Gazeta Dita

KUR DHE NJË QË DO… (BALADË)

-

Nuk them dot për jetën, që është shumë e bukur, kur dhe Një që dua, s’e bëj dot të lumtur!

“Jeta është e bukur”, gënjeshtër e vjetër, kur s’je vetë i lumtur, s’mund të bësh një tjetër!

“Jeta është e bukur”, shpesh të gjithë e themi, sepse vetëm jetën, dhe gjë tjetër s’kemi!

S’kemi gjë veç jetës, s’jemi Zot mbi frona, sido që të jetë, ajo është e jona!

Nuk kemi veç saj, gjë më të vërtetë, jeta e njeriut, është njeriu vetë!

Njerëzit kur betohen, gënjejnë vërtet’, se askënd nuk duan, mbi jetën e vet!

Nuk është egoizëm, mendjemadh­ësi, nëse ti s’do veten, nuk të do njeri!

Nëse këto fjalë, ti i gdhend në mëndje, mund që të betohesh, veç me jetën tënde!

Veç atë ke tënden, në vapë e dëborë, e është i të gjithëve, Zoti me Kurorë!

Për punën e Zotit, mbase flas më kot, është i të gjithëve, në vërtet ka Zot?!

Nëse s’ka një Zot, që krijoi jetën, ndryshon krejt formula, për gjithë të vërtetën!

Erdhëm nga krijimi, a evolucioni?! Pa menduar shumë, jetën e jetoni!

Jetën e jetoni, dhe kur s’është e bukur, dhe veç Një që doni, s’bëni dot të lumtur!

Porse lumturia, s’na ka ngritur lak, ka që lumturohen, dhe me fare pak!

Po me ca të tjerë, do mundohesh kot, t’u falësh gjithë Botën, s’i lumturon dot!

Çdo detaj e kemi, brenda jetës sonë, se dhe lumturia, është një emocion!

Është një emocion, një ekstazë pa fre, një rrymë pozitive, që përcjellim ne!

Kur rrymë pozitive, tek tjetri përçojmë, dhe veten më shumë, ne e lumturojmë!

Nuk zgjat përgjithmo­në, le të kesh talent, herë pas here shfaqet, vetëm një fragment!

Shfaqet herë pas here, kudo nëpër botë, por asnjë s’ka pasur, lumturi të plotë!

Nuk mund të mallkosh, as veten-as Zotin, kur bashkëudhë­tar, ke në jetë dhe lotin!

1 Qershor, 2016

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania