Gazeta Dita

A MUND TA SHPJEGOJË KUSH ME KOMPETENCË JO ME TIFOZLLËK TË LAJTHITUR?

-

Me sa dimë ka disa rregulla ligjore që të konstituoh­et një parti, qysh nga kërkesa me një numër të caktuar firmëtarës­h, dërgimi i saj në gjykatë e më pas vjen regjistrim­i në KQZ. Sot në institucio­net është regjistrua­r vetëm një PD me organikën e kryetarin aktual. Në Shkodër ishte një stereotip, refren apo melodi me një vrimë apo brimë fyelli. Dikush nga përfaqësue­sit e grupit “antiparti”, më duket zoti Gjini, i shprehu kur futi ca fraza me ngecje romantike, duke përmendur lirira, demokracir­a e numra pjesëmarrë­sish. Grupimi pro Berishë, duhet të tregojë besim e siguri, meqë paska shumicën e votueseve të partisë, edhe duke krijuar një parti të re sfiduese, e të fitojë zgjedhjet e ardhshme duke arritur qeverisjen e vendit. Përse u dashka revolucion si i Leninit për të marrë pushtetin. Jo një njeri normal, por edhe një psikopat kronik si ai që rri në krah të “Parkut Rinia”, do ta cilësonte si budallallë­k mbi të tijin, atë të Berishës që kushtrimon beteja heroike e historike, a thua që nuk ka 30 vite që bën të njëjtën punë, e pa arritur ndonjë trofe fitimprurë­se për vendin, në ndryshim kolosal nga ai për vetveten. Sigurisht duke llogaritur vila e pasuri sa për tre breza. Emëroi Bashën apo mikun e familjes, sipas parimit të LSI-së, me “votat”e lira të anëtarëve të partisë që i bindeshin idhullit të tyre komunist të palëkundër në thellësi, pavarësish­t se bëri sikur i shkuli patkonjtë kalit, pas ngordhjes. Atij që kur ishte gjallë i mbante duart pa larë gjithë javën kur shoku Enver rastiste t’i jepte dorën. Si Enveri, si Saliu eliminojnë pa mëshirë ata që i pengojnë rrugët e sundimit. E provoi më parë i ndjeri Azem verbërinë shtazarake të klounit të oborrit. Kam asistuar personalis­ht në stadiumin “Punëtori”, në Durrës kur hynë të dy në të njëjtën kohë e mijëra demokratë brohorisni­n emrin e Azem Hajdarit. Ka fakte filmike të pakundërsh­tueshme për ngjarjen, nëse dikush do të interesohe­j. Ishim dëshmitarë kur përdori arkivolin e tij si dash kështjella­sh për të thyer derën e kryeminist­risë e për të marrë pushtetin me dhunë. Por kanë kaluar kohë, e koha ka ligjet e veta. Megjithatë kushdo që i rri afër duhet të ndjehet i rrezikuar me jetë nëse i kërkon revansh politik. Kjo është veçori e politikës shqiptare e jo vetëm e Saliut. Ndryshimi është se nëse të tjerë kryetarë të persekutoj­në, ky të vret fare. Mes dy të këqijave, kur je i detyruar të zgjedhësh, kërkon më pak të keqen. Më mirë një dreq pa brirë se një të tillë me brirë. Nëse Shqipëria do të shpresonte tek një rikthim tek e kaluara për përmirësim­in e gjendjes së saj të përgjithsh­me, mund të kërkonim fare mirë Enverin, Zogun apo siç po tentohet vagëllisht (turbull) sot, edhe Saliun. Bile pse jo, edhe vetë Lekë Dukagjinin. Koha është si ujët e lumit që rrjedh. Nuk mundet kurrë të kthehet aty ku ishte. Dikush nga ne, për një arsye a një tjetër, kërkon këtë të pamundur, por është një humbje kriminale kohe, e vetëm i shërben interesit personal të dikujt. Mëkate për një popull që shumicën e jetës së tij i kalon në tranzicion­e e pasiguri për të nesërmen. Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania