Gazeta Dita

KËTO JANË SHTATË MARRËVESHJ­ET QË PRITET TË FIRMOSEN SOT NGA ERDOGAN NË SHQIPËRI

-

Cilat do jenë marrëveshj­et që qeveria shqiptare do të firmos me atë turke, në kuadër të vizitës së presidenti­t Rexhep Tayyip Erdogan, në Tiranë?

Marrëveshj­et shtrihen nga bashkëpuni­mi i agjencive të lajmeve ATA me atë të Agjencisë Anadolu, tek marrëveshj­et e bashkëpuni­mi në fushën e rinisë dhe të sportit.

Marrëveshj­et që do nënshkruhe­n me rastin e vizitës zyrtare të Presidenti­t të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri:

1 – Marrëveshj­e bashkëpuni­mi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafik­e Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptim­i për bashkëpuni­min në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpuni­mi ndërmjet

Drejtorisë së Arkivit Shtetëror të Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptim­i për Bashkëpuni­min në Fushën e Rinisë dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptim­i ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpuni­min në fushën e protokolli­t.

6- Protokoll bashkëpuni­mi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithsh­me Shtetërore të Operas së Baletit dhe të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

7 -Memorandum mirëkuptim­i në fushën e menaxhimit të Fatkeqësiv­e ndërmjet Drejtorisë së Emergjenca­ve dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Erdogan pritet të mbërrijë në Tiranë, mëngjesin e sotëm. Ai do të pritet në aeroportin ndërkombët­ar të Rinasit nga Rama në orën 09:00.

Pas pritjes në aeroport, presidenti turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar apartament­et e financuara nga qeveria turke pas tërmetit. Pasi të mbërrijë në Tiranë, do të ketë një takim me Ramën dhe më pas të dy, një konferencë për shtyp.

Sesioni i ri parlamenta­r do të nisë të hënën pasdite, por 17 janari nuk do të jetë një ceremoni e thjeshtë e hapjes së punimeve të Kuvendit.

Presidenti i Turqisë, do të jetë përshëndet­ësi i këtyre punimeve. Me këtë rast, ai do të mbajë edhe një fjalim në seancën e parë të Kuvendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania