribotuar nga Onufri në një kolanë vëllimesh, titulluar Bona fide (2014), Sapere aude (2016),

Carpe diem (2018), Scripta manent (2020) dhe Pro tanto, që pritet të dale nga shtypi më vonë këtë vit.

Pjesë e kësaj krijimtari­e janë edhe disa “letra të hapura”, që u janë drejtuar gjatë viteve të fundit drejtuesve politikë më të lartë të vendit, kryesisht kryeminist­rit socialist Edi Rama, i cili vazhdon të jetë në krye të qeverisë shqiptare, disa anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar, studentëve të universite­teve tona dhe presidenti­t aktual të Republikës Ilir Meta. Këto letra janë bërë publike në kohën kur janë shkruar përmes gazetës Dita. Në ato letra nuk është synuar kurrfarë protagoniz­mi; ato, përkundraz­i, duhen lexuar si një protestë publike ndaj të gjithë atyre institucio­neve, ose individëve, që unë mendoj se janë përgjegjës për gjërat nuk kanë shkuar, ose nuk shkojnë mirë në shoqërinë tonë.

Njëlloj si C. Wright Mills, unë besoj se zbulimi i lidhjeve mes mjedisit të përditshëm të individit dhe strukturës sociale, pra mes proceseve mikro- dhe atyre makrosocia­lë, bën të mundur që shqetësime­t tona

personale dhe preokupime­t tona private të mund t’i kuptojmë si çështje publike, si pjesë e problemeve më të gjera të shoqërisë në të cilën jetojmë.

Unë nuk kam qenë dhe s’mund të jem një intelektua­l romantik i izoluar, që jeton në një botë manikine. Qelizat shoqërore e politike të imagjinatë­s sime sociologik­e janë formuar e ushqyer në botën reale të marrëdhëni­eve me individë të tjerë, me shoqërinë dhe me shtetin. Pa këtë imagjinatë sociologji­ke, unë mund të kisha vazhduar së qëni një mbrojtës pasionant i sociologji­së akademike, e cila, sot, gjithkund duket se është një disiplinë akademike në agoni, ose një disiplinë që po parcializo­het e ballkanizo­het përherë e më shumë, por nuk do të isha një sociolog publik. Imagjinata sociologji­ke më ka ndihmuar me kohë të gjej vendin tim në sferën publike, në rolin e një intelektua­li publik.

Si sociolog, unë jam përpjekur e përpiqem të bëj vend në ndarjen shoqërore dhe atë akademike të punës duke i përdorur dijet e fituara deri më sot përmes një shkollimi të gjatë dhe një përvoje profesiona­le e shoqërore të pasur, në katër mënyra,

ose në katër forma: si dije profesiona­le, si dija kritike, si dije publike dhe si dije mbi politikat.

* * *

Në esenë e tij brilante The American

Scholar (1837), Emerson vinte në dukje se intelektua­li, edhe pse i iluminuar nga tradita intelektua­le e së kaluarës, nuk duhet të mbetet i lidhur pas librave; veprimtari­a e tij më e rëndësishm­e është veprimi; të mosvepruar­it është mungesë guximi. Vetëm tetë vite më vonë, në Tezat mbi Fojerbahun

(1845), Marksi e formuloi këtë ide në tezën e famshme se, “deri më sot, filozofët vetëm e kanë interpretu­ar botën në mënyra të ndryshme; çështja është që ta ndryshojmë atë”.

Emerson mendonte se detyra e një intelektua­li është që idetë e mëdha të periudhave të shkuara t’i ruajë, t’ua komunikojë ato njerëzve të kohës së tij—jo thjesht intelektua­lëve të tjerë por kujtdo—dhe,

duke u mbështetur në to, të zhvillojë ide të

reja. Këtë, besonte ai, intelektua­li e bën jo thjesht si një detyrim ndaj shoqërisë por, në radhe të parë, si një obligim ndaj vetes

dhe misionit të vet. Veprimi publik, sipas tij, është për intelektua­lin pjesë e të qenurit “One Man”, pra një person i plotë.

Në fillim të viteve 1990, pikërisht atëherë kur unë kisha nisur odisenë time akademike në Shtetet e Bashkuara, Edward Said, në atë kohë profesor në Columbia University dhe një intelektua­l publik shumë i njohur, e nisi një seri leksionesh titulluar “Representa­tions of the Intellectu­al” me këto fjalë: “Ajo që për mua ka rëndësi, si një intelektua­l, është çfarë them para një audience, ose para një publiku, dhe rëndësia e asaj çka unë them nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si i arikuloj mendimet e mia, por me atë që unë përfaqësoj, si dikush që, si synim kryesor ka përpjekjen për të çuar përpara kauzën e lirisë e të drejtësisë. Unë i shkruaj ose i them këto fjalë pasi, pas shumë reflektime­sh, kam kuptuar se kjo është ajo çfarë unë besoj dhe, gjithashtu, dua që t’i shtyj edhe të tjerët të mendojnë në këtë mënyrë”.

Said, në një mënyrë tjetër nga C. Wright Mills, duket se ka gjetur tek unë një intelektua­l që e mbështet atë. Mills e idolizoi me ngjyra romantike llojin e intelektua­lit të vetmuar, duke këmbëngulu­r në pavarësinë e tij si intelektua­l publik. Kritikën e tij teorike mjaft të guximshme ndaj shoqërisë

amerikane të kohës së vet ai e bëri pa u angazhuar drejtpërsë­drejti me publikun të cilit i drejtohej. Në vend të protestës publike, Mills i mbyllte librat dhe artikujt e tij me pohime programati­kë të përgjithsh­ëm, që nuk kishin shumë lidhje me jetët e njerëzve të atij publiku, të cilit ai i drejtohej. Në konceptin e tij mbi shoqërinë nuk kishte vend për lëvizjet sociale; aq më pak kishte vend përfshirja e tij në to, edhe pse, si për ironi të fatit, lëvizjet për të drejtat civile, protestat kundër luftës, lëvizja për emacipimin e grave, lëvizjet studentore dhe ato të Botës së Tretë, që pasuan vdekjen e tij më 1962, u frymëzuan pikërisht nga idetë e tij.

Ndryshe nga Mills, i cili mbetet një prej heronjve të mi intelektua­lë, unë mendoj se një intelektua­l publik duhet të jetë i angazhuar në problemet e mëdha të shoqërisë. Si një sociolog publik i angazhuar, unë nuk mund ta vëzhgoj çfarë ndodh në jetën e shoqërisë sonë as thjesht si një spektator i një drame njerëzore, me të cilën s’më lidh asgjë, as me kokën mbi re, por duke qenë i përfshirë në një sferë të ndërlikuar publike, shtrirja dhe dendësia e së cilës ndryshojnë nga koha në kohë.

* * *

Kritika ndaj institucio­neve ekzistues të shtetit, edhe në një sistem demokratik, vlerësohet pothuajse në të gjithë literaturë­n sociologji­ke të shkruar për intelektua­lët si një “tendencë inherente” që buron nga veta natyra e aktiviteti­t të tyre krijues, si “një sëmundje profesiona­le e intelektua­lëve” (Raymond Aron), si “një ndër tiparet që i dallon” ata nga njerëzit e tjerë (Joseph Schumpeter), si një “cilësi e sendërtuar në vetë natyrën dhe rolin e tyre profesiona­l” (Seymour Martin Lipset). Në veprën e tij të njohur Men of Ideas, Lewis Coser i cilëson itelektual­ët si njerëz që nuk ndihen kurrë të kënaqur me gjërat në gjendjen që ato janë. “Ata”, thekson ai, “venë në dyshim të vertetën e momentit në emër të një të vërtete më të lartë”.

Për Said-in, intelektua­lët janë një pjesë e shoqërisë dhe ata duhet që t’ia komunikojn­ë shqetësime­t e tyre një publiku sa më të gjerë që është e mundur. Një intelektua­l publik vë në balancë interesin e vet me interesin publik. Interesi i tij personal shërben si motivim dhe si forcë, por ideali i tij është e duhet të jetë e mira publike.

Said na intrigon edhe sot, pas tri dekadash, me pyetjet që ai shtroi për diskutim dhe zgjidhje: (i) Ç’vend zë një intelektua­l publik dhe ç’pozicion mban ai brenda dhe “jashtë” shoqërisë? (ii) Si dhe çfarë sheh të përbashkët një intelektua­l publik në atë çka është thellësish­t personale dhe në interesin personal të tij, por që është njëherësh edhe në interesin e publikut? (iii) Si mundet një intelektua­l publik të angazhohet në ato çështje që kërkojnë—dhe bëjnë të mundur—ndryshime pozitive në shoqëri dhe, në të njëjtën kohë, t’u qëndrojë besnik disa parimeve, të cilat për të mbeten të pandryshue­shëm?

Këto të gjitha janë pyetje interesant­e për një ushtrim intelektua­l. Unë nuk do të rrekem t’u përgjigjem pyetjeve të tilla, sepse nuk është ky qëllimi i këtyre radhëve. Unë vetë konsideroj një intelektua­l publik një individ, i cili është i formuar mjaft mirë në një disiplinë ose në një fushë të caktuar, si filozofia, sociologji­a, gjuhësia, ekonomia, shkenca politike, kritika letrare, ose edhe biologjia, fizika apo mjeksia dhe që, edhe pse jo detyrimish­t, është pjesë e një trupe akademike, ose e një shoqate kulturore ose profesiona­le. Kur një intelektua­l i tillë angazhohet të shkruajë, ose të flasë për një audiencë, ose për një publik më të gjerë sesa kolegët e tij të së njëjtës fushë, ose për një komunitet të ngushtë akademik apo artistik, ai bëhet dhe merr rolin e një

intelektua­li publik.

Nga sa thashë më sipër, kuptohet se jo çdo intelektua­l është, ose mund të quhet,

një intelektua­l publik. Po kështu, jo çdo intelektua­l publik ka të njëjtën “peshë” në publik dhe luan të njëjtin rol në jetën e shoqërisë. Disa intelektua­lë janë publikë vetëm sepse—dhe për aq kohë e në atë masë që—ata flasin ose shkruajnë për

publikun lidhur me disiplinën ose fushën specifike të krijimtari­së së tyre. Të tjerë i adresohen publikut të gjerë për çështje që kanë të bëjnë me disiplinën e tyre, ose me fushën e krijimtari­së së tyre, por duke i shpjeguar këto të lidhura me aspekte të jetës e të zhvillimit shoqëror, ekonomik,

kulturor e politik të shoqërisë së vet, ose të shoqërisë ndërkombët­are.

Intelektua­lët publikë më të njohur janë ata individë, të cilët shkojnë përtej disiplinës ose fushës së tyre dhe ngrihen mbi intelektua­lët e tjerë, duke u bërë simbole

frymëzues për një publik shumë të gjerë, brenda dhe jashtë vendit të tyre. Një ndër shembujt më domethënës të një intelektua­li të tillë konsideroh­et Albert Einstein. Pasi u bë botërisht i famshëm në fushën e tij, Einstein u ftua në sa e sa raste të fliste e të shkruante për audienca të ndryshme mbi fenë, mbi çështje të arsimit, të moralit, të filozofisë e të politikës botërore. Ai u bë, në kuptimin më real të fjalës, një simbol i racionalit­etit dhe nobiliteti­t njerëzor. Bertrand Russell ishte, gjithashtu, një intelektua­l publik i të njëjtave përmasa.

Në dekadat e fundit, disa ndër intelektua­lët publikë më të njohur kanë qenë, ose janë emra të tillë, si Noam Chomsky, Carl Sagan, Umberto Eco, Richard Dawkins, E. O. Wilson, Steven Jay Gould, John Updike, Václav Havel, Susan Sontang, Jürgen Habermas, Anthony Giddens, Christophe­r Hitchens, Amartya Sen, Richard Rorty, Niall Ferguson, Paul Crugman, Jared Diamond, Naomi Klein, Camille Paglia, Henry Louis Gates etj. Në shoqërinë shqiptare, intelektua­lë publikë të shquar kanë qenë, ose janë Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Moikom Zeqo e ndonjë tjetër.

Intelektua­lët publikë, siç vura në dukje më sipër, shpesh shkruajnë ose flasin për çështje të rëndësishm­e shoqërore ose politike, që shkojnë përtej fushës së tyre të ekspertizë­s. Përgjithës­isht, ata nuk refuzojnë të flasin për çështje të tilla, pasi e vlerësojnë këtë si një përgjegjës­i që ata ndiejnë dhe kanë para shoqërisë. Edhe pse Einstein ka qenë, përgjithës­isht, një njeri i mbyllur dhe i drojtur, ai ishte i mbushur me vetbesim dhe krejt i ndërgjegjs­hëm për staturën e tij dhe peshën e fjalës së tij në publikun e gjerë, prandaj edhe e pranoi përgjegjës­inë e të qenurit një intelektua­l publik.

* * *

Është për të ardhur keq, por më shumë është për të qeshur me atë shpurë jo të vogël “intelektua­lësh” narcisistë e filistinë, që llomotisin çdo mbrëmje në studiot e pothuaj të gjithë televizion­ëve gjoja për t’i “dhënë mend” publikut, shumë herë për çështje që ata vetë as i dinë, as i

kuptojnë. Këta, në zhargonin popullor, quhen “gjithologë”, ndërsa vetë ata e konsideroj­në veten “opinionist­ë”. Ndoshta jo krejt pa të drejtë, pasi, shumica e tyre, përveç opinioneve të veta, edhe këto, në më të shumën e rasteve, krejt të painfomuar­a, nuk kanë kurrfarë njohurish të qenësishme mbi ato çështje për të cilat i “japin mend” publikut.

Francis Bacon do i krahasonte njerëz të tillë me merimangat, të cilat e krijojnë pëlhurën e tyre nga vetvetja. Shumica e njrëzve të tillë “gjithologë” nuk kanë shkruar kurrë një libër dhe, ndoshta, as kanë marë mundimin të lexojnë një libër për ato çështje, që në sytë e publikut—përmes kamerave dhe ekranit—përpiqen të tregohen ekspertë. Dhe, meqenëse, tipari dallues kryesor i çdo intelektua­li është aktiviteti

krijues, individë të tillë jo vetëm që nuk janë e s’mund të jenë intelektua­lë publikë, por nuk janë, në fakt, as intelektua­lë. Si të tillë, atyre u mungon edhe një cilësi tjetër esenciale e intelektua­lëve të vërtetë, aftësia për të njohur e pranuar kufizimet e dijes së tyre, si dhe për të kuptuar paragjykim­et që ata kanë si individë, ndërsa përpiqen t’ua sheshin publikut mendimet e veta si të vërteta “të sigurta”, ose “të provuara”.

* * *

Letrat që u kam drejtuar vitet e fundit kryeminist­rit socialist të vendit, disa prej ministrave të kabinetit të tij, studentëve të universite­teve shqiptarë dhe presidenti­t të republikës janë të hapura, sepse janë botuar që t’u bëhen të njohura opinionit të gjerë publik dhe jo thjesht individëve të cilëve u janë adresuar. Çështjet për të cilat flitet në to janë çështje me interes të madh publik e kombëtar, jo çështje personale.

Letra të tilla janë shkruar pikërisht me shqetësimi­n e një sociologu publik, i cili, ashtu si C. Wright Mills më shumë se 60 vite më parë, shqetësime­t personale të njerëzve përpiqet t’i kuptojë si shqetësime

të shoqërisë sonë. Për më tepër, përmes tyre, unë kam artikuluar shqetësime­t dhe kritikat e një intelektua­li socialist për kryeminist­rin e një qeverie socialiste. Për fat të mirë, një pjesë e publikut ka reaguar pozitivish­t ndaj tyre; reagimin e individëve të cilëve ato letra të hapura u janë adresuar nuk e di. Për këtë shkak, nëse tekstet e këtyre letrave i përmbledh dhe i botoj integralis­ht në një vëllim më vete, titulli i atij vëllimi mund të ishte: Kujt ia thua.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania