Gazeta Dita

Ish-kryegjyqta­rja e Elbasanit ‘falet’ nga iLD, 6 muaj pezullim me rrogë minimale

-

Enkeleda Kapedani ‘ia hedh’ me një kërkim faljeje gjatë hetimit dhe publikisht, ILD pranon ndjesën dhe e dënon 6 muaj rrogë minimale, sikurse dhe pezullimin që nisi prej muajit qershor 2021, kur u vendos nga ILD. Do pritet nëse do rikthehet në detyrë, apo do ketë tjetër procedim. U publikuan video ku sfilonte në zyrë dhe institucio­n, si dhe këndonte në makinë hitin “Mafia”. Magjistrat­ja: Do bëhem më e kujdesshme në jetën private, u gjenda nën presion të madh psikologji­k. Periudha e pezullimit më shërbeu për të reflektuar thellë

Shpëton me një vërejtjeje dhe me ulje page për gjashtë muaj ish-kryegjyqta­rja e Elbasanit, që u bë virale me videot e publikuara në Tik-Tok, ku sfilonte në institucio­n dhe zyrë, gjatë orarit të punës, apo këndonte hite muzikore si “Mafia”. iLd ka pranuar dje kërkesën e magjistrat­es së pezulluar, Enkeleda Kapedani, për arritjen e një marrëveshj­eje, ku pranonte shkeljen disiplinor­e që ka kryer, në këmbim të një mase disiplinor­e më të butë.

iLd thotë se vendosi të pranojë marrëveshj­en, bazuar në rrethanat e reja të krijuara: “Magjistrat­ja, ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinor­e gjatë procedimit fillestar disiplinor, ka marrë përsipër peshën e përgjegjës­isë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më datë 5 janar të këtij viti, “dy palët kanë rënë dakord për nënshkrimi­n e marrëveshj­es së përbashkët të pranimit, për caktimin ndaj magjistrat­es të masës disiplinor­e “pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj”, thuhet në vendim.

“Gjyqtarja ka pohuar se në çastet e para është gjendur përballë një presioni shumë të madh psikologji­k, familjar, mediatik dhe institucio­nal, të cilat në tërësinë e tyre ndikuan edhe aftësinë e saj për të përceptuar realitetin dhe mënyrën e reagimit ndaj tij. Magjistrat­ja ka deklaruar se periudha e pezullimit deri më sot i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës dhe të ndjejë një peshë përgjegjës­ie dhe përgjegjsh­mërie për atë çfarë ka ndodhur, duke e bërë më të kujdesshme në jetën e saj private”, thotë ILD.

Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, nuk i përmbajti dot lotët kur diskutohej pezullimi i saj nga detyra nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në qershor të 2021. Ajo qëndroi e pezulluar për këto gjashtë muaj dhe përfundimi­sht me uljen e pagës. tashmë duket se ky dënim ka përfunduar dhe magjistrat­ja do të kërkojë rikthimin në një detyrë që do i caktohet, ose dhe në atë pozicion ku ishte më herët, si gjyqtare.

“Magjistrat­ja ka qenë bashkëpunu­ese dhe nuk ka qenë pengesë lidhur me vazhdimin e hetimeve, apo vënien në dispozicio­n të iLd të mjeteve apo informacio­nit të nevojshëm», thuhet mes të tjerash në njoftimin e ILD. Paralelish­t vijojnë hetimet ndaj saj nëse ka pasur edhe shkelje penale, pasi rasti u trajtua si një cenim i imazhit të magjistrat­it dhe ulje e figurës, në shpërdorim detyre.

Kapedani mori jo pak vëmendje pas publikimit të videove në tik-tok vitin e kaluar, teksa sfilonte në Gjykatën e Elbasanit, dhe me këngët ‹Mafia Mafia›. Më 7 qershor të vitit të kaluar, KLGJ vendosi pezullimin nga detyra të kryegjyqta­res Enkeleda Kapedani, deri në përfundim të hetimeve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania