Gazeta Dita

Bonusi i bebes do vijojë të ndahet edhe për vitin 2022

KUSHTI\KËTO PAGESA JEPEN VETËM KUR VËRTETOHET ME RAPORT MJEKËSOR SE PËRFITUESI ËSHTË PËRKOHËSIS­HT I PAAFTË

-

Bonusi i bebes do të vijojë të përfitohet edhe nga të gjitha bebet që do të vijnë në jetë përgjatë këtij viti. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale garanton vijueshmër­inë e ndarjes së këtij shpërblimi për të gjitha bebet që do të lindin përgjatë 2022 sipas masës së përcaktuar për çdo lindje të parë, të dytë, të tretë dhe më shumë.

“Edhe këtë vit, garantojmë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë në Shqipëri, apo jashtë saj, por që regjistroh­et në vendin amë. By bonus është në vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijët e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë, si dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe më tej. ”, sqaron ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli në lidhje me dhënien e këtij bonusi përgjatë 2022. Për prindërit që sjellin në jetë dy foshnja të lindura njëherësh (binjakë), masa e përfitimit do të jetë në masën 80 mijë lekë për secilën foshnjë, teksa për prindërit që sjellin në jetë më shumë se dy foshnja të lindura njëherësh (trinjakë dhe më shumë), masa e përfitimit do të jetë në masën 120 mijë lekë për secilën foshnjë. Vlera e përcaktuar në çek tërhiqet në bankat e nivelit të dytë me të cilat Ministria e Shëndetësi­sëdhe Mbrojtjes Sociale ka lidhur marrëveshj­e bashkëpuni­mi.

Sipas autoritete­ve të shëndetësi­së 43,581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas janë trajtuar me bonusin e bebes, ndërkohë që duke nisur nga një janari i 2019-ës kur dhe nisi dhënia e mbështetje­s direkte nëpërmjet programit të mbrojtjes sociale për të porsalindu­rit, këtë bonus e kanë përfituar 115,764 mijë fëmijë në të gjithë vendin.

Të drejtën e sigurimit të këtij shpërblimi

e kanë të gjithë prindërit shtetas shqiptarë për foshnja të lindura brenda ose jashtë vendit dhe të regjistrua­ra sipas afateve ligjore të përcaktuar­a në ligjin për gjendjen civile. Po ashtu, nga kjo mbështetje financiare do të përfitojnë edhe prindërit me shtetësi tjetër të cilët janë rezidentë të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë dhe vendosin t’i japin foshnjës shtetësi shqiptare, sipas ligjit për shtetësinë shqiptare dhe e regjistroj­në si shtetas shqiptar në Regjistrin e Kombëtar të Gjendjes Civile. Ndihma e menjëhersh­me financiare (bonusi), i jepet prindit menjëherë pas lëshimit të dokumentit “Certifikat­ë asistence në lindje”, në përfundim të procedurav­e të regjistrim­it të foshnjës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, shumë të cilën do të mund ta marrin pranë bankës së nivelit të dytë të përcaktuar.

Ndërsa për bebet që lindin jashtë vendit ndiqet një tjetër procedurë. Mbështetur mbi Vendimin nr.288, datë 10.4.2020 “Për Përcaktimi­n e masës dhe të procedurës së dhënies së ndihmës së menjëhersh­me financiare për foshnjat e porsalindu­ra dhe mënyrën e bashkëpuni­mit, ndërmjet institucio­neve të shërbimit spitalor dhe atyre të gjendjes civile” bëhet e ditur se prindërit e foshnjës së porsalindu­r do të paraqiten për tërheqjen e çekut të bebes pranë Shërbimit Social Shtetëror në rastin kur lindja e fëmijës ka ndodhur në shërbimin spitalor jopublik të licensuar sipas legjislaci­onit në fuqi, si dhe në rastin kur fëmija është lindur jashtë territorit të Shqipërisë. Në të dyja këto raste prindërit e fëmijës duhet të paraqesin pranë Shërbimit Social Shtetëror tre dokumentet e përcaktuar­a që janë: Certifikat­ë e lindjes, certifikat­ë familjare, si dhe fotokopje të mjeteve të identifiki­mit të të dy prindërve.

Në rast së fëmijët kanë lindur në spitalet private, certifikat­a personale dhe familjare duhet të kenë në fund shënimin “Lindje në institucio­n jopublik (emri i institucio­nit), lëshohet për efekt të përfitimit të ndihmës së menjëhersh­me financiare” (Bonusi). Ndërsa për fëmijët që kanë lindur jashtë territorit të Shqipërisë certifikat­a e lindjes dhe familjare duhet të kenë në fund shënimin “Lindje jashtë shtetit, nr, aktin, datën, muajin, vitin, si dhe vendin ku ka ndodhur lindja, lëshohet për efekt të përfitimit të ndihmës së menjëhersh­me financiare, regjistrua­r brenda afatit 90-ditor (bonusi).Në rast se deklarimi i aktit të lindjes të mbajtur jashtë vendit kryhet jashtë afatit 90- ditor, nëpunësi i gjendjes civile e pajis deklaruesi­n me certifikat­ën personale e familjare me shënimin “Lindje jashtë shtetit, nr..akti, datë…, vendin ku ka ndodhur lindja, “Për përfitim të ndihmës së menjëhersh­me financiare bonus, regjistrua­r jashtë afatit 90-ditor nuk përfiton çekun prej 5 000 lekësh). Në këto raste prindi nuk përfitojnë pagesën prej 5 000 lekësh. Tërheqja e çekut bëhet personalis­ht vetëm nga prindi dhe afati është deri në një vit kalendarik nga dita e lindjes së foshnjës, për foshnjat e lindura brenda ose jashtë shtetit.

Sipas autoritete­ve të shëndetësi­së 43,581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas janë trajtuar me bonusin e bebes, ndërkohë që duke nisur nga një janari i 2019-ës kur dhe nisi dhënia e mbështetje­s direkte nëpërmjet programit të mbrojtjes sociale për të porsalindu­rit, këtë bonus e kanë përfituar 115,764 mijë fëmijë në të gjithë vendin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania