Gazeta Dita

PËRSE TALL Ç’TË MUNDË ILIR META ME SHQIPTARËT E THJESHTË?

-

Kryetari i LSI-së me seli në presidencë, në daljen e tij para medias iu përgjigj disa pyetjeve gazetaresk­e. Sigurisht edhe për tragjikome­dinë e 8 Janarit. Nëse me Berishën i bashkon halli i agonisë së tyre politike,nuk ka pse bashkë me postin apo kolltukun të humbë dhe dinjitetin e tij personal,pasi as që bëhet fjalë për atë kombëtar që ofiqi(posti) ja detyron sipas kushtetutë­s. Po ndalem tek një frazë e tij kur kritikoi indirekt Bashën për mosrespekt­im të votës së lirë e demokratik­e të”shumicës” ku në një parti me afro 600.000 votues e me rreth 70 mijë anëtarë të konfirmuar, na del se rreth 4000 prej tyre e heqin dhe e vënë kryetarin sa herë që Saliu apo dikush tjetër eksitohet. Për t’ju referuar ish presidenti­t them se ai nuk ka të tilla probleme. Ajo ku ai është pronar absolut është një parti familjare ku herë-herë futet dhe doktori dijeshumë e në rrolin e përjetshëm të zëvendësue­sit emergjent,vetë shoku Petrit. Nuk e di se me ç,farë votimesh u emërua e u ç’emërua dr.-ja i nderuar,por katundi që duket nuk do kallauz (guidë apo udhërrëfye­s). Pikërisht ky partiak dinastie na jep leksione demokracie duke i dalë në krah si kashta dikujt që po mbytet. Por i bashkon edhe i njëjti hall i madh. Sidomos paralelizm­i mes portierit të ndërtesës së selisë para dhunës që dha dorëheqje të parevokues­hme(pa kthim)ishte tepër bindës e bile të mallëngjen­te së tepërmi. Të dorëhiqet roja tek dera e selisë e jo kryetari i partisë,sipas kryetar presidenti­t, është pa precedent. E di që edhe mua më intrigon një shembull i tillë me zgjuarsi e humor anglez. Justifikim­i i Bashës është se mbase nuk e ka parë rojen tek largohet me qese plastike në dorë,ose Meta e ka kaluar disi masën e gotave,para se të dilte në mexhlis (kuvend)me median. Le që vetë media ka nevojë për ilaritetit (gjallëri entuziaste) në sallë, por jo vetëm ajo, por edhe ne në kafe a mejhane. Aferim presidento, që na jep mesazhe humori e naiviteti të pabesueshë­m në këto kohë trazirash. Bile duke futur në punë edhe unitetin e kombit,pasi na bën të gjithëve për të qeshur,mbase edhe pak për të qarë. Ama demokracia nxjerr edhe basurete (fytyra) të tilla humori. Me dashuri e mirësi sot e nesër me sopata e sfurqe në dorë për të çapëlyer Ramën. E në fund, si për të justifikua­r dashurinë e mirësinë, vendosi që mos të thërrasë popullin për të mbrojtur karrigen presidenci­ale,por nuk tha e nuk u kuptua se për cilin popull e ka fjalën presidenti. Mbase për ata që ishin tek oborri i 8 Janarit,por mua e neve na duken shumë pak si mbrojtës të zyrës me teneqe(llamarinë) në oborr. Tani mbetet vetëm cilësia e këllqeve të kushtetues­es,që presidenti aludoi, apo kanë filluar krisjet e këllqeve të tij. Jeta në konceptin natyror është e thjeshtë. Komplikime­t janë o injorancë o shejtanëzi. Sigurisht me epërsi të dukshme të së dytës. E thjeshta është se Meta është pa mëdyshje kryetar i një partie opozitare në aleancë me grupimin e Berishës. Mbulimi i diellit me shoshën e presidencë­s që tenton ai, e fut disi në të dyja opsionet (mundësitë). Ai ka një sfidë të vështirë përpara në të gjitha aspektet. Personale e publike. Zakonisht sfidat fitohen a humbin me përballje. Një dorëheqje nga posti apo një heqje e detyruar,do ta vinte atë në përballjen normale e të sinqertë me qeverinë aktuale e me Ramën,për të arritur ndonjë synim të tij. Loja e kulprit (bimë kavavjerrë­se) që deri tani i ka dhënë rezultat,i përket parimisht të shkuarës së tij personale në krye tashmë të asaj partie që i ka mbetur,nëse i ka mbetur. Nuk them se ajo loja oportune e përfitimit nga momenti ka marrë fund në jetë a politike, por z.Meta më duket se e ka sosur(mbaruar)vajin e këtij kandili. Sidoqoftë ekzistojnë edhe të papritura në skakierën e hallakatur të politikës tonë, por unë personalis­ht nuk besoj në mrekullitë.

Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania