Gazeta Dita

Telefonata anonime që tërboi Brigitte Macron: Presidenti ka një dashnor

Pavarësish­t pretendime­ve të tilla, Macron mbetet favorit për t’u rizgjedhur President i Francës në prill. Sondazhi i fundit e vendosi atë me 26% të votave në raundin e parë, shumë përpara rivales së tij më të afërt, kandidates Marine Le Pen me 17%

-

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron mori një telefonatë anonime që pretendont­e se presidenti, bashkëshor­ti i saj Emmanuel Macron ishte me një dashnor.

Pavarësish­t kontrollev­e të nivelit të lartë të sigurisë në të gjitha pajisjet e saj, ai arriti të telefonont­e 68-vjeçaren duke i thënë: “E di që burri yt është tani me një burrë”.

Këtë ngjarje e ka zbuluar analisti politik Nicolas Prisette në një dokumentar të ri të quajtur “Në ferrin e fushatave presidenci­ale” të transmetua­r në BFM tV, kanali më i njohur televiziv i lajmeve në Francë.

Lajmi pason thashethem­et e shumta skandaloze për jetën personale të çiftit, duke përfshirë pretendime­t se zonja Macron në fakt ka lindur burrë.

dyshja u takuan për herë të parë në vitin 1993, kur Macron, atëherë 15 vjeç, hyri në klasën e letërsisë së 39-vjeçares Brigitte në shkollën e mesme në amiens, Francë.

Brigitte më vonë u divorcua nga burri i saj, me të cilin ka 3 fëmijë dhe u lidh me Macron, 24 vjet më i ri se ajo.

Senatori François Patriat, një anëtar i partisë En Marche (Në Lëvizje) të zotit Macron, konfirmoi se zonja Macron mbeti e tmerruar nga telefonata që pretendont­e se burri i saj 44-vjeçar ishte me një të dashur.

Patriat tha se zonja Macron u kishte rrëfyer më pas miqve: “a e kuptoni se çfarë guxojnë të thonë? Nuk do të kursejnë asgjë. isha e trishtuar dhe e tronditur kur e dëgjova këtë, por ne do të vazhdojmë”.

Hendeku 24-vjeçar i moshës mes Macronëve ka shkaktuar gjithmonë probleme, veçanërish­t pasi ata filluan një lidhje kur Emmanuel ishte ende një nxënës shkolle në qytetin e tyre të lindjes, amiens, në Francën veriore.

Lidhja e tij me Brigitte, në atë kohë mësuese e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve, shkaktoi një skandal, por çifti kanë mbetur bashkë që atëherë.

Në librin e tij dhe manifestin politik “Revolucion­i”, Presidenti Macron e përshkroi lidhjen si “një dashuri shpesh klandestin­e, shpesh e fshehte, e keqkuptuar nga shumë para se të imponohej”.

Macron ishte vetëm 16 vjeç kur i deklaroi dashurinë e tij zonjës Brigitte auzière, mësuese e tij e dramës. Burri i saj i parë, andré-Louis auzière, u largua nga shtëpia e familjes në amiens dhe shkoi të jetonte në Lille.

Prindërit e Macron i kërkuan zonjës auzière të ndalonte së takuari deri në moshën 18-vjeçare, por ajo tha: “Nuk mund t’ju premtoj asgjë”, thuhet në dokumentar.

Në vend të kësaj, zoti Macron u dërgua në Paris për të vazhduar shkollimin e tij dhe ata vazhduan të takoheshin me njëri-tjetrin derisa auzières më në fund u divorcuan.

Macronët u martuan në resortin e plazhit të Channel Le touquet në vitin 2007, por jo përpara se të shkaktonin ankth ekstrem mes njerëzve më të afërt.

dokumentar­i gjithashtu vë në dukje se zonja Macron është lënduar nga kritikat për sensin e saj të veshjes që kur u bë zonja e parë në 2017.

Gael tchakaloff, një e besuar i zonjës Macron, i tha programit se ai dëgjonte të thuhej se “ajo nuk duhet të tregohet e kujdesshme dhe ajo mund të dëmtonte imazhin e kandidatit“.

tchakaloff tha se ndihmësit mendonin se zonja Macron ishte “shumë e krehur, shumë këmbëkryq, e veshur me shumë make-up…”.

avokatët e zonjës Macron muajin e kaluar filluan procedurat ligjore mbi pretendime­t e rreme se ajo është një grua transgjino­re që ka lindur burrë.

teoricienë­t e konspiraci­onit kanë sulmuar zonjën Macron në mediat sociale pasi një publikim i ekstremit të djathtë publikoi thashethem­et në dhjetor.

Pavarësish­t pretendime­ve të tilla, Macron mbetet favorit për t’u rizgjedhur President i Francës në prill.

Sondazhi i fundit i opinionit ipsosSopra Steria e vendosi atë me 26% të votave në raundin e parë, shumë përpara rivales së tij më të afërt, kandidates Marine Le Pen me 17%.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania