Gazeta Dita

kaloi me pistoletë Hjustonin dhe Lutonin, kërkohet ndihma e FBi dhe NCA

-

Historia e shqiptaro-amerikanit Renato Hajmeli, që mbante edhe pasaportë italiane, e kishte punuar në Postën Amerikane, teksa aktualisht menaxhonte një restorant, ka vënë në pikëpyetje nivelin e sigurisë dhe teknologji­së në doganat aeroportua­le të dy shteteve të fuqishme. I dyshuari mbetet në qeli për armën “Colt” dhe 125 fishekët në valixhe, i shpëtoi edhe dy tranzitave pa u kapur. Prokuroria i nis letër-porosi dy institucio­neve ligjzbatue­se në Uashington dhe Londër, për të zbuluar se si i shpëtoi kontrollev­e të skanerit

Prokuroria dhe Gjykata e tiranës mbajtën në qeli 51-vjeçarin shqiptaroa­merikan Renato Hajmeli, që u arrestua pesë ditë më parë në aeroportin e Rinasit, teksa është kapur me armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë në valixhen e tij. Por çudia ka qenë se i dyshuari ka kaluar atlantikun, duke bërë edhe tranzite në angli, me origjinë nisjeje Shtetet e Bashkuara të amerikës dhe asnjë skaner në doganën kufitare nuk e ka zbuluar, megjithë masat e shtrënguar­a të partnerëve dhe teknologji­në e sofistikua­r. Prokuroria bëri me dije se po vijon hetimet dhe për këtë është kërkuar edhe bashkëpuni­min i autoritete­ve të huaja, për të mësuar se si Hajmeli kaloi armën dhe municionin, pasi ai nuk pranon akuzën e ngritur.

Burime zyrtare sqaruan edhe itinerarin e të dyshuarit, duke shpjeguar se Renato Hajmeli ka udhëtuar nga Hjuston i SHBave, me tranzit në Luton të anglisë dhe destinacio­n final Tiranën.

Pikëpyetja e madhe e autoritete­ve, por që pritet që të sqarohet edhe pas bashkëpuni­mit me FBi-në amerikane dhe NCa angleze, është se si ka mundësi që një armë e tillë nuk është pikasur nga autoritete­t në aeroportin e Hjuston, në Shtetet e Bashkuara të amerikës dhe atë të Lutonit, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky precedent ka ngritur edhe shqetësime reale për funksionim­in e përgjithsh­ëm të aparaturav­e dhe pajisjeve në doganat aeroportua­le të dy shteteve të fuqishme, apo nëse në krim mund të jenë përfshirë punonjësit kufitarë të turnit në këto pika, duke lejuar kalimin e valixhes së shqiptarit.

Hetuesit po analizojnë procedurat e ndjekura dhe se si shqiptaro-amerikani thyeu masat e sigurisë në të dy aeroportet, por u kap në “Nënë tereza” me armën tip “Colt” dhe 125 fishekë.

Konfirmohe­t se po priten përgjigje me pamje filmike, rezultate skanimi dhe të dhëna të tjera, nga partnerët e FBi-së amerikane (Byroja Federale e Hetimit) dhe NCa-së britanike, (agjencia Kundër Krimit të Organizuar), të cilave u është dërguar kërkesë zyrtare me letër-porosi.

Në të shkuarën ka pasur tentativav­a të pakta për të transportu­ar armë zjarri nga Rinasi drejt vendeve të tjera, por ky është një ndër rastet e rralla ku një pasagjer ka udhëtuar me avion me armë me vete.

Në të vërtetë, bagazhet e dorës janë lehtësisht të dallueshme në skaner për t’u kontrollua­r nëse kanë objekte të paligjshme, para së gjithash lëndë shpërthyes­e.

Remato Hajmeli, i lindur në tiranë, po udhëtonte drejt Rinasit me një pasaportë italiane, shoqëruar me një leje të përhershme qëndrimi në SHBa.

Nga të dhënat në rrjetet sociale, mësohet se është një ish-punonjës i Postës Shtetërore Amerikane dhe aktualisht menaxhonte një restorant në teksas. Hajmeli akuzohet për “armëmbajtj­e pa leje” dhe “trafik armësh”.

Pikëpyetja e madhe e autoritete­ve, por që pritet që të sqarohet edhe pas bashkëpuni­mit me FBI-në amerikane dhe NCA angleze, është se si ka mundësi që një armë e tillë nuk është pikasur nga autoritete­t në Aeroportin e Hjuston, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atë të Lutonit, në Mbretërinë e Bashkuar

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania