Gazeta Dita

Erdogan e Rama lidhin “besën” e miqësisë në Laç

Marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë qenë përgjithës­isht të mira, por vështirë të gjesh në historinë 30-vjeçare një moment tjetër, ku niveli i këtyre marrëdhëni­e është ngritur më lartë sa aktualisht

-

Turqia është e angazhuar në Shqipëri në mënyrë të gjithanshm­e, që nga siguria, arsimi, shëndetësi­a e deri te rindërtimi, edhe si një reflektim i marrëdhëni­es së ngushtë të vetë Kryeminist­rit Edi Rama me Presidenti­n turk, Recep Taip Erdogan.

“Ku më pyeti një gazetare gjatë një interviste nëse ishte e vërtetë që unë Erdogan e kam mik iu përgjigja që jo! Unë Erdogan nuk e kam mik, e kam shumë mik”, tha Kryeminist­ri Edi Rama në ceremoninë e dorëzimit të 522 apartament­eve në Laç të ndërtuara nga Turqia.

Në këtë fjalim, Rama kujtoi edhe takimin e parë me Erdogan dhe porosinë që i kishte lënë Presidenti turk.

“Unë isha i ndrojtur se i njihja vetëm nga televizori dhe nga televizori nuk duket dhe aq i buzëqeshur. Kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte, por nuk buzëqeshte. Unë ende nuk isha bërë kryeminist­ër. Më thotë dëgjo këtu “Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën tim. Shqiptarët janë në zemër të popullit turk. Unë dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por do të them vëlla atëherë kur ti si kryeminist­ër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd. Unë jam shumë krenar që ta quaj vetën miku i Presidenti­t Erdogan”, deklaroi Rama.

Kryeminist­ri vlerësoi Presidenti­n turk për mbajtjen e fjalës.

“Për shkak të detyrës unë kam takuar shumë udhëheqës dhe mund t’ju them se sot është e vështirë që të gjesh politikanë që “Po”-në e kanë “Po” dhe “Jo”-në e kanë “Jo”, si Presidenti”, u shpreh Rama.

Presidenti turk u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Kurbinit, ndërsa një shesh në lagjen e re do të mbajë emrin e tij.

“Shenja e vëllazëris­ë nuk është ti të vish për ndihmë kur të thërrasin, por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë dhe nga sot e në vijim në do u qëndrojmë pranë. Shpresojë që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vijojë deri në pafundësi”, tha ai.

Si shembull të këtij qëndrimi pranë Shqipërisë, Erdogan solli pandeminë.

“Të gjitha shtetet e fuqishme u kyçën duke mbyllur sytë e tyre, por ne bëmë të kundërtën, dolëm edhe jashtë kufijve për t’u qëndruar pranë vëllezërve me çdo mundësi që kishim ne. Edhe në ndërtimin e Spitalit në Fier, ne e quajtëm “lidhja e miqësisë” dhe me këtë ceremoni po e kurorëzojm­ë edhe më tutje. I madhi Zot të mos na sjellë më sprova kaq të mëdha. Ata që humbën jetën nuk i kthejmë dot mbrapsht, por ajo qa na takon është të marrim masa për të mbrojtur ata që jetojnë mes nesh”, u shpreh ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania