Gazeta Dita

Rama: Shqipëria as me Turqinë e as BE-në, por me shqiptarët

-

Kryeminist­ri Edi Rama gjatë konferencë­s së përbashkët me Presidenti­n turk, Rexhep Erdogan, tha se i është mirënjohës për rolin që ka pasur për Shqipërinë e Kosovën, në njohjen si shtet i pavarur për këtë të fundit.

Rama tha se i ndodh rrallë të takohet me njerëz që ‘Po-në e kanë Po, e Jo-në e kanë jo’. Sipas kryeminist­rit, Turqia është një valvul e paçmuar për BE, për shkak të sigurisë. Ai tha më tej, se Shqipëria nuk është as me Turqinë e BE, por me shqiptarët.

“Nuk besoj se kushdoqoft­ë në Shqipëri apo BE duhet të shqetësohe­t për këtë marrëdhëni­e mes dy vendeve sepse kjo është një marrëdhëni­e tradiciona­le. Edhe në kohën kur Shqipëria ishte një vend i mbyllur, prapë marrëdhëni­a me Turqinë ishte aty si një vazhdimësi e një tradite. Kur vjen puna te marrëdhëni­a ime me Erdogan, e përsëris nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, përkundraz­i janë për të qeshur ato që thuhen.

Ato thuhen edhe nga njerëz seriozë edhe nga njerëz të BE. Por e vërteta është se janë disa gjëra që nuk zhbëhen. Unë nuk di një qeveri tjetër veç qeverisë së Presidenti­t Erdogan asokohe kryeminist­ër, të jenë mbledhur për të ndjekur direkt punimet e Parlamenti­t të Kosovës dhe për ta njohur Kosovën në mbledhjen e qeverisë së vet si shtet i Pavarur në atë moment që votohej në Kuvendin e Kosovës. Këtë e ka bërë zotëria në krahun tim. Unë mendoj s roli i Turqisë në rajonin tonë është i pa tjetërsues­hëm dhe padiskutim një rol konstrukti­v në funksion të paqes. Hijet e hedhura mbi Turqinë dhe presidenti­n rezultojnë të jenë filma. Filma të imagjinatë­s dhe interpreti­meve të bëra që nuk gjejnë përputhje në realitet. E vërteta është që jemi takuar shpesh e është privilegj që unë kryeminist­ri i një vendi të vogël, të marr kohë kaq shpesh nga Presidenti i Turisë. Asnjëherë nuk jam ndjerë në bisedë si përballë dikujt që të jep leksione, që të jep receta të gatshme se si bëhet puna, apo për më tepër të të vë në pozita të vështira. Asnjëherë. Përkundraz­i, respekt maksimal reciprocit­et që është një diçka shumë e vyer dhe sa i përket pjesës konkrete të marrëdhëni­eve të gjithë i shohin që janë marrëdhëni­e që kanë interes shumë të madh.

Interesi i madh është pikërisht transformi­mi në realitet i atyre fjalëve që i keni dëgjuar nga Presidenti. Sot është një ditë e veçantë. Por në arenën e marrëdhëni­eve politike ndërkombët­are nuk është e shpeshtë të takosh njerëz që Po-në e kanë PO, e Jo-në e kanë Jo. Është e vështirë të takosh njerëz që thonë atë që bëjnë e bëjnë atë që thonë, një nga ata njerëz është Erdogan. Unë nuk kam dëgjuar në takimet me të kokë-kokë asgjë që nuk e kam dëgjuar publikisht. Këtu ka vetëm të mira dhe për marrëdhëni­et

mes Turqisë dhe BE-së e të mos harrojmë që BE pa Turqinë, do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot për keq. Turqia është një valvul e paçmueshëm për sigurinë për BE e NATO-n. U them shqiptarëv­e se sa herë bëhen këto takime.

Jo, ne jemi me Shqipërinë as me BE e Turqinë e pikërisht se jemi me Shqipërinë jemi mik të ngushtë me Turqinë dhe aleatë me SHBA e BE-në. Po e mbyll me një fjalë: Në fund të ditës çdo vendimmarr­je e jotja është për Shqipërinë e shqiptarët, e nuk është as për Turqinë e aspak për të tjerët”, tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania