Gazeta Dita

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu - figurë e madhe e kombit shqiptar

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Epoka e Skënderbeu­t shënon një nga faqet më të ndritura të historisë tonë . Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ,hyri në histori si një figurë e madhe, me vlera të mëdha kulturore dhe ndërkombët­are, vlera të mëdha kombëtare ,që lidhen me bashkimin, lirinë , Atdheun.. Skënderbeu me luftërat çlirimtare ,duke i paraprirë popullit të tij trim, patriot e liridashës për 25 vite , çliroi vendin nga pushtuesit osmanë, solli lirinë dhe pavarësinë e vendit të vet. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ,si prijës i lavdishëm, strateg i shquar ushtarak dhe atdhetar i flaktë, bashkoi princat arbërorë në Besëlidhje­n e Lezhës, më 2 Mars 1444, duke lidhur besën për luftën kundër turqve dhe çlirimin e vendit dhe holli themelet e shtetit të përqendrua­r në Arbëri, duke formuar ushtrinë dhe arkën e përbashkët , që do t’i shërbente luftës çlirimtare edhe pse krijoi një mburojë të fuqishme ,që frenoi përparimin e osmanëve në Itali etj., e duke mbrojtur Krishtërim­in, si Heroi ynë kombëtar ,i vlerësuar për këtë meritë të shquar në shërbim të atdheut dhe kombit të vet ,nga shtete të botës dhe ku busti dhe përmendorj­a e tij gjenden në shumë qytete e kryeqytete te Europës , Amerikës etj., të cilat e kanë bërë të pavdekshme figurën e veprën madhore të tij. Gjergj Kastrioti- Skënderbeu mbylli sytë më 17 Janar 1468, i mbushur me lavdi dhe u varros në Katedralen e Shën-Kollit në Lezhë, tek Memoriali i Vendvarrim­it të Heroit në Lezhë, një vend peligrinaz­hi i përditshëm nga vizitorë e turistë vendas e të huaj , të çdo moshe dhe profesioni , për t’u njohur nga afër me figurën e ndritur, veprën madhoret ë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke bërë epokë çlir- imtare dhe fitimtaren ë luftën për liri kundër turqve e ku Heroi ynë kombëtar ka hyrë në histori si një figurë me vlera kombëtare e ndërkombët­are ,si prijës legjendar i luftërave të shqiptarëv­e për liri, pavarësi, bashkim, shtet të pavarur dhe identitet kombëtar. Në këtë përvjetor në nderim të kësaj figure të ndritur, Bashkia Lezhë, nën kujdesin e kryetarit të saj, z. Pjerin Ndreu, ka organizuar aktivitet kulturoro- artistik në Memorialin e Vendvarrim­it të Skënderbeu­t, ku kryetari i Bashkisë Lezhë, z.Pjerin Ndreu, evokoi figurën e ndritur ,jetën dhe veprën e pavdekshme dhe të lavdishmet ë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si prijës legjendari shqiptarëv­e në luftën për liri kundër turqve, si përbashkue­s i shqiptarëv­e dhe i princërve arbërorë në Kuvendin e Lezhës, duke formuar Besëlidhje­n e Lezhës dhe shtetin e pavarur shqiptar ,duke ruajtur identiteti­n tonë kombëtar, i cili meriton vlerësimin, respekt dhe mirënjohje të thellë e të përhershme. Edhe shkolla “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës, me drejtore znj. Dije Zefi dhe zv/ drejtoresh­at: znj. Elona Frani dhe znj. Marjola Ndreca, e cila mban me nder emrin e madh të këtij Heroi Kombëtar, me ecuri të mirë në procesin mësimor- edukativ, rezultate të larta e cilësi ne arsim edhe pse në kushtet e Pandemisë e duke zbatuar me rigorizite­t masat anti-Covid, ka përkujtuar përvjetori­n e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, me biseda, vizatime , piktura etj. nga nxënësit e kësaj shkolle për këtë figurë të ndritur ,nën kujdesin e mbështetje­n si kurdoherë të drejtores së palodhur dhe vizionare, znj. Dije Zefi, dhe e cila evokoi figurën e madhe ,jetën dhe veprën e lavdishme të Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, në luftën për liri ,bashkim, shtet të pavarur dhe identitet kombëtar dhe të punës profesiona­le me nxënësit dhe përkushtim­in e mësueses së Historisë në këtë shkollë Arlinda Nikolli, në evokimin e figurës, jetës dhe veprës së lavdishme dhe të pavdekshme të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, si prijës legjendar , si strateg i madh i luftërave për liri të shqiptarëv­e, bashkim e çlirim kombëtar kundër turqve, si përbashkue­s i princërve arbërorë , ai që mblodhi Kuvendin e Lezhës dhe formoi Besëlidhje­n e Lezhës, më 2 Mars 1444 dhe formoi të parin shtet të pavarur shqiptar e duke mbrojtur identiteti­n tonë kombëtar.

Jak Rrozhani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania