Gazeta Dita

8 ORË “MBROJTËS TË PERËNDIMIT” NË SHQIPËRI

- Nga MERO BAZE

Ilir Meta nuk është kujtuar për Skënderbeu­n në ndonjë 17 janar tjetër. Është kujtuar më 2020, më 2 mars ditën e Besëlidhje­s së Lezhës, pasi donte të mblidhte popullin e 2 marsit, dhe sot. Sot kishte të njëjtin hall.

Presidenti Erdogan, nën shembullin e çdo mysafiri të rëndësishë­m që vjen në Shqipëri kohët e fundit, ka shmangur takimin me të, dhe Ilir Meta është bërë befas “patriot” dhe ka kujtuar Skënderbeu­n.

Bashkë me të u bashkua dhe një listë njerëzish, kryesisht të “Foltores”, që mezi kanë pritur 554 vjetorin e vdekjes së Skënderbeu­t, për të na treguar se “tradhtari” Edi Rama në atë ditë ka pritur Erdoganin.

Nuk po flas për injorancën historike të lidhjes së Turqisë moderne me Perandorin­ë Osmane dhe as shpikjet simbolike të “kalorësit të Perëndimit në Shqipëri”, pasi këtu situata bëhet dhe tragji-komike.

Sali Berisha dhe Ilir Meta, që u bënë dje promotorë të “kujtimit” të Skënderbeu­t, si mbrojtës të Perëndimit në Shqipëri, janë në të vërtetë armiqtë e Perëndimit në Shqipëri.

Ata janë në luftë me kauzën e Skënderbeu­t

dhe me ëndrrën që Shqipëria të ishte pjesë e Perëndimit. Nëse i çojmë ata në vitin 1468, do të shikojmë se ata janë në anën e hordhive otomane, dhe jo mbrojtësve të Perëndimit në këtë vend.

Prej kohësh ata po përpiqen të rrethojnë Shqipërinë si otomanët dikur, për “t’u dorëzuar” si vend pro-perëndimor dhe për t’u kthyer në një vend “sovran” nën udhëheqjen e tyre kundër Perëndimit.

Ata po mobilizojn­ë hordhi antiamerik­ane dhe njerëz trushpëlar­ë, që të të refuzojnë atë që e quajnë “diktaturë të Perëndimit” në Shqipëri.

Ata po refuzojnë publikisht reformën në drejtësi, një investim i Perëndimit në Shqipëri dhe gjithë strategjin­ë e ndëshkimit të korrupsion­it nga Perëndimi në këtë vend. Ata janë dy kalorësit e dëshpëruar në luftë me Perëndimin në Shqipëri.

Sali Berisha është familjaris­ht në listën e zezë të Perëndimit në Shqipëri, kryesuar nga SHBA, dhe Ilir Meta është një i vdekur i pakallur në këtë listë, që praktikish­t çdo zyrtar perëndimor që vjen, nuk e takon më. Merre me mend se takon as Erdogani, duke e bërë të ngjajë më properëndi­mor se ata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania