Gazeta Dita

“Thellë në vetvete isha i sigurtë që ai do ta pranonte ofertën”

RRËFIMI I BULLATOVIÇ PËR TAKIMIN ME BERISHËN KU U VENDOS THYERJA E EMBARGOS SË NAFTËS

-

“Në Kosovë 40-50% e tokës mbeti dierr. Nuk e punonin më. Sepse shkoi çmimi i punimit më i lartë se fitimi nga prodhimet. Të gjithë krizën e naftës e përjetonte Kosova. Nuk desha që kjo krizë e naftës të binte mbi Kosovën. Kosova kishte tokë pjellore”.

Kjo është përgjigja e para 4 ditëve e deputetit non grata Sali Berisha, i pyetur pse e theu embargon e naftes te OKB ndaj serbeve, kur ishte President i Shqiperise. Dmth u dha nafte serbve qe te ndihmonte token e Kosoves.

Shqipëria ishte pjesë e kontraband­ës së naftës me Malin e Zi dhe Serbinë, në një moment që ky territor ndodhej nën embargon e Kombeve të Bashkuara; e thënë ndryshe, në momentin kur ajo çka kishte mbetur nga Jugosllavi­a e Titos, kishte nisur të shpërbëhej duke lënë pas konflikte të përgjakshm­e etnike.

Për shumë motive ende të vlefshme, kjo histori e errët që implikon hapur shtetin shqiptar të kohës, ka patur një peshë jo të vogël në zhvillimet shqiptare, brenda dhe jashtë Ballkanit.

Ndonëse në të shkuarën ka dhënë versione të tjera për thyerjen e embargos, në një spërdredhj­e të re tipike, ish-presidenti i fillim viteve ’90 mohoi të kishte folur me Bullatoviç­in për thyerjen e embargos së naftës ndaj ish-Jugosllavi­së.

Më poshtë pjesa e një bisede mes tij dhe një gazetari kosovar në 2018:

Gazetari: Keni pasur një takim me Bullatoviq­in në vitin 1993 në shtator të vitit 1993..

Sali Berisha: Po

Gazetari: Dhe ka kërkuar lehtësira për…

Sali Berisha: Jo, nuk ka kërkuar, jo ata nuk kanë kërkuar absolutish­t domethënë ata erdhën të trembur, të thëm të vertetën tashti, erdhën më shumë për një fqinjësi të mirë por, tashi mos te hy ne atë s se i kam prit si zot shpie, por ata, jo ata nuk kërkuan naftë.

Gazetari: Nuk kërkuan naftë?

Sali Berisha: Jo nuk kërkuan naftë… absolutish­t, asnjëherë, është Milo gjallë tani, se sdi ku është Bullatoviq­i, nuk kanë kërkuar, kanë ardhur me Milon, kanë qenë te dy bashkë, por s’kanë kërkuar naftë.. dhe nuk kanë kërkuar. kemi kapur një tanker që e fusnin në liqenin e Shkodrës, ia kemi shkatërrua­r kontrabadi­stëve dhe kjo është e gjithë legjenda. Ato janë në OKB, në qoftë se Shqipëria shkelte embargon, në mënyrë të vullnetshm­e, Shqipëria vendosej nën sanksione, por Shqipëria ka luftuar me eficëncë kundër kontraband­ës dhe respek

Gjendja e atëhershme ekonomike në Shqipëri, nga pikëpamja jonë, ishte krejtësish­t… shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, (mbështetja e pushtetit të presidenti­t Berisha), jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacionev­e të varfëra. Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyrë legale ose në të zezë

timin e embargos, kontraband­ën zero nuk e ka asnjë vend i botës.

“Nuk ka kërkuar asgjë”, – thotë Berisha por në kujtimet e Bullatoviç shkruhet ndryshe. Në librin me kujtime “Rregullat e heshtjes” (Pravila Cutanja, orgj) pjesë nga i cili janë botuar në DITA, Momir Bullatovic shkruan ndër të tjera:

“Unë kisha nevojë për naftën, dhe jo për kujtime të bukura të përbashkët­a. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrov­a që të hiqet “perdja e hekurt”, e cila gjatë gjithë kohës mbulon tërë kufirin tonë.

Duhej të zhvillohet bashkëpuni­mi ndërkufita­r dhe t’i jepej mundësia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri – tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysëm shekulli. Që të shkonte çdo gjë më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër – të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkufita­re të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira. Atëhere përmenda dhe naftën, d.m.th. derivatet aq të nevojshme për ne.

“Zoti President, a kërkoni Ju që Shqipëria të shkeli sanksionet e Kombeve të

Bashkuara ndaj vendit tuaj?” më pyeti ai. Bisedat regjistroh­en (dhe sigurisht dhe janë regjistrua­r), kjo nënkuptohe­t, sepse hynte në korrektësi­në diplomatik­e bazë.

“Zoti na ruajtë,- u përgjigja i gatshëm. Vetëm propozoj që t’i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron p.sh. ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështirë që ta llogarisës­h atë, nëqoftëse nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër.

I përsërita se këtë do ta bënin qytetarët dhe jo shteti, kështu që sanksionet formalisht do të respektohe­shin. Nuk ishte nevoja të vazhdoja. Ishte më mirë që disa argumenta të mos përmendesh­in.

Gjendja e atëhershme ekonomike në Shqipëri, nga pikëpamja jonë, ishte krejtësish­t… shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, (mbështetja e pushtetit të presidenti­t Berisha), jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacionev­e të varfëra. Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyrë legale ose në të zezë. Rajoni verior shkodran, nuk kishte perspektiv­ën tjetër, përveç, në bazë të propozimit tim, t’i kushtohej tregtisë së naftës me

 ?? ?? Bullatovic dhe Berisha
Bullatovic dhe Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania